Author: tirana

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kërkon SPAK-ut dhe prokurorisë që të hetojnë Lulzim Bashën dhe kunatin e tij në lidhje me gjobat që u vendosin bizneseve. Teksa foli nga Kombinati, Veliaj u shpreh se Lulzim Basha, çdo protestë që ka nisur e ka lënë përgjysmë, sapo ka marrë gjobën e radhës. “Pyetja është pse e la protestën ky? Ky tha: Unë do shtrihem aty, do bëhem tapet kur të vijë rruli i bashkisë, fadroma. Pse e la ky? Sa ishte ajo makina që ia kishte dhënë ai kontraktori aty? Pse e la, se ky tha: Ne do…

Read More

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar dokumente të cilat tregojnë se si vetëm pak ditë para ikjes së qeverisë Berisha, Lulzim Basha ka kërkuar i ka kërkuar qeverisë në ikje 34,6 mln euro investim fillestar për kompaninë që do menaxhonte mbetjet dhe me çmim 8 euro më të shtrenjtë se çmimi aktual. “PD humb zgjedhjet 23.6.2013. Në Shtator do betohej qeveria e re. Në 20 Gusht, Basha i kërkon Saliut në ikje 34,6 mln euro investim & 37 euro/ton për plehrat e Sharrës. Sot bëhet me 0 kosto për investim, & 29 euro/ton. Tirana më e pastër me më…

Read More

Identifikohet autori i vrasjes së biznesmenit në Himarë. Ai është Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë. “Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e…

Read More

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Hell’s Kitchen’, Renato Mekolli u acarua me njërën ndër konkurrentet, Ergisën. Në pjatën e saj ndodhej një copë buke e kafshuar, gjë që nuk u prit aspak mirë nga shefi i kuzhinës. “Nuk e kam kafshuar unë”, tha Ergisa, mirëpo Mekolli ia hodhi ushqimin në fytyrë dhe më pas në përparësen e kuzhinës. “Lat nam, lat nam…e kafshon tjetri dhe ma vendos mua…i thërrisni kokës apo nuk i thërrsini”, bërtiti Renato.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon mesazhin e pronarit të një furre buke në Kombinat, i cili rendit taksat që paguan. Mes të tjerash, biznesmeni thekson se është drejt falimentit, pasi muaj për muaj është i detyruar të paguajë një sërë taksash, si dhe 40 mijë lekë TVSH, që sipas tij, shkon shumë rëndë. “Unë quhem Bardhi Leka. Kam hapur një biznes furrë buke që në vitin 2012. Filloi duke rënë puna në 2014-2015, filloi duke ra puna gjithë. Pastaj na futën dhe këtë skemën tjetër që prisni kuponat se nuk ka problem deri në, ta kaloni 20 milion…

Read More

Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni i ndërtimit Niko Goro! Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të shtune. Goro është qëlluar me armë zjarri pranë një supermarketi, në pronësi të motrës së tij! Autori ka zbritur nga një furgon, ku ishin edhe tre persona të tjerë ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit. Biznesmeni është kushëri me kryebashkiakun e…

Read More

Një koncert i mbajtur në Zvicër ku morën pjesë rreth 600 persona, po konsiderohet si vatra më e madhe e coronavirusit në kontinentin e Evropës, shkruan France 24. Sipas raportit të mediave lokale, personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen kulturore në zonën rurale të kantonit zviceran Schwyz në fund të shtatorit, u ishte kërkuar të respektojnë distancën fizike sociale, por nuk janë detyruar të mbajnë maska mbrojtëse, transmeton Telegrafi. “Nëntë ditë pas koncertit e kemi kuptuar se disa persona nga ky grup janë infektuar”, ka deklaruar organizatori i kësaj ngjarje kulturore Beat Hegner. Me më shumë se 1.230 raste…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e mrekullueshme nga Vermoshi. Rama bën me dije se ka përfunduar projekti i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.  Kryeministri Rama ka zbuluar edhe një detaj tjetër interesant, ku shton se punimet në këtë zonë turistike janë bërë nga 4 punëtorë të zonës, dy prej tyre emigrantë të kthyer nga jashtë. Postimi i Ramës MIRËMËNGJES dhe me këto pamje që s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma jonë zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nxitur investime e plane private…

Read More

Sekuestrohen armë dhe municion luftarak, dy në pranga. “Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia godet 2 raste të armëmbajtjes në Mallakastër dhe Divjakë.Sekuestrohen arsenal me armë zjarri, municion luftarak, granatë me ndezës, radio policie, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme. Policia ka vënë në pranga 2 shtetas. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në të gjitha fushat. Si rezultat i kësaj pune, nga ana e…

Read More

Kodi i ri Zgjedhor duket se ka rritur konfuzionin brenda mazhorancës.  Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas draftit të Partisë Socialiste, të cilat do t’i hapin rrugë hapjes së listave për deputetë dhe heqjes së koalicioneve parazgjedhore. Por gazeta ka mësuar se deputetët socialistë janë në ankth dhe konfuzë për të ardhmen e tyre, ndërsa janë tejet të paqartë se çfarë do t’iu ofrojë kodi i ri. Sipas informacioneve, mësohet se prej disa ditësh kanë nisur sherret e përplasjet brenda PS për të siguruar rikandidimin në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit…

Read More

Në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, ka ndodhur mbrëmjen e kaluar një aksident i rëndë trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni. Për pasojë, kanë humbur jetën tre persona, anëtarë të një familjeje, që gjendeshin në mjetin tip Audi. Mësohet se bëhet fjalë për një familje nga fshati Rahovicë e Ferizajt. Viktimat po ktheheshin në Zvicër nga pushimet që i kishin kaluar në Kosovë. Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës. Sipas hetimeve të para policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po…

Read More