Demokratët e Tiranës votuan këtë të shtunë për të konfirmuar apo eleminuar kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Procesi i votimit u krye në 16 degë në Bashkinë Tiranë e njëkohësisht në Vorë, Kamëz, Kavajë, Paskuqan. Por kamera e fshehtë e emisionit investigativ “Fiks Fare” provon se në këtë proces ka patur mjaft parregullsi. Është votuar pa kartë anëtarësie të Partisë Demokratike, pa qenë banor i lagjes, madje edhe në zonën e krydemokratit Basha, madje gazetarët e Fiks fare kanë votuar më shumë se një herë në qendra të ndryshme votimi. Të shtunën 140 kandidatë garuan për të qenë…
Author: tirana
Deputetja, Rudina Hajdari ka deklaruar mbëmjen e sotme se ajo do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me partinë politike ‘Nisma’. Hajdari sqaroi se mbetet për t’u diskutua se cilët prej figurave të shoqërisë civile do të përfshihen. “Padyshim që do të marrim pjesë, do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje të re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin ‘Nisma’. Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi javët e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit…
Klubi i Tiranës më në fund po plotësohet me lojtarët që ka kërkuar Emanuel Egbo për të pasur një numër të mjaftueshëm lojtarësh në dispozicion për të përballuar sezonin. Bardheblutë kishin afruar disa lojtarë afirkanë por problemet e udhëtimeve gjatë peroiudhës së pandemisë kishin shtyrë mbërritjen e tyre në vendin tone dhe ata munguan thuajse plotësisht në aventurën europiane të kampionëvetë Shqipërisë. Sot ka mbërritur në Shqipëri dhe është prezantuar si pjesë e klubit edhe ai që te Triana e cilësojnë si e ardhmja e repartit të avancuar, Riçard Danso. Futbollisti 20-vjeçar ganez është zyrtarizuar sot nga bardheblutë si blerja…
Prej 10 ditësh të moshuarit në fshatin Palasë po terrorizohen nga hajdutët. Në shtëpitë e tyre grabitet ditë e natë dhe madje u kërcënohet edhe jeta. Disa muaj më parë ata tregojnë se një prej të moshuarave është dhunuar seksualisht. Hajdutët hyjnë në shtëpi të veshur si punëtore të ujësjellësit. “Ndihemi të frikësuar të jetojmë në shtëpitë tona”-shprehen me lot në sy banoret, të mbledhur bashkë në lokalin e fshatit. Hajdutët vjedhin paratë e pensionit e çfarë të gjejnë si psh: pashaporta/karta Identiteti apo veshje. Fshati Palasë është fshat bregdetar kryesisht me banorë të moshës së tretë. Sezoni veror e…
Vijon përkeqësimi i situatës në Itali si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në 24 orët e fundit u regjistruan 4619 raste të reja me koronavirus, shifër kjo pak më e ulët se një ditë më parë, por kjo si pasojë dhe e numrit më të ulët të testimeve. Një rritje të ndjeshme ka pësuar numri i viktimave ku 39 pacientë nuk mundën ta fitonin betejën me virusin vdekjeprurës, duke e çuar numrin total që nga nisja e pandemisë në 36,205. Të shëruarit janë 891, ndërkohë që rajoni me më shumë raste të reja vijon…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një makinë tip “Golf” ka përplasur një kalimtare. Aksidenti ndodhi pak minuta më parë në unazën e qytetit, ndërsa fatkeqësisht ka humbur jetën një vajzë 20 vjeçare.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti, ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë prej orësh pasditen e sotme kanë rënduar situatën në rrugët e Durrësit. Në shumë akse, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve është thuajse i pamundur, pasi uji ka kaluar edhe nivelin e trotuareve. Në zona të caktuara, si lagjja nr. 18, lagjja nr.1, aksi “Pavarësia”, rruga “Egnatia”, zona e Shkozetit etj, niveli i ujit në rrugë po rrezikon edhe bizneset. Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin, ndërsa ka shkaktuar probleme edhe në Fier, teksa në Vlorë bashkia u ka kërkuar qytetarëve që të bëjnë kujdes.
Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ka sulmuar Kryetarin e PD Lulzim Basha dhe Sekretarin aktual organizativ të kësaj partie, Sahit Dollapi për lidhje të fshehtë me inceneratorët. Fatos Hoxha ngre dyshime nëse kryetari i PD Basha do i shkojë deri në fund çështjes së inceneratorëve, pasi njeriu i tij Sahit Dollapi përmes kompanisë që zotëron ka përfituar shuma të konsiderueshme . Ai shton më tej se emri i kompanisë së Dollapit shfaqet edhe në lejen e ndërtimit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. “A do t’i shkojë deri në fund çështjes së inceneratorëve, siç u shpreh në bashkëbisedim me gazetarët…
Opinionin që Shqipja dha ndaj Teas, në lidhje me ndërhyrjen që kjo e fundit ka bërë, nxiti debatin e Shqipes dhe opinionistit Arjan Konomi. Ai i tha Shqipes se nuk mundet të thotë çdo opinion që ka, pasi kjo gjë lëndon të tjerët. Ndërsa Shqipja u shpreh se nuk dëshironte të lëndonte askënd, por thjesht dha një mendim të sajin. Në këtë moment debati mori një rrjedhë tjetër. Ajrani tha se Shqipja dëshiron një psikiatër, e ai nuk është një i tillë. Ndërsa shtoi se në jetën e përditshme me femra si ajo nuk flet fare. Shqipja tha se është…
“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, kjo ka qenë përgjigja që Piro Dhima i ka dhënë gazetares greke Elena Akrita lidhur me një artikull që kjo e fundit kishte shkruar për Agimin e Artë. Shtangisti ish-kampion bote, ka mbajtur qëndrim të fortë kundër organizatës neo-naziste që arriti të hynte edhe në parlamentin grek. Por në një artikull të ditëve të fundit pasi Agimi i Artë u shpall ogranizatë terroriste, gazetarja e përshkruante Piro Dhimën si “kampioni ynë me origjinë shqiptare”. “Kujtojmë Piro Dhimën në 2014, kur deputeti Nikos Michos ngrihet dhe kërcënon të godasë me shuplakë Petros Tatsopulos,…
Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari tregoi këtë pasdite në emisionin “Ftesë në 5”, traumat që ka kaluar në jetë. Ajo tha se në moshën 15-vjeçare ka nisur terapinë te psikologu, e kjo gjë vazhdoi deri në moshën 22-vjeçare. Ndër të tjera, Zhaklin tregoi se është familjarizuar me ankthin, depresionin dhe shqetësimet psikologjike, që atë nuk e kanë lejuar të ketë një ekuilibër të mirë me veten dhe atë që e rrethon. “Unë kam pasur një jetë të vështirë dhe disa trauma në jetë. Për herë të parë te psikologu kam shkuar në moshën 15-vjeçare dhe kam vazhduar terapi deri në…
Ambasada gjermane në Tiranë ka zbardhur detaje nga biseda e zhvilluar sot mes kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel. Ambasada ka publikuar njoftimin e zëdhënësit të qeverisë gjermane, i cili thekson se Rama dhe Merkel kanë diskutuar për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE. Postimi i plotë i ambasadës gjermane: Zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert njofton:Kancelarja Federale Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilluan sot një bisedë me njëri-tjetrin përmes një videokonference.Ata biseduan për situatën e pandemisë,…