Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 51-vjeçarit, Niko Goro në Himarë. Mësohet se mëngjesin e sotëm autori Kliti Leka zbriti nga makina tip ‘Volksëagen’ të marrë me qira dhe po ndiqte biznesmenin. Pasi ky i fundit ka dalë nga marketi i motrës së saj, Leka e ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u lënë të vdekur. Në atë moment ka dalë dhe motra jashtë dhe ka parë vëllanë të shtrirë, i cili kishte marrë edhe një plumb në kokë. Menjëherë jashtë ka dalë edhe pastruesja, e cila i është drejtuar autorit e alarmuar, duke i thënë “Çfarë…
Author: tirana
Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg infektohet me COVID-19. Lajmin e ka dhënë vetë ministria e jashtme ku raporton se Schallenberg ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit. “Deri tani ministri nuk ka asnjë simptomë të COVID-19”- ka thënë zëdhënësja e ministrisë së jashtme austriake. Sipas të njëjtave burime është e mundur që Alexander Schallenberg është infektuar me COVID-19 gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme në Luksemburg gjatë gjatë një takimin me Homologët e tij të Bashkimit Evropian”, tha zëdhënësja e Ministrisë. “Si masë paraprake të gjithë anëtarët e qeverisë do të testohen’-thuhej në njoftim.
Një ditë më parë, mediat britanike raportuan se xhirimet e klipit më të ri të shqiptares Dua Lipa u ndërprenë, për shkak se nuk janë respektuar rregullat për kufizimin e Covid-19. Ekipi i xhirimit ndodhej mbrëmjen e së mërkurës në sheshin e Londrës Lindore për të xhiruar klipin e ri të këngëtares shqiptare. Por pas këtyre lajmeve, 25-vjeçarja ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke hedhur poshtë se xhirimet janë ndërprerë pikërisht për këtë shkak. Dua konfirmoi se avokatët e saj kanë kontaktuar gazetën The Sun, e cila publikoi artikullin se artistja shqiptare theu rregulloren. “Një gazetë tabloide…
Një ngjarje tronditëse është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në Vjenë, ku një telefonatë në 05:20 mbërriti në polici dhe deklaroi se ka vrarë tre vajzat e saj. Policia austriake po heton vdekjen e tri vajzave të vogla, mes tyre edhe një foshnjë vetëm disa muajshe, të cilat u gjetën pajetë në një shtëpi në Vjenë. “Një grua 31-vjeçare telefonoi policinë në 5.20 të mëngjesit të Shtunën duke thënë se ajo kishte vrarë fëmijët e saj dhe donte të vriste veten”, tha policia e Vjenës. Oficerët shkuan në një apartament në rrethin e Donaustadt ku arrestuan gruan e cila…
Sot është një ditë miqësoresh, ndërsa në Pogradec luhet një sfidë mes dy ekipeve që pretendojnë në Grupet A dhe B të Kategorisë së Parë. Skuadrat do të luajnë në orën 15:00, në “Gjorgji Kyçyku”. Shtyrja kaq e gjatë e nisjes së garës edhe në Kategorinë e Parë ka detyruar skuadrat që të luajnë ndeshje miqësore mes tyre edhe për të konsoliduar grupet pas merkatos së verës dhe ndryshimeve që kanë pësuar skuadrat.
Xhakomo Vrioni erdhi te Juventusi për të qenë pjesë e Juventus U23, megjithatë sulmuesi shqiptar pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar me ekipin e parë. Talenti shqiptar është pjesë e përhershme e seancave stërvitore të trajnerit Andre Pirlo, e mesa duket e ka bindur teknikun që në këtë fillim sezoni e ka pasur në listën e grumbullimeve, edhe pse ende nuk i ka dhënë disa minuta në ndeshje. Kështu, 22-vjeçari edhe sot ka udhëtuar me Juventusin për t’u përballur me Krotonen dhe ndoshta në varësi të rezultatit, edhe mund të aktivizohet duke qenë se bardhezinjtë kanë probleme…
Endri Xhafo, gazetari i ABC news sapo ka lajmëruar në rrjetet sociale se ka rezultuar pozitiv me covid-19. Gazetari thotë se është përpjekur shumë për t’u ruajtur nga virusi, por që siç duket, nuk ka arritur të mbrohet dot. Kështu që gazetari do të duhet të karantinohet për dy javët në vazhdim për të parë edhe sesi do të jetë gjendja e tij. “Pozitiv me Covid-19 . Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar!” shkruan Xhafo për të lajmëruar miqtë, të afërmit, por edhe opinionin publik.
Masat kundër koronavirusit kanë hyrë në fuqi më 17 tetor në Paris dhe në 8 qytete të tjera të mëdha të Francës. Ky vendim i autoriteteve franceze vjen pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Nga ora 21:00 deri në orën 6:00 do të jetë ora policore, e cila pritet t’i afektojë 20 milionë njerëz. Kjo masë vjen pasi një ditë më parë autoritetet regjistruan, më shumë se 25,000 raste me COVID-19 në mbarë Francën. Përderisa ora policore ka marrë mbështetjen e publikut, zyrtarët në disa qytete franceze druajnë se masat kundër koronavirusit,…
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e policisë. Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të dënuar me 8 vjet, 3 muaj dhe 20 ditë burgim për veprën penale “Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostuticioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”. Njoftimi i policisë: Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i…
Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar para pak çastesh se ka ndërruar jetë edhe personi i katërt i familjes Krasniqi nga Ferizaj, të cilët mbrëmë u përfshinë në një aksident në Gjermani teksa po udhëtonin drejt Zvicrës. Të premten, policia gjermane ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur dje kishin mbetur të vdekur tre persona, dy me shtetësi kosovare dhe një me zvicerane, por të tretë me mbiemër të njejtë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg. Në këto…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video meme të kryedemokratit Lulzim Basha, ku e nxjerr përsëri “zbuluar” lidhur me taksën e biznesit. Basha në emisionin “Zonë e Lirë” u shpreh se Rama nuk e ka hequr taksën dhe se po të pyesësh pronarët e bizneseve ata do ta konfirmojnë një gjë të tillë. Mirëpo në videon e publikuar nga një takim i Bashës me bizneset, një qytetar i thotë se shteti e ka hequr fare taksën. “Edi Rama e ka hequr fare. Jo nuk e ka hequr fare se unë jam në kontakt të përditshëm me bizneset dhe shpeshherë në…
Jose Mourinho është i bindur se Gareth Bale mund të japë shumë më shumë në fushë se disa sezone në Real Madridi. Disa vite ai ka qenë fantastik edhe në Madrid, por Bale gjithmonë është penguar të bëjë paraqitje të mira në fushë për shkak të veprimeve jashtë saj. Sido që të jetë, te Tottenham, Jose Mourinho nuk ka asnjë dyshim se Bale do shpërthejë sërish. “Kur të arrijë vazhdimësinë dhe kur të arrijë intensitetin dhe dinamikën, mendoj se ai do të jetë lojtari që njerëzit e kanë parë, vendimtar sikur kur shkoi te Real Madridi”, u shpreh Mourinho.