Menaxheri dhe burri i këngëtares Aida Doçi, Naser Qeli, në orët e vona të së shtunës ka thyer dyert e “Express” dhe është futur brenda redaksisë, raporton gazeta. Ai për shkak të një teksti ku Gazeta Express ka raportuar për ish-gruan e tij, ka kërcënuar gazetarët me vrasje. Naser Qeli pavarësisht insistimit të gazetarëve për t’u qetësuar, ka refuzuar dhe ka kërcënuar në vazhdimësi. Madje ka përmendur edhe armën e zjarrit. Gazeta Express ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.
Author: tirana
Një maqedonas dhe 2 kosovarë u hetuan për një kohë të gjatë si të dyshuar se po përgatisnin komplot dhe atentat ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha, por pas tre viteve vëzhgim dhe veprimesh të tjera hetimore ata rezultuan të pa implikuar ndaj dhe çështja u pushua. Të dyshuarit që kaluan në filtrat e Interpolit, Antiterrorit, dhe ish-Krimeve të Rënda janë Afrim Morina , një ish-polic në Gostivar dhe që përshkruhet si një person që është i gatshëm të bëjë gjithçka për para, Arben Ymeri i njohur me nofkën “Japan” praktikant radikal i fesë, ish-luftëtar në Siri dhe Alfred Gurguroviç, një i dyshuar i përfshirë…
Ka përfunduar me rrjeta të paprekura sfida mes Kazakistan-it dhe Shqipërisë e vlefshme për Ligën e Kombeve, një rezultat zhgënjyes ky për kombëtaren Kuq e Zi. Pas këtij barazimi ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe. Përmes një postimi, Braçe shkruan së për këtë rezultat nuk e ka fajin trajnerin. Postimi:
Një virologe pretendon të ketë provën se koronavirusi u krijua në një laborator në Wuhan dhe se ishte Kina ajo që e prodhoi virusin si një “armë biologjike të pakufizuar”. Li-Meng Yan thotë se ajo ishte një nga të parat që hulumtoi virusin vdekjeprurës kur u shfaq i pari. Ajo iku nga Hong Kongu për të ‘dhënë të vërtetën’ pasi autoritetet e Kinës censuruan punën e saj. Studiuesja më parë deklaroi se ajo mori një paralajmërim nga shefat për të heshtur kur rastet filluan të rriteshin në Kinë. Ajo tani ka botuar një letër të dytë më 8 tetor me…
Reperi i njohur Stresi është një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë, për shkak të raportit me ish-partneren e tij Kejsi. I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Arkimed Lushaj (Stresi) kishte si dënim në një nga sfidat të tregonte bisedën e fundit që ka bërë me Kejsin në ‘WhatsApp’. “E bukura ime” ia kishte vendosur emrin e numrit të partneres, teksa në bisedën e tyre ishin dy video. Një nga Kejsi dhe video tjetër ishte nga Stresi duke i dërguar video të rrugës dhe ne sfond kishte këngën me tekst: “Baby ti e din malli sa m’ka…
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri, ka ironizuar mënyrën e votimit të kandidatëve për deputet në PD. Kulluri thotë se me votimin me kryq te emri, kryedemokrati Lulzim Basha, do t’i sigurojë kryeministrit Edi Rama fitore të sigurtë. Sipas tij në votimet e 25 prillit njerëzit do të vënë kryq te Rama dhe kandidatët e PS, dhe në këtë mënyrë ai do të marrë 95% të votave. “Bravo Luli, bravo! Me këtë votimin me kryq te emri që nuk duan demokratët për kandidat për deputet, do shkojnë njerëzit të vënë kryqe tek Edi Rama dhe kandidatët e PS!…
Një parashutiste amatore dhe instruktori i saj tentuan të hidhen së bashku nga lartësia, por në këtë moment parashuta ngeci te rrotat e aeroplanit e dyshja mbeti pezull për rreth 10 minuta. Ata i ndihmoi për t’u zgjidhur një pjesëtar i ekuipazhit, e më pas dyshja u hodh e qetë nga mijëra metra lartësi. E gjithë kjo do të dukej e pabesueshme nëse ata nuk do të ishin pajisur me kamera në helmetat mbrojtëse, të cilat filmuan të gjithë këtë moment ngjethës. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme…
Janë 20 deputetë që vijojnë të marrin çdo muaj rreth 340 USD për rimbursim të qirasë së banesës në Tiranë, ndonëse jetojnë këtu prej vitesh. Mes tyre nuk janë vetëm deputetët e rinj që vijnë nga qarqet e tjera përveç Tiranës por edhe personazhe që më herët kanë pasur poste te rëndësisshme në qeveri. Një prej personazheve që jetojnë me qera është ish-zv.kryeministrja Senida Mesi, megjithatë nuk mungojnë as socialistë të tjerë. Qiraxhinjtë” e Kuvendit janë: Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Senida Mesi, Ediola Braha, Nimet Musaj, Kostaq Papa, Luan Harusha, Enada Kapllani, Arlind Çacani, Edmond Leka, Xhevi Bushaj, Halil Jakimi,…
Dita Ndërkombëtare e Vajzave ka sjellë reagimin edhe të këngëtares së njohur Rita Ora. Teksa po zhvillohej një aktivitet në kuadër të kësaj dite në Kuvendin e Kosovës, kryetarja Vjosa Osmani, tregoi një video-mesazh që i ka dërguar artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani falënderon Ritën duke theksuar se ajo shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë dhe jo vetëm. “Sot në Kuvendin e Kosovës organizuam Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Rita Ora na ka dërguar një mesazh enkas për vajzat e vogla që ishin aty. Faleminderit Rita që shërben si inspirim për shumë…
Kombëtarja jonë nuk shkoi më shumë se një barazim ditën e sotme ndaj Kazakistanit dhe natyrisht nuk pritej të merrte opinione pozitive nga analistët e futbollit. Shkëlqim Muça në RTSH ka kritikat e tij për kombëtaren dhe për trajnerin Reja në këtë ndeshje. “Natyrisht nuk prisnim shumë në drejtim të lojës dhe harmonizimit. Pamë mangësi në aspektin tekinko-taktik. Isha skepik për pozicionin e lojtarëve. Abrashi dhe Veseli ishin jashtë pozicionit, edhe pse mundohen të japin maksimumin. Lojtari para mbrojtjes nxjerr topin dhe kalon topi në sulm me vertikalizime. Ikën përpara, e lëshon pozicionin. Trashi, sidomos në pjesën e parë ndërmori…
Një tjetër hap në historinë e Formula 1 për Lewis Hamilton që në Nurgburgring ka siguruar suksesin e 91-të në Botëror dhe ka barazuar Maichael Schimacher, në pritje për të barazuar edhe 7 titujt e tij. Në podium me kampionin e Mercedes janë ngjitur Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo. Ferrari ka zënë vendin e shtatë me Leclerc dhe të njëmbëdhjetin me Vettel. Valteri Bottas e ka nisur nga vendi i parë garën, por ka qenë i detyruar të tërhiqet pas çerekut të garës për shkak të problemeve me power unit.
Olson Çutaj, vëllai i Vilson Çutajt që u gjet i vrarë me plumb në ballë, vijon të këmbëngulë se sherri mes tre kushërinjve, dy prej të cilëve janë tashmë të vdekur, u bë për shkak të një vajze dhe jo për shkak të kanabisit. Olson Çutaj ka rrëfyer përpara grupit hetimor takimin e fundit me të vëllanë Vilsonin dhe të ndjerin tjetër, Klement Pepaj. Ai është shprehur se ndodhej nën shoqërinë e vëllain Vilsonit dhe kushëririn e tyre Klement Pepaj, të cilit shkurt i thërisnin “Keli”.Bashkë me ta, sipas Çutajt, ka qënë dhe kushëriri i Klementit, Danjel Pepaj. ”Po diskutonim…