Vitit 2020 po i vjen fundi dhe disa shenja të horoskopit do të përballen me ndryshime të mëdha. Disa prej këtyre ndryshimeve do të jenë pozitive dhe disa do të jenë negative. Shenja e parë që do të përballet me ndryshime do të jetë Demi. Këtë periudhë personat që i përkasin shenjës së Demit do të kalojnë një periudhë stresuese, por në fund ndryshimet do të jenë pozitive. Kurse personat që i përkasin shenjës së Luanit do të kalojnë një periudhë reflektimi dhe do të arrijnë një gjë që e kanë dashur prej kohësh. Çdo ndryshim që do të ndodhë…
Author: tirana
Në një vëshrim të bërë në ILDKP deklaratës së pasurisë së gjyqtares së gjykatës së rrethit Tiranë, Enkela Bajo-Vlora vihet re që ajo zotëron pasuri marramendëse, të cilat nuk dihet se si i ka siguruar. Ja një pjesë nga deklarata e gjatë e pasurisë e gjyqtares Enkela Bajo-Vlora: Në deklaratën e Pasurisë në ILDKP-së nga viti 2000 deri në 2017 dhe e plotësuar pranë këtij institucioni (për veten dhe pjesëtarët e familjes), gjyqtarja e gjykatës së rrethit Tiranë Enkela Ferik Vlora (Bajo), në deklaratën e interesave private periodike-vjetore deklaron se është pronare dhe bashkëpronare në: Është bashkpronare në një apartamente, 1+,…
Një grua shkoi te puna e të fejuarit të saj, e veshur me fustan nusërie, dhe i kërkoi që të martoheshin menjëherë. Video e postuar në TikTok, shfaq nusen teksa futet në dyqan duke mbajtur një buqetë në dorë, shoqëruar nga një prift dhe mikesha e saj e ngushtë. Në pjesën e dytë të videos, gruaja ende e paidentifikuar dëgjohet të thotë: “Ti ma vendose këtë unazë në gishtin tim dy vjet më parë dhe është koha ta bëjmë këtë ose të ndahemi”. Më tej ajo kërcënon të fejuarin se nëse nuk martohen në ato momente, ajo do të ndahet…
Ekzistojnë shumë opsione lidhur me dizajnin e tatuazhit të parë apo të radhës. Nga tatuazhet e vogla deri te ato plot ngjyra në pjesët e trupit më të guximshme. Nëse dëshironi një tatuazh të thjesht “Bustle” ka intervistuar personat që merren me artin e tatuazhit. Alysha Howard nga Ink and Dagger Tattoo thotë se, për të, një tatuazh i thjeshtë nuk ka të bëjë me madhësinë. Një tatuazh i thjesht konsiderohet, diçka që kërkon vetëm një gjilpërë dhe më pak se një orë për ta bërë. “Të thjeshtë për mua janë skicat e punimeve në linjë, shkronja të të njejtit…
Rusia ka reaguar ashpër për mbledhjen e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në datë 2 tetor në Tiranë duke deklaruar se politika e “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për sigurinë në rajon. “Përpjekjet e Prishtinës dhe Tiranës për të promovuar politikën e “Shqipërisë së Madhe” kërcënojnë sigurinë në Ballkan”, tha Ministria e Jashtme ruse. “Ekziston një përshtypje e paqartë, pavarësisht nga natyra e dyshimtë dhe e rrezikshme e ‘qasjes’ së tyre, qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës vazhdojnë të promovojnë politikën e “Shqipërisë së Madhe”, pa marrë parasysh sa përpiqen të zbukurojnë planet e tyre“. Rusia vijon më tej duke theksuar se…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar gafën e kryedemokratit Lulzim Basha i cili ditën e sotme tha se 6 nga 4 biznese nuk nxjerrin fitim dhe po dalin me humbje. Shefi i qeverisë zgjedh një diçiturë miqësore për videon e përcjellë ku ndër të tjera shkruan: “6 në 4 biznese dalin me humbje, 7 në 5 pika dalin me sukses, 6475 kandidatë në 5746 gjithsej dalin fitues në PD Ti je Artist nuk them kot unë”, shkruan Rama.
Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi, ka ndarë së fundmi disa foto nga adoleshenca e saj. Këto foto janë vërtet të rralla, pasi Elita nuk ka publikuar shpesh momente nga koha kur ka qenë më e re. Megjithatë, edhe pse 10 vite më parë, në foto dallohet lehtë bukuria e Elitës dhe fakti se ajo nuk ka bërë asnjë ndërhyrje pasi vazhdon të jetë njësoj edhe sot. Kujtojmë se moderatorja është në pritje të ëmbël për herë dytë. Pas djalit të saj Zëri, Elita do të bëhet nënë e një vajze.
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur pyetjes pse ka bërë koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013. Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka postuar një fjalim të mbajtur në 5 maj 2013 ku ka bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”. Sipas tij, në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend. “Për të gjithë ata që më pyesin pse…
Policia e Shkodrës ka rënë në gjurmët e Danjel Pepajt, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë, të Vilson Çutajt dhe Kement Pepajt. Uniformat blu bëjnë me dije se 25 vjeçari për herë të fundit është parë në një zonë periferike në Malin e Zi. Që prej të dielës, forcat e policisë janë duke negociuar me familjarë e të afërm të tij që të vetëdorëzohet. Pasi vrau dy të rinjtë në një zonë të pyllëzuar në Rrenc, Danjel Pepaj është larguar nëpërmjet maleve në drejtim të Malit të Zi. Pikërisht në këtë zonë, policia gjeti…
Veç Francës edhe qeveritë e disa vendeve të tjera europiane pritet të shpallin ashpërsimin e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Pas rikthimit të maskave në ambientet publike javën e kaluar, Italia pritet të shpallë ndalimin e festave private, aktiviteteve sportive amatore dhe grumbullimeve të tjera shoqërore, teksa shifrat e infektimit po kthehen në nivelet e periudhës mars-maj, kur vendi u shndërrua në vatrën kryesore të botës pas Kinës. Ndalimin e grumbullimeve pritet t’a shpallë edhe Gjermania. Çekia që konsiderohet si vendi me ritmin më të lartë të përhapjes në përpjestim me numrin e popullsisë, pritet të shpallë ndalimin…
Në muajin qershor të këtij viti, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj Besnik Krapi, u bënë prindër për herë të parë. Jonida solli në jetë vogëlushen Emi, me të cilën na prezantoi vetëm muajin e kaluar duke publikuar për herë të parë foto të portretit të së bijës. Së fundmi, ajo na ka sheqerosur të gjithëve me një foto krah Emit, ku nënë e bijë shfaqen të shtrira pranë njëra-tjetrës, ndërsa vogëlushja ka mbështetur dorën mbi shpatullën e Jonidës. “Gjithçkaja ime derin në fund”- shkruan moderatorja krahas pozës kaq të ëmbël që na e ngriti nivelin e sheqerit!
Në disa linja të transportit ndërqytetas është rritur çmimi i biletës nga 30 deri në 150 lekë. Shkak është bërë kriza e krijuar gjatë pandemisë së Covid 19. Një tjetër faktor është dhe konkurrenca e pandershme. Në këtë situatë janë udhëtarët që do të duhet të përballojnë edhe një tjetër kosto shtesë që do të rëndojë në xhepat e tyre.