Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në vendin tonë gjatë paradites, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë duke sjellë dhe shira të izoluar. Por pas mesditës kthjellimet do të përfshijnë gjithë vendin. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.
Author: tirana
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një video-montazh me sekuenca nga përballja e kryeministrit Edi Rama me gazetarët në “Opinion”. Përpost pandemisë, tema kyçe ishte ajo e inceneratorëve, që ka prodhuar së fundmi debat të gjerë në sferën politike në vend. Duke komentuar sjelljen dhe deklaratat e Ramës në studio, Bardhi thotë se pas çdo shantazhi të Ramës fshihet frika që ai ka nga përballja me drejtësinë. Ndaj ai e sfidon kryeministrin me një pyetje: Kush janë pronarët e inceneratorëve? Reagimi i Bardhit Pas cdo klithme, pas cdo shantazhi fshihet vetem frika per perballjen me drejtesine!…
Një jaht është gjetur i braktisur në afërsi të Shëngjinit. “Panorama” shkruan se jahti ishte me flamur slloven dhe po punohet nga rojet kufitare të Shëngjinit për ta ankoruar në port. Nuk dihet ende dinamika e ngjarjes, por autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl duket se po jetojnë ditët e tyre më të bukura pas pritjes së ëmbël të fëmijës së tyre të parë. Ka qenë Dreshaj ajo e cila ka ndarë pak më parë një video ku shfaqet me duart e saj dhe të Jakub tek barku i rrumbullakosur, shoqëruar me mbishkrimin: “Ditët më të ëmbla”. Me siguri çifti nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pasi shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Kujtojmë se Afërdita dhe Jakub e dhanë lajmin me anë të një video në llogarinë në ‘Instagram’, ku dhe…
Tre mësues të gjimnazit “Haxhi Qehaj” në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Mësohet se mësuesit e infektuar janë futur ne karantinë, ndërkohë që përgjigjen e tamponëve po e presin kolegët e tyre. 18 mësues të tjerë e punonjës që kanë pasur kontakt me të infektuarit, u janë nënshtruar testit për Covid-19 dhe presin të marrin vesh nëse janë të infektuar apo jo. Ndërkohë, mësimi në këtë shkollë vazhdon. Elbasani ka 265 raste aktive me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë në të gjithë vendin janë 6,325 të tillë. Gjatë 24 orëve të fundit është rënduar sërish bilanci. Pesë…
Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi, i është përgjigjur analistit Mustafa Nano, i cili deklaroi se presidenti Ilir Meta reagon në këtë mënyrë, pasi do të donte të ishte si palë në zgjedhje ose do të donte të ishte me opozitën në këto zgjedhje. Blushi thekson se presidenti Meta nuk do këtë gjë, pasi aii e shpartallon Ramën nëse do të dilte në zgjedhje, por kreu i shtetit dëshiron të respektohet Marrëveshja e 5 qershorit dhe që Shqipëria të mos mbetet peng i një njeriu të papërgjegjshëm. Postimi i zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi: Disa pyetje për analistin Nano: A kemi…
Për këtë çështje, janë në hetim nga prokuroria e Tiranës dhe disa zyrtarë të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, në qëndër dhe Inspektoriatit Kombëtar të Kontrollit të Teritorit. Hetimet vijojnë dhe se prokuroria ka siguruar prova të pakundërshtueshme se Helidon Gjikoka, i ka marë pronën nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, pronarit të ligjshëm Ilir Koka. Nga hetimet e kryera rezulton se Helidon Gjikoka është strumullari i mega skandalit, ku rezulton se disa vite më parë shtetasi Helidon Gjikoka, mer me qira një pronë dhe disa objekte në Dhërmi nga shtetasi Ilir Koka. Synimi i Helidon Gjikoka nuk ishte biznesi por përvetësimi i…
Një atentat ka mbetur në tentativë mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet ku dy persona të maskuar dhe me pistoletë në dorë kanë ndjekur biznesmenin Andon Dhima kur ky i fundit po shkonte në apartamentin e tij. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar videon kur dy atentatorët kanë ndjekur biznesmenin i cili është futur në pallatin ku jeton, që është edhe në pronësi të tij. Ai futet në hyrje të pallatit pak sekonda pas vajzës së tij, e cila merr ashensorin bashkë me një shoqe. Sekondat e fundit të pritjes së ashensorit i kanë shpëtuar jetën biznesmenit i cili arrin të…
Aktorja italiane, Adua Del Vasco, ish-e dashura e Gabriel Garkos, së fundmi ka bërë një rrëfim tepër tronditës në “Grande Fratelo Vip”, ku tregoi se në moshën 12-vjeçare ishte përdhunuar nga një person që njihte. Ajo ka thënë se këtë histori tronditëse e ka mbajtur brenda vetes për 8 vite me rradhë. Gjithashtu aktorja, pranon se ka bërë një faj të madh që nuk e ka denoncuar abuzuesin, pasi mund të ketë lënduar edhe shumë vajza të tjera. “Unë isha 12 vjeç, nuk duhet të kisha vuajtur atë që kalova dhe sytë e mi nuk duhet të kishin parë atë…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë një video, ku profesoresha Najada Çobo shpjegon se përse mbajtja e maskës në ambientet e jashtme është i nevojshëm. Çomo shprehet se është më mirë që qytetarët të mbajnë një maskë jashtë, sesa të mbajnë maskë oksigjeni për javë e muaj me radhë.
Xhevi Dervishi, sekseri që siguronte lekët e studentëve për pedagogun Alket Dino përfiton nga gjendja e tij shëndetësore për të marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Studio ligjore që përfaqësonte Xhevi Dervishin ka paraqitur faktet dhe arsye përse ai duhet të qëndrojë me arrest shtëpie deri ne përfundim te hetimeve, ndërkohë që gjendja shëndetësore e tij dhe faktet që janë çuar në gjykatë, kanë bërë që Xhevi Dervishi të marrë masën e sigurisë arrest shtëpie. Përsa i përket pedagogut Alket Dino, ai vazhdon të jetë arrest me burg. Ngjarja ka ndodhur në 23 shtator ku policia pas një hetimi 1…
Shpesh ne zhgënjehemi nga ata që kemi besuar më shumë. Megjithëse, mund të jeni tradhëtuar shumë herë, jo të gjithë mund të mashtrojnë ose manipulojnë. Një mënyrë e thjeshtë për të identifikuar njerëzit që meritojnë besimin tuaj është përmes horoskopit. Këto janë shenjat të cilat njihen si më të besueshmet e zodiakut. Demi Personat që i përkasin kësaj shenje i vlerësojnë shumë marrëdhëniet dhe e dinë që respekti dhe besimi janë thelbësor nëse duan të mbajnë një miqësi të mirë. Për këtë arsye, ata ndonjëherë vlerësojnë heshtjen më tepër se sa fjalët. Akrepi Personat e kësaj shenje priren të jenë…