Presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish mbi zhvillimet politike në vend përmes një statusi në facebook. Në këtë reagim të radhës, Meta ka zgjedhur të flasë me vargjet e poetit tonë kombëtar, Migjeni për të cilat thotë se janë një urgan i përhershëm frymëzimi dhe kushtrimi, që burojnë nga dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk e durojnë dot shtypjen. “Ato simbolizojnë grushtin e fuqishëm të revoltës mbarëpopullore në çdo kohë, kundër së keqes, mjerimit, padrejtësisë, shfrytëzimit, dhunës, korrupsionit, arrogancës dhe mashtrimit politik. Sot, në 109-vjetorin e lindjes së Migjenit, vargjet e tij vijnë më aktuale se…
Author: tirana
Përfitime të shumta vijnë nga kombinimi i vajit ekstra të virgjër të ullirit, mjaltit dhe limonit. Këto produkte të konsumuara gjërësisht në traditën shqiptare janë mjaft të dobishme në përkujdesjen natyrale ndaj shëndetit. Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban sasi domethënëse të yndyrnave të quajtura ‘të mira’ dhe acidit oleik, duke ndihmuar në pakësimin e shfaqjes së sëmundjeve k oronare. Ai përmban antioksidantë dhe ushqyes që luftojnë i nfla macionin dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe largimin e radikaleve të lira. Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep…
Në konferencën e nivelit të lartë AntiKorrupsion, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar të gjithë punën e bërë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Kryediplomatja e SHBA në Tiranë, i ka thënë Gjonajt se ajo ka nodoshta punën më të vështirë në Shqipëri, duke shtuar se ka treguar vullnet për ta përmbushur sa më dinjitetshëm atë. Në një moment, ajo ka ndërprë fjalën duke kërkuar nga të gjithë të pranishmit një duartrokitje të madhe për Gjonajn si shenjë mirënjohje për të gjithë përkushtimin e saj ndaj detyrës së ministres së Drejtësisë. “Korrupsioni është një problem i madh, një mal problemesh…
Gjykata ka dënuar me 35 vite burg Hysnie Hoxhallari, e cila akuzohet për vrasjen dhe më pas djegien e burrit dhe vjehrrës së saj. Ndërkohë gjykata ka dënuar me burg përjetë të dashurin e saj, Kasem Pirjasin. Pikërisht kjo lidhje jashtëmartesore dyshohet se ka çuar në krimin e dyfishtë të ndërmarrë nga nusja e shtëpisë 32-vjecare në bashkëpunim me të dashurin e saj 26-vjecar nga Fieri. Ngjarja ndodhi më 22 janar të vitit 2018 në lagjen “24 Maji” në Vlorë teksa 73-vjeçarja Salke Hoxhallari dhe djali i saj 43 vjeçar, Olsi Hoxhallari u gjetën me shenja dhe të djegur në…
Kryeministri Edi Rama në një takim për çështjen e korrupsioni u ndal tek vendimi i qeverisë se duke nisur nga e enjtja maskat do të bëhen të detyrueshme për çdo ambient. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se shpreson që kjo masë të gjejë zbatim për të shmangur në mbyllje të dytë. “Dua t’ju falënderoj që jeni ndihmë në vendosjen e maskave të cilat nga e enjtja do jenë të detyrueshme. Shpresoj që kjo masë të zbatohet nga qytetarët, që çdo individë të bënte detyrën e vet të vogël përballë asaj që do të ndodhte në një mbyllje…
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në vendin tonë teksa ka qenë duke folur në konferencën e nivelit të lartë antikorrupsion, ku janë pjesë krerët më të lartë të shtetit, ka vlerësuar për punën e saj ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj. Duke e cilësuar një mal të lartë korrupsionin, Kim tha se puna e Etilda Gjonajt dhe stafit të saj ka qenë për t’u duartrokitur. Kim u shpreh se SHBA-të janë të hapur për të mbështetur Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit, ndërsa kërkoi që të nisë sa më parë puna e organeve të drejtësisë së re. ”Korrupsioni është një…
Mediat greke raportojnë se një gomone me drogë është kapur në vendin e quajtur Marmario Mani. Sipas raportimeve, gomonia është pikasur në një zonë shkëmbore të Peloponezit të hënën. Droga llogaritet në rreth 1.2 ton e llojit marijuanë. Është arrestuar deri tani drejtuesi i gomones, shtetas shqiptar. Mediat greke shkruajnë se gomonia është nisur nga Shqipëria.
Shtyhe sërish një ndër proceset gjyqësore më të rëndësishme në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Bëhet fjalë për gjashtë të pandehurit e grabitjes së Rinasit të datës 9 shkurt 2017, ndërsa shkak i përhershëm i këtyre shtyrjeve janë mungesa e avokatëve mbrojtës të Dash dhe Ernest Kupës. Avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata refuzojnë të marrin përsipër mbrojtjen e këtyre të pandehurve. Për çdo seancë gjykata ka vijuar me aplikimin e gjobave për avokatët kryesisht, të cilët refuzojnë mbrojtjen e tyre. Dy avokatët e caktuar së fundmi, në seancën e ditës së sotme janë gjobitur me 50 mijë lekë të…
“Ulua rrogën atyre derrave, deputetëve, me 3 mln leke. Përse i duan mor burrë?! Kënaqen ata kur qajmë ne. Turpi i mbuloftë!”. Ky ka qenë fjalimi me tone të ashpra i një prej naftëtarëve që protestojnë sot para rafinerisë së Ballshit, ku bashkë me kolegët e tij kërkojnë pagat dhe të rinisë puna. Teksa nuk i kurseu akuzat në drejtim të qeverisë, protestuesi i bëri thirrje përveç kryeministrit që të zgjidhë këtë çështje, edhe ambasadës amerikane. Mes të tjerash ai pohoi se nëse naftëtarëve do iu duhet të vendosin se në kë anë do të qëndrojnë nëse nis një konflikt…
Reshjet e denduara të shiut kanë bërë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati. Mësohet se disa parcela janë përmbyllur, ndërkohë që rrezikohet që të ketë përmbytje në fshatrat Murqinë, Mallkuç, Bilaj dhe Mazhe. Po kështu, niveli po rritet edhe niveli ujit në fshatin Murqinë, ku aktualisht janë mbytur disa hektarë me tokë bujësore. Moti i keq ka pushtuar vendin. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë zgjuar sot nën ujë. Shumë rrugë të qyteteve janë të mbuluara nga uji, ndërkohë është krijuar edhe shumë trafik. Ndërsa, në qarkun e Korçës për shkak të motit të keq ka ndërprerje të…
Duke nisur nga 14 tetor, Republika Çeke shtrëngon masat kufizuese kundër koronavirusit. Ky vend, në javët e fundit, ka regjistruar rritjen më të shpejtë të rasteve në Evropë, për kokë banori. Mbrëmjen e së hënës, Qeveria çeke njoftoi se, nga 14 tetori, të gjitha restorantet, baret dhe klubet do të mbyllen deri më 3 nëntor. Të gjitha shkollat, përveç kopshteve, do të mbyllen deri më 2 nëntor dhe do të kalojnë në mësime online. Tubimet e njerëzve në publik do të kufizohen në gjashtë vetë. Qeveria çeke ka ndërmarrë disa masa kufizuese edhe javën e kaluar, përfshirë mbylljen e palestrave,…
Përgjegjsja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Prof. Silva Bino, e ka cilësuar vendimin për maskat me detyrim si një masë në kohën e duhur për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19. Bino shkruan se mbajtja e maskës mbrojtëse duhet të shoqërohet me distancimin fizik. “Mendoj që vendimi vjen në kohën e duhur pasi sot kemi shumë më tepër fakte dhe të dhena nga bota, por edhe nga eksperienca tonë që tregojnë për rëndesinë e përdorimit të maskës në mjedise mbyllura dhe të hapura në drejtim të parandalimit të përhapjes së COVID-19. Mbajtja e…