Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat deklaroi se arsyeja e rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 është mungesa e testimeve. Lideri i opozitës akuzoi qeverinë se nuk po jep buxhet të mjaftueshëm për sistemin shëndetësor në vend si dhe nuk i ka ofruar asnjë ndihmë të prekurve me COVID-19. “Dy krizat janë kriza shëndetësore dhe ajo ekonomike. Kam marrë me qindra, mijëra sms gjatë këtyre ditëve nga qytetarët, të cilët thonë se “pse lodhesh, ai s’ka bërë gjë për këto 8 vite, s’do bëjë gjë më”. Unë dua t’u them se nuk do të…
Author: tirana
Një email është shpërndarë me shpejtësi në adresat e shumë mësuesve, prindërve dhe studentëve, në të cilin shkruhet se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19. Në emailin i cili është bërë viral në rrjet thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore. Burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë e kanë përgënjeshtruar këtë fakt duke bërë me dije se nuk është marrë asnjë vendim për mbylljen e shkollave dhe se e-mail-i është fals.
Presidenti Ilir Meta e nis ditën e sotme me një mesazh të fortë, teksa shprehet se “Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike”. Kreu i Shtetit thekson me tone të ashpra se me “përshkallëzimin e krizës së rëndë politike e institucionale, veçanërisht pas shkeljes brutale të Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit, dhe në kushtet e pandemisë, situata pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe ekonomike kombëtare, që duhet parandaluar në kohë”. Mesazhi i Metës: Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë, e gjen Shqipërinë në një gjendje tepër të rëndë ekonomike, sipas raporteve…
Nga e Hëna, Belgjjika mbyll të gjitha kafenetë dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe vendosë orë policore. Kryeministri i Belgjikës, Alexander De Croo, ka bërë të ditura këto masa, pas takimit me ekipin për kriza të Qeverisë belge, duke paralajmëruar se sëmundja COVID-19 është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale”. Me më shumë se 10,300 viktima Belgjika është një prej vendeve të prekura nga ky virus në Evropë. Brukselit ka urdhëruar baret dhe kafenetë të mbyllen që javën e kaluar, mirëpo njoftimi i së premtes zgjeron masën në gjithë vendin. Kufizimet e reja përfshijnë edhe orën policore…
Këngëtarja Fjolla Morina ndodhet ‘arrest shtëpie’ në qytetin e Kukësit pasi u kap me një armë zjarri me 23 fishekë luftarakë, si dhe një pistoletë “çakmak” në pikën kufitare të Morinës. Gjatë qëndrimit atje, duket se artistja e njohur ka marrë një surprizë të këndshme, të cilën e ndau edhe me fansat e saj. Përmes rrjetit social Instagram, Fjolla ka ndarë një imazh ku shihet një buçet e madhe me lule, ndërsa anash tyre edhe një unazë. Në një tjetër fotografi, bukuroshja brune shihet duke e mbajtur në dorë unazë, ndërsa bën të ditur se ka pranuar propozimin për martesë.…
Kjo javë shënoi shifra rekord të infektuarish me koronavirus në Britani, duke arritur gati në 23 mijë persona të konfirmuar pozitivë vetëm brenda 24 orëve. Kjo bëri që autoritetet mjekësore britanike të rikthejnë një pjesë të madhe të masave antiCovid, një prej të cilave ishte edhe mbyllja e lokaleve dhe pub-eve pas orës 22:00. Ky vendim nisi të zbatohej mbrëmjen e së premtes, por shumë të rinj e panë veten të grumbulluar në rrugë pas orës 22:00. Kjo bëri që policia të ndërhyjë dhe t’i kërkojnë qytetarëve që të shpërndaheshin, por hasi në rezistencën e tyre në shumë raste, duke…
Zbardhet dëshima e Kliti Lekës, 53-vjeçari që vrau me armë zjarri Niko Goron, biznesmen. “Niko Goros i kam dhënë tokën, nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time”, mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu. Leka është banues në Tiranë, por është nip në Himarë dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga…
Kreu i BD ka komentuar debatin politik të ditëve të fundit për mbetjet dhe ka lënë të nënkuptohet se ky është një skenar që Edi Rama dhe Lulzim Basha po përdorin për të shmangur vëmendjen nga zgjedhjet.Nuk bien dakord pothuajse për asgjë, e sidomos kur bëhet fjalë për shifra të larta në euro apo në lekë. Madje edhe për datën janë gati të mos merren vesh dhe të zihen pafundësisht. Por asnjë fjalë nuk e thonë më për zgjedhjet, megjithëse ato janë në prag. E aq më pak për listat e deputetëve, të cilat u hapën me kushtetutë, por u…
Këngëtarja Tringa Kay ka prekur një temë delikate në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA. E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse ndonjë sponsor e ka ngacmuar seksualisht, Tringa u përgjigj ‘po’, duke treguar historinë e plotë. ‘Ka ndodhur disa vite më parë. Një kompani më kontaktoi që të bëhesha imazh i markës së saj, dhe në këmbim do të paguanin klipin tim. Ata kanë biseduar me menaxherin tim, jo me mua personalisht, sepse numrin e telefonit nuk ia jap askujt. Deri kur, më vjen një mesazh nga drejtori i kësaj kompanie, i cili më ofron që të shkonim së…
Dy ditë më parë, çifti shumë i dashur për publikun, Geti dhe Marina udhëtuan drejt Italisë. Ata qëndruan në një hotel në Milano, një prej adresave më ekskluzive në zemrën e ekonomisë italiane. Në rrjet u përfol se çifti ishin nisur për pushime, mirëpo Marina ka zbuluar arsyen e vërtetë të udhëtimit. Ajo ka takuar stilisten e famshme Elisabetta Franchi dhe është bërë zyrtarisht ambasadore e firmës së saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marina me anë të një postimi në Instagram. “Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë si një…
Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të fokusohet në 10 drejtime kryesore që nga transporti rrugor deri tek mjedisi dhe synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit. I konsideruar si IPA tre plani i ri ekonomi do të shtrihet për zbatim gjatë vitit 2021 -2027. Investimet e parashikuara nga BE kushtojnë rreth 20 miliardë euro, por BE do të akordojë vetëm 9 miliardë euro, ndërsa të tjerat do të sigurohen nga burime të tjera. Por sipas njoftimit zyrtar të BE-së investimet do të jenë të qëndrueshme vetëm nëse partnerët…
Nga Ilir Beqaj Jam njohur nëpërmjet medias on line me vendimin nr. 717, datë 15 tetor 2020 të Autoritetit të Konkurrencës. U bëra kurioz dhe lexova tekstin e vendimit. Sipas këtij vendimi, 24 kompani shqiptare që tregëtojnë me shumicë barna dhe pajisje mjekësore janë gjobitur sepse nuk kanë zbatuar vendimin e Autoritetit të Konkurrencës nr. 685 datë 18.03.2020. Autoriteti i Konkurrencës paska hetuar prej 7 muajsh tregëtimin e atyre që i ka quajtuar “materiale paramjekësore”, më konkretisht (dezinfektant, alkool dhe maska). U habita me termin “materiale paramjekësore”. Në Shqipëri kemi legjislacion për barnat, për pajisjet mjekësore, për lëndët biocide, për…