Author: tirana

Tirana është “pritësi” më i madh që nga viti 1920 kur u shpall kryeqytet, i dyndjeve të popullsisë. Dhe kjo reflektohet në të gjitha periudhat, duke iu bashkangjitur dhe udhëheqëve të vendit sipas rastit, që nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, që kanë qënë në kapërcyell të ngjarjeve të mëdha historike, drejtues të vendit. Por votimi për listat e kandidatëve të PD për qarkun e Tiranës kanë nxjerrë në pah një fenomen tjetër. Në 139 kandidatët që u kualifikuan për në fazën tjetër, nga 140 të tillë që u hodhën për votim ditë më parë, vihet re një dominancë…

Read More

Redian Krali, kryebashkiaku socialist i Kavajës që doli nga zgjedhjet e 30-qershorit, nuk është mjaftuar vetëm me Bashkinë që prej vitesh njihet si bastioni historik i bluve. Në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se vula e Partisë Demokratike në Kavajë, ka përfunduar në zyrën e Kralit. Në foto shihet lista me kandidatët e Partisë Demokratike, por që në vend të jenë të konfirmuar nga kreu i degës blu, janë vulosur me emrin e Kralit. “Konfirmoj të gjithë kandidadët, Redian Krali,”- shkruhet mbi fletë, por vula mban logon e PD-së. Nuk dimë të themi nëse kjo fletë…

Read More

Parashikohet që transplantimi i parë i zemrës së derrit në njeri mund të bëhet në fund të vitit 2021. Pengesa më e madhe me të cilën përballen pacientët që kërkojnë transplantim të organeve është mungesa e dhuruesve të organeve, për të cilat pacientët duhet të presin mbi gjashtë muaj ose më shumë për të gjetur një të tillë. Kjo pritje mund të jetë faktori vendimtar në prognozën e tyre. Sidoqoftë, një përmbledhje thotë se zemra e derrit shpejt mund të zgjidhin mungesën drastike të organeve dhuruese dhe të shpëtojnë dhe zgjasin jetë. Një letër përmbledhëse nga studiuesit nga Spitali i…

Read More

Një video tronditëse është bërë virale në rrjete sociale. Në të shihet një vajzë brenda një supermarketi në Krasnodar, Rusi. Ajo përshkon me shpejtësi raftet dhe nis të vjedhë produktet. E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur futet në dyqan me një fustan fare të ngushtë, nën të cilin arrin të fshehë, shishe, sende ushqimore dhe kanaçe. Kjo metodë kamuflimi mesa duket ka rezultuar efikase, pasi sipas mediave as polici i sigurimit, as arkëtarja nuk e kanë vënë re vjedhjen spektakolare të vajzës. Mësohet se policia e ka shpallur në kërkim të renë. Për më shumë ju…

Read More

Një grua me profesion fizioterapiste, me origjinë nga Ukraina 45-vjeç dhe partneri i saj kanë gjetur vdekjen, në zonën e Flambouro. Sipas grekes “prothema“, si autor i dyshuar i vrasjes po kërkohet një burrë me origjinë shqiptare, i cili kishte lidhje me gruan, ndërsa makina e kësaj të fundit është gjetur e djegur në orët e para të mëngjesit. Dyshimet e policisë në lidhje me ngjarjen janë ‘krim pasioni’. Personi që dyshohet si autor, ende nuk është identifikuar nga autoritetet. Pas ngjarjes së rëndë zjarri përfshiu një makinë në Loutraki, pak para orës 1 të mëngjesit të së dielës. U zbulua…

Read More

Qeveria miraton planin me të fundit të Qendrës Historike dhe zonën e mbrojtur të qytetit të Shkodrës. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Ilir Beqaj i cili thekson se qendra historike është pjesa më e vyer e qytetit, si ansambël monumental me vlera historike, urbanistike, arkitektonike dhe ambientale. “Zonimi i ri së bashku me Planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e Qendrës Historike dhe zonës mbrojtëse të saj është një kontribut i ri cilësor për ruajtjen e vlerave historiko- kulturore, mbrojtjen, restaurimin dhe mirëadministrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Shkodrës por, pa dyshim, do jetë edhe një shtysë…

Read More

Skuterët elektrik janë kthyer në prirjen e kohëve të fundit. Mirgen Qiraxhi, tregon se për shkak të trafikut të rënduar, ka gjetur zgjidhje tek ky lloj mjeti, i cili mjafton të ngarkohet për 4 orë me energji elektrike dhe mund të përshkojë deri në 30 kilometra. Kjo situatë ndodh vetëm në Shqipëri, pasi në disa vende të botës, ky lloj mjeti lëvizës, është kthyer në një problem, ku nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë shkaktuar aksidente nga përdoruesit e tyre, madje disa me pasojë vdekjen. “Mund të përjetosh Tiranën pa stres parkimi, pa stres autobuzësh, je gjithmonë me…

Read More

Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi ka bërë me dije se një prej anëtarëve të stafit të tij ka rezultoar pozitiv me koronavirus dhe për këtë arsye, ai është karantinuar. Ndërkohë, testi i parë, Oliver Varheliyn e ka nxjerrë negativ për Covid-19, por pas dy javësh në izolim, ai do të bëjë një tjetër test. “U informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vet-izolohemi në përputhje…

Read More

Akuzat dhe denoncimet nga opozita në drejtim të qeverisë dhe veçanërisht kundër kryeministrit Edi Rama për rindërtimin kanë qenë të shumta. Pasditen e sotme, kreu i qeverisë ka publikuar një video nga procesi i rindërtimit në Shijak, ndërsa jep edhe disa shifra, të cilat i shoqëron me një shprehje popullore me të cilën u përgjigjet rivalëve politikë. “Rindërtimi vazhdon. Shijak, 577 banesa të reja dita ditës po marrin formë për familjet që do të rifuten në shtëpi e që s’kanë krahasim me ato që humbën nëntorin e shkuar. Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara” shkruan…

Read More

Nga Mero Baze Partia Demokratike ka reaguar si një parti normale gjatë një procesi testimi, i cili u pengua të kthehet në votim, për shkak të ndërhyrjeve nga lart. Por vlen dhe si testim. Nuk ka rëndësi nëse shumë nga figurat e njohura të PD nuk u skualifikuan për shkak të manovrave të rritjes fiktive të numurit të votuesve në fund të procesit. Ky test lexohet njësoj, edhe pa pasur viktima. Ajo që bie në sy në këtë test është se figurat kryesore të Partisë Demokratike të promovuara nga Lulzim Basha, janë kontestuar rëndë nga baza e partisë. Vetë anëtarsia…

Read More

Janë mbyllur ndeshjet e orës 18:00 në UEFA Nations League, të vlefshme për raundin e tretë të fazës së grupeve. Në Ligën A, vëmendje më të madhe mori sfida mes Anglisë dhe Belgjikës, që u mbyll me shifrat 2-1. Lukaku shënoi fillimisht me penallti, për të kaluar Belgjikën në avantazh. Rashford, po ashtu me 11-metërsh, barazoi për Anglinë. Në pjesën e dytë, Mount shënoi për anglezët dhe çoi shifrat në 2-1, duke vendosur dhe rezultatin final të sfidës. Me të njëjtin rezultat, fitoi edhe Kroacia kundër Suedisë. Vlasic dhe Kramaric shënuan për nën-kampionët e botës, ndërsa Berg shënoi golin e…

Read More

Çfarë bëni nëse zbuloni se partneri juaj ju ka tradhtuar? Me kë të flisni? Te kush duhet të kërkoni mbështetje, këshilla dhe vlerësim të realitetit? Ku të drejtoheni kur ndiheni të lënduar, të zemëruar dhe të shkatërruar? Kujt mund t’i besoni për ngushëllim urgjent ndërsa keni shqetësimin e privatësisë gjatë kësaj përvoje traumatike?Ndërsa kaloni këtë periudhë shumë të dhimbshme, mund të përjetoni turp, poshtërim, zemërim, dëshpërim, pakënaqësi, përbuzje, faj, zemërim, pasiguri dhe frikë. Por ju nuk duhet që këtë çast ta kaloni vetëm. Izolimi është një rrugë e vetmuar drejt depresionit. Pra, çfarë bëni me të gjitha këto emocione?Dhe meqenëse…

Read More