Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke folur për përdorimin e maskave në publik, tha se maskat ulin shpërndarjen e infeksionit. Brataj u shpreh se baret e restorantet duhet që të zbatojnë protokollet zyrtare. “E kemi thënë se maska është ndër të vetmet masa mbrojtëse që ka efikasitet. Maska ul shpërndarjen e infeksionit. Maska nuk e mbron 100 për qind kuptohet, por është ndër më të mirat. Maska, por edhe distanca sociale dhe higjiena personale. Në restorante dhe bare është vënë kufizimi se tavolinat duhet të jenë gati 2 metra larg.…
Author: tirana
Koronavirusi mbijeton deri në 28 ditë në kartëmonedha dhe telefona celularë (nëse është ftohtë dhe në errësirë) Kjo mbështetet nga kërkimet nga Organizata Kombëtare Shkencore Australiane (Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Komonuelthit – Csiro) Studiuesit testuan jetëgjatësinë e Covid në errësirë në tre temperatura të ndryshme dhe panë që shkalla e mbijetesës së virusit ra me rritjen e temperaturave. Në 20 gradë celsius ishte “jashtëzakonisht e fortë” në sipërfaqe të lëmuara si ekranet e celularëve, duke mbijetuar për 28 ditë, ndërsa në 30 gradë, mbijetesa ra në 7 ditë, në vetëm 24 orë në 40 gradë. Mbijetesa është…
Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha ditët e fundit është shfaqur shumë aktive në rrjetet sociale. Postimi që na tërhoqi vëmendjen është ai ku në një faqe muri shkruhet : Ti je pjesë e ëndrrave të mia. Më kë e ka vallë Lori? Nuk mund të japin asnjë përgjigje pasi kohët e fundit ajo është treguar mjaft e rezervuar sa i takon jetës së saj personale. Por një gjë dimë të themi që bukuroshja këto ditë i ka kaluar shumë këndshëm duke u argëtuar.
Ambientalisti Sazan Guri ka nxjerrë një hipotezë të re në lidhje me mbetjen e maskës. Ai ka renditur të gjitha pasojat që nga frymëmarrja apo infeksioni i gojës, duke lënë për në fund se maska të bën pak budalla. “Mbajtja e maskës sjell sëmundjen e gojës që nga fyti, faringu, laringu, pse nuk sëmuren ata që punojnë në çimento, sepse i mbron goja. Mbajtja e maskës rrit nivelin e dyoksidit të karbonit në organizëm dhe të bën edhe pak budalla”, tha Guri në “Shqipëria Live”. Sazan Guri ka qenë një ndër personat e parë që ka kundërshtuar mbajtjen e maskës…
Agjencia e Shkencës e Australisë ka përcaktuar që COVID-19 mund të mbijetojë shumë më gjatë në sipërfaqe të ndryshme nga sa mendohej. Virusi më së shpeshti transmetohet kur njerëzit kolliten, teshtijnë ose flasin. Por ekspertët thonë se mund të transmetohet edhe nga grimcat në ajër, si dhe përmes sipërfaqeve të tilla si metali dhe plastika. Studimet e mëparshme laboratorike kanë zbuluar se koronavirusi mund të mbijetojë për dy deri në tre ditë në kartëmonedha dhe qelq, dhe deri në gjashtë ditë në plastikë dhe çelik. Por, një studim i fundit nga Agjencia australiane CISRO zbuloi se virusi është “shumë rezistues”…
Kryetari i PD, Lulzim Basha në një konferencë për mediat paralajmëron se situata në vend po përkeqësohet. Basha tha se qeveria nuk ka marrë asnjë masë, madje nuk e dëgjon as planin e PD. Më tej kryedemokrati tregoi më tej planin me 5 pika, ku në të përfshihen 160 mijë lekë në muaj për çdo të papunë, 20 mijë lekë në muaj për çdo rimarrje në punë, 1000 euro shtesë mujore për mjekët. ‘Plani me 5 pika: 160 mijë lek/muaj për çdo të papunë, 20 mijë lek/muaj për çdo rimarrje në punë nga biznesi, ofrimi i mbështetjes për të mbrojtur…
Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme para mediat, nga ku ka paralajmëruar se do të publikojë të tjerë të dhëna tronditëse për ekonominë e vendit. Basha tha se kriza sa vjen e thellohet teksa ka komentuar dhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i përket planit me 5 pika të opozitës për të përballuar situatën nga COVID-19. “Javët kalojnë dhe kriza bëhet më e thellë. Sot të tjera të dhëna tronditëse. Numri i të papunëve po shtohet me qindra në ditë, numri i bizneseve që po largojnë punëtorë dhe që po mbyllen po…
Gjykata e Tiranës ka lënë në “arrest me burg” shtetasin iranian Bijon Poolandrag. Ai u arrestua dy ditë më parë në kryeqytet. Iranian i u denoncua nga ana e një vajze. Poolandrag akuzohet për “përgjim i paligjshem i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “keqpërdorim i pajisjeve” dhe “ndërhyrje në sistemet kompjuterike”. Mësohet se Bijon Poolandrag prej një viti jeton në Tiranë, ndërsa po hetohet nga Prokuroria edhe për veprimtari të tjera të paligjshme. Iraniani ka thënë në gjyq se ka ikur nga Irani, sepse i rrezikohej jeta. “Kam ikur nga Irani, sepse atje ndihesha i rrezikuar për…
Njerëzit mbi moshën 30 vjeçare duhet të tregohen më të vëmendshëm për zemrën e tyre. Pas kësaj moshe, zemra nis rrugën e pandalshme të plakjes gjë që rrit rrezikun e vuajtjes nga një atak apo ishemi.Rreth 80 përqind e rasteve të këtyre dy problemeve që shfaqen tek njerëzit nën moshën 75 vjeç mund të parandalohen nëse shëndeti i zemrës do të ishte përmirësuar. Sipas këtyre studimeve, 4 nga 5 të rritur rrezikojnë të vdesin parakohe si pasojë e stilit të pashëndetshëm të jetesës. Rrjedhimisht ata duhet të lënë duhanin, të ushqehen shëndetshëm dhe të kryejnë aktivitet fizik. Si të dalloni…
Një ngjarje tragjike raportohet nga qyteti i Beratit. Një 51-vjeçar nga fshati Drobonik është gjetur i vetëvarur me litar në një pemë pas banesës së tij. Viktima i identifikuar si Ylmi Qorraj është gjetur pa shenja jete nga fqinjët e tij. Mësohet se ai vuante nga depresioni prej disa vitesh që pas ndarjes nga bashkëshortja. Ai jetonte i vetëm në banesën e tij që pa divorcit nga bashkëshortja.
Koronavirusi ka prekur edhe këngëtarin e njohur shqiptar, Valton Krasniqin. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale. Krasniqi ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku duket i shtrirë në spital, teksa jep edhe një mesazh të fortë për të gjithë. Ai thotë se nuk e ka besuar kurrë më parë ekzistencën e virusit. “Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkruan Krasniqi.
Kryeministri, Edi Rama ishte sot në Fushë-Krujë ku vizitoi lagjen e re të këtij qytetit, e cila u rindërtua pasi e shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas. “Pavarësisht motit do të punojmë pa pushim. Pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonë me ndalimin komplet nga karantina e përgjithshme. Vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet të bëjmë. Nuk duhet të vonohemi më tutje sa të kemi mundësi” tha Rama. Nga inxhinierii punimeve mori garancinë se brenda një muaji e gjysmë do të nisë puna edhe për ndërtimit e pallateve të reja. Edhe…