Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zbuloni sekretet si të parandaloni plakjen e zemrës dhe të shmangni atakun e isheminë

14:36 / October 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f84417f6ab8b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njerëzit mbi moshën 30 vjeçare duhet të tregohen më të vëmendshëm për zemrën e tyre.

Pas kësaj moshe, zemra nis rrugën e pandalshme të plakjes gjë që rrit rrezikun e vuajtjes nga një atak apo ishemi.Rreth 80 përqind e rasteve të këtyre dy problemeve që shfaqen tek njerëzit nën moshën 75 vjeç mund të parandalohen nëse shëndeti i zemrës do të ishte përmirësuar.

Sipas këtyre studimeve, 4 nga 5 të rritur rrezikojnë të vdesin parakohe si pasojë e stilit të pashëndetshëm të jetesës.

Rrjedhimisht ata duhet të lënë duhanin, të ushqehen shëndetshëm dhe të kryejnë aktivitet fizik.

Si të dalloni Mmoshën e zemrës

Mbipesha, ushqimi i keq, mungesa e aktivitetit fizik dhe tensioni i lartë i gjakut janë faktorë të lartë rreziku që lënë gjurmë në zemër duke e plakur atë.

Mosha e vërtetë e zemrës mund të tregohet edhe nëpërmjet analizave ose duke kryer një test prej 16 pyetjesh që me siguri do t’ju ndihmojë.Ky test organizohet nga Instituti I Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe dhe British Heart Foundation.

Testi shtron 16 pyetje të thjeshta fizike dhe për stilin e jetesës dhe jep me përafërsi moshën e saktë të zemrës.

Ky test mundet edhe të parashikojë nëse jeni të rrezikuar nga një atak në zemër apo ishemi në një moshë të caktuar.

Ai nuk ka si qëllim të diagnostikojë sëmundjet e zemrës.

Ky test ka si objektiv ndërgjegjësimin e njerëzve për shëndetin e zemrës dhe rreziqet që i kanosen asaj.

Kujdesi që duhet të tregoni

Sipas British Heart Foundation, të cilit i referohet AgroWeb.org një vit pas lënies së duhanit, rreziku i një personi për shfaqjen e sëmundjes së zemrës përgjysmohet.

Kryerja e të paktën 150 minutave aktivitet të moderuar fizik mundet gjithashtu të ulë rrezikun e ishemisë apo sëmundjeve të zemrës.

Ngrënia e tre deri në pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është gjithashtu e rekomanduar për shëndetin e zemrës. /AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.