“Prandaj kemi një objektiv për të arritur. Ndoshta më i rëndësishmi i historisë. Sepse do të jetë ai i fitores. Dhe mënyrën si fitohet e dimë: duhet të respektojmë 100 përqind rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Duhet ta bëjmë absolutisht. Përndryshe, ju djem dhe vajza që grumbulloheni, as nuk e keni idenë për atë që mund të ndodhë. Por unë kam besim tek ju!” Adriano Celentano ka botuar sot në faqet e tij në Instagram dhe Facebook «L’inessistante», një video e cila u drejtohet atyre të rinjve që nuk respektojnë rregullat e distancimit social, dhe ku, falenderon edhe një…
Author: tirana
Moderatorja Bora Zemani i është bashkuar këtë vit ‘Top Channel’, ku prezanton emisionin ‘Për’puthen’. Bora duket se u përshtat shpejt me televizionin e ri dhe mesa kemi parë në rrjetet sociale po e shijon në maksimum eksperiencën në “Për’puthen”. Por, në çdo fushë ka edhe kritika dhe as moderatorja bukuroshe nuk u ka shpëtuar atyre, pasi shpesh është kritikuar për mosmenaxhim të situatave të ndryshme që lindin në emision. Së fundmi, një fans ia ka shprehur pakënaqësinë e tij në llogarinë e saj në Instagram, ku Bora ka postuar dy foto shkëputur nga emisioni. “Më vjen keq, por s’di ta…
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur tenderin për ndërhyrjen e integruar në përmirësimin e aksesit dhe atraksionit turistik në zonën e Alpeve Shqiptare. Tenderi ka fond limit 350 milion lekë dhe afati për dorëzimin e ofertave është 12 nëntor 2020. Projekti prek më së shumti Thethin dhe Bogën por ndikon edhe në fshatrat e tjerë për faktin se parashikohet ndërtimi i urave dhe sinjalistika lidhëse. Sheshi i Kronit të Bogës Zona në studim e cila konsiston në rehabilitimin e Sheshit të Kronit të Fshatit Bogë i përket bashkisë se Malësisë së Madhe, pjesë e zonës së Alpeve të Shqipërisë dhe…
Ndalimi i festave private brenda dhe jashtë shtëpive, është një rekomandim i fortë për të shmangur përhapjen e COVID-19. Kjo është risia kryesore e dekretit të kryeministrit Giuseppe Conte dhe ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, që do të jetë në fuqi për 30 ditët e ardhshme. MASKAT – Rekomandohet me forcë përdorimi i maskave edhe brenda shtëpive private, në prani të personave që nuk jetojnë në atë familje. Në nenin 1 të dekretit të kryeministrit Conte thuhet se “është e detyrueshme në të gjithë vendin përdorimi i maskave në çdo ambient të mbyllur, përveç shtëpive private, dhe në të gjitha…
Presidenti Ilir Meta ka bërë një paralajmërim të fortë duke i dhënë një mesazh ambasadorëve të huaj në vendin tonë se nëse në zgjedhje preket një votë, kreu i shtetit nuk do pranojë asnjë ndërmjetësim të huaj. “Unë nuk do pranoj më asnjë ndërmjetësim të huaj ta dëgjojë ai e kushdo në rast se do preket një votë në Republikën e Shqipërisë, kaq i thoni atij. Shpresoj të reflektohet. Unë nuk kam më çfarë të ul, i kam thirrur palët në zgjedhjet vendore për të shmangur kaosin. Shqipëria nuk i dhimbset dhe nuk mund t’i dhimbset askujt më shumë se…
Pamjet tregojnë se gratë kanë injoruar distancën shoqërore dhe janë përleshur, duke përfunduar edhe të shtrira në tokë, raporton “TheSun”. Në fillim të videos, që besohet të jetë filmuar në një spital në Londër gjatë fundjavës, vajzat shihen duke debatuar me njëra-tjetrën.
Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur fazën e parë të testimit të kandidatëve për hetues, ku nga 650 aplikantë janë s’kualifikuar 250.Fituesit do të kalojnë në fazën e dytë, e cila është ajo e Arsyetimit Logjik, ku aplikantët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim. Nga këto 400 hetues që e kanë kaluar fazën e parë, do kualifikohen 60 më të mirët, ata që marrin pikët më të lartë. Këta hetues do të trajnohen nga FBI dhe do të përbëjnë të gjithë grupin e hetuesve në BKH, e cila do të hetojë zyrtarët e lartë të përfshirë në krim dhe korrupsion.
Presidenti Ilir Meta është revoltuar teksa fliste për marrëveshjen e 5-Qershorit. I ftuar në studion e “Çim Peka Live”, Meta përplasi duart dhe i gjuajti tavolinës teksa i kërkoi analistit Mentor Nazarko, që të mos e ndërpriste. “Mbajeni mend këtë që po them: edhe sikur të respektojë këtë marrëveshje, ka edhe kushte të tjera, pasi zgjedhjet e 25 prillit do jenë më të monitoruarat. Me prekjen e 5 qershorit nuk ka çelje negociatash, këtë dëgjojeni nga unë,”- tha ai. Më pas, Meta shtoi se Rama në vitin 2013 votoi tre ligje, i detyruar nga ai. “Çfarë mund të bëjë më shumë…
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli është shprehur se rregulli i ri për mbajtjen e maskës ka përjashtime. Në një intervistë për Oranews, Rakacolli tha se fëmijët janë më pak të rrezikuar nga virusi, duke shtuar se ata që janë nën moshën 12 vjeç, nuk e kanë të detyrueshme që ta mbajnë. Ndërsa moshat e tjera, të gjithë pa përjashtim, që nga e enjtja, duhet të vendosin maskë. “Kur kemi bërë protokollin e maskave kemi konsultuar materialet e fundit të OBSH dhe UNICEF në lidhje me prekjen e fëmijëve nga Koronavirusi. Fëmijët nuk preken nga Koronavirusi aq sa të rriturit. Dhe…
Me vendim qeverie, nga dita e enjte, çdo shtetas në ambientet publike duhet të mbajë maskë ose do të gjobitet. Pas shumë zërave kundër, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur hapur kundër mbajtjes së maskave në ambiente publike. “Personalisht nuk kam për ta mbajtur maskën. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. Maska mbahet aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur…”- tha ndër të tjera Kryemadhi duke i dalë kundër Ramës.
Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanza në Varese, ka zbuluar 2 sera marihuane brenda të cilave kishte gjithsej mbi 1,700 bimë, rreth 40 kg marijuanë e gatshme. Në pranga u vunë dy persona, një me origjinë shqiptare dhe një tjetër me kombësi italiane. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, marijuana u gjet në bodrumin e një vile luksoze në Vanzaghello, përcjell abcnews.al/ Të arrestuarit kishin përgatitur dy sera të kompletuara me gjithçka që duhej për kultivimin e marijuanës, si dhe të gjitha materialet që duheshin tashmë që ajo ishte bërë gati për t’u korrur. Ambientet në fjalë u identifikuan…
Një prift grek, Elefterios Balakos i cili mësohet të ketë shërbyer për shumë kohë në Gjirokastër, me përfundimin e gjyqit për vrasjen e muzikantit antifashist hip-hop Pavlos Fyssas, ku krerët e partisë neonaziste “Agimi i Artë” u shpallën fajtor e kërcënohen me nga 10 vjet burg ka bërë një reagim ku ka prekur edhe çështjen “Katsifas”. Në statusin e tij në facebook, ai tregon për ditën kur Katsifas u ekzekutua nga autoritetet shqiptare, dhe thekson se nuk duhet krahasuar aspak me vrasjen e artistit grek, si dhe shton se Katsifas nuk ishte një hero. “Doja të jepja dëshminë time personale.Ditën…