Lombardia, rajoni italian më i prekur nga vala e dytë e COVID-19, mbyll që nga sot të gjitha baret dhe restorantet duke nisur nga mesnata dhe pezullon të gjitha aktivitetet sportive amatore. Përveç kësaj, duke nisur nga ora 18:00, baret do të mund t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur në një tryezë, sipas urdhëresës rajonale të miratuar dje, por që hyn sot në fuqi deri më 6 nëntor. Një masë tjetër, shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 18:00, ashtu si edhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në rrugët publike. Sidoqoftë, shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar.…
Author: tirana
Humbja e nuhatjes që mund të shoqërojë koronavirusin është unike dhe e ndryshme nga ajo e përjetuar nga dikush me një ftohje ose grip të keq, thonë studiuesit evropianë që kanë studiuar përvojat e pacientëve. Kur pacientët me Covid-19 kanë humbje të nuhatjes, përgjithësisht ajo ndodh papritur dhe është e rëndë. Zakonisht pacientët me koronavirus nuk kanë hundë të bllokuara apo rrjedhje hundësh, shumica e njerëzve me koronavirus mund të marrin frymë lirshëm. Një tjetër gjë që i veçon pacientët me Covid nga ata me grip është humbja “e vërtetë” e shijes. Shija e pacientëve me Covid nuk është “disi…
DASHI Hëna mund t’ju krijojë disa çështje familjare, por mos u jepni atyre shumë peshë. Ngadalë do të ktheheni për të marrë frymë, mos e lini veten të mbingarkoheni nga lodhja. Mundohuni ta shijoni këtë të Dielë me njerëzit që doni më shumë: kjo ka qenë një javë e ngarkuar dhe ju duhet të rikuperoni trupin tuaj, madje edhe me një dietë të shëndetshme. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox, nuk duhet të shkoni shumë larg me shqetësimet. Ju shpesh jeni nervoz: duhet të mësoni ta mpakni atë anë të karakterit tuaj që ju shtyn të luftoni me të gjithë,…
NATO ka shprehur shqetësimin lidhur me raportet se Turqia, anëtare e saj, ka përdorur sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 për herë të parë gjatë një manovre ushtarake. “Sistemi mund të paraqesë një rrezik për avionët aleatë dhe mund të ndikojë në marrëdhëniet midis aleatëve të NATO-s”, tha një zëdhënëse e saj. “Ky është një vendim i ndërmarrë nga vetë Turqia, por S-400 nuk mund të integrohet në sistemin e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s. Është e rëndësishme që Turqia të vazhdojë të punojë me aleatët për të gjetur zgjidhje alternative”, theksoi ajo. Media turke kishte raportuar më parë…
Fjoralba Ponari, përveçse një vajzë shumë e bukur dhe me një zë kaq të adhurueshëm, na tregoi vite më parë kur konkurroi në “The Voice of Albania” se ishte e lindur për televizion. Brenda pak kohësh asaj ju besuan një sërë programesh në Top Channel, si: “The Voice”, “Procesi sportiv”, “Ora e Tiranës”, “E diell”, duke u kthyer në një prej figrava më të dashura për publikun shqiptar. Si e tillë, fansat kanë dëshirë që ta shohin në një program totalisht të sajin. Në një bashkëbisedim që moderatorja ka realizuar me fansat në Instagram, është pyetur “ Kur do marrësh…
Punonjësit e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. “Prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse dhe në orët e mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin…
Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ ka komentuar masat e deritanishme të marra nga qeveria “Rama” sa i takon situatës për shkak të pandemisë së COVID-19. Teksa iu përgjigj pyetjeve të moderatores Nisida Tufa, Topi pohoi se COVID-19 ka shkaktuar panik tek qytetarët, ndërsa shtoi se në vendin tonë ndodhin gjëra paradoksale. PJESË NGA INTERVISTA Si ju duket situata me COVID-19? Po ndodh ajo që pritej. Gjithçka është parashikuar nga shkencëtarët, nga ata që merren me qarkullimin e epidemisë. Madje, me kohë janë shprehur që me ardhjen e stinës së ngrihet, virulenca e këtij…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një takim me të rinjtë e LRI-së në Fieri deklaroi se ky qytet ka burime të pasura njerëzore. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi theksoi se të rinjtë nga Fieri janë ndër studentët më të mirë. Mes të tjerash ajo tha se LSI-ja është partia që i ka hapur dyert të rinjve. Kryemadhi tha se problematike ngelet shpopullimi i vendit nga rinia. “Në një moment çuditesh se sa besojnë të rinjtë dhe ndonjëherë mendoj se sa shumë të keq jemi treguar ne si politikanë. Se them dot për LSI, se ia hapi dyert të rinjve.…
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur dje në zyrën e saj një të ftuar me aftësi të rralla për sa i përket moshës së tij. Bëhet fjalë për Eljon, djali 3-vjeçar që di shumë mirë të lexojë dhe të numërojë. “Dje në zyrën time prita një të ftuar super të veçantë bashkë me prindërit e tij, Eljo 3-vjeçar nga Elbasani, që gëzon dhunti e aftësi të rralla. Ai lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira” – shkruan Ministrja Kushi në rrjetin e saj social Facebook. Përmes një mesazhi, Kushti i ka ofruar prindërve…
Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi ushtroi dhunë ndaj një efektivi të policisë në ambientet e komisariatit. I riu Xh.Xh., ndodhej aty pasi më herët kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Policia e Vlorës ka arrestuar dhe 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Vlorë Vijon puna e Policisë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas dhe ka proçeduar në gjëndje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Sepecialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë ,…
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar analistin Armand Shkullakun se ka gënjyer me vetëdije të plotë në emisionin “Opinion” duke thënë se ai e dinte shumë mirë që incerenatori i Elbasanit prodhonte energji pasi vite më parë, Shkullaku vetë ka bërë vetë një dokumentar për prodhimin e energjisë nga plehrat e Elbasanit. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar analistin Armand Shkullakun se ka gënjyer me vetëdije të plotë në emisionin “Opinion” duke thënë se ai e dinte shumë mirë që incerenatori i Elbasanit prodhonte energji pasi vite më parë, Shkullaku vetë ka bërë vetë një dokumentar për prodhimin e energjisë nga plehrat…
Fifi ka rrëmbyer tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas rënies drastike në peshë dhe postimet e saj në rrjete sociale marrin shumë komente. Pas humbjes së disa kilogramëve, këngëtarja ka ndryshuar edhe stilin e veshjes, duke bërë që në llogarinë e saj në Instagram të mos mungojnë pozatseksi. Këtë e kanë vënë re edhe fansat, por jo të gjithë kanë thënë gjëra pozitive në postimet e fundit të saj. “Fifi paska vdekur për njëçik vëmendje. Dilje dhe na bëje moral pale. Ndërkohë, një tjetër i shkruante: “Mezi paske pritur të dobësohesh për të bërë foto të tilla”. Fifi është përballur…