Author: tirana

Gafat e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me shifrat dhe matematikën, duket se nuk kanë të sosur. Së fundmi, gazetari Mero Baze ka kapur “gafil” liderin e opozitës teksa në një dalje për mediat, ai u shpreh se 6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim. Baze poston në rrjetin social Facebook momentin e sikletshëm të Bashës duke e shoqëruar me dixhiturën:

Read More

Disa ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se në Urgjencën e Prishtinës ishte paraqitur e rrahur bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita. Sipas mediave në Kosovë, ish-kryeministri kishte ushtruar dhunë ndaj saj për motive të paqarta. “Bota sot” raportoi se burime nga Urgjenca e spitalit kanë konfirmuar lajmin se ajo që ka mbërritur në spital e dëmtuar fizikisht ka qenë Anita. Po ashtu, burimet bëjnë me dije se në shtëpinë e ish- kryeministrit ka mbërritur një ekip mjekësh, por Ramushi ka pranuar që vetëm dy prej tyre të futen brenda dhe të merren me mjekimin e Anitës. Sipas mediave mjekët…

Read More

Prej ditës së enjte maska do të jetë me detyrim dhe kush nuk do të respektojë do të gjobitet. Masa administrative do të jetë 3 mijë lekë, por vendimi do të merret të mërkurën në mbledhjen e qeverisë. Gjoba do të vendoset në faturën e dritave për shkelësit, ndërsa për bizneset do jetë në mënyrë tradicionale.Ditën e mërkurë do të publikohet akti normativ me detajet e vendimit më të fundit të qeverisë. Më herët, qeveria ka vendosur që gjoba për mos mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura të jetë 2 mijë lekë.Kontrollet do të bëhen nga Policia e Shtetit…

Read More

Gabriel Garko ishte ditën e djeshme i ftuar në ‘Non è la D’Urso’ , si një kthim nderi për Barbara D’Urso dhe miqësinë e tyre. Ylli italian u shpreh se nuk do e shohim më në televizion pas kësaj interviste, teksa sqaroi edhe polemikat e krijuara rreth tij kohët e fundit. Ndër të tjera Gabriel u ndal tek puthja me Barbarën, duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe si një aktor që është vetëm ka aktruar. Gjithashtu, ka hedhur poshtë edhe zërat e njerëzve të cilët e akuzojnë se deklarata e tij se është homoseksual është bërë për…

Read More

Prej 10 ditësh, 22-vjeçarja Dajana Mita nga Lushnja është larguar nga banesa e saj pa lënë asnjë gjurmë. Ishte data 2 tetor kur prindërit e saj bënë kallzimin në polici por ende nuk kanë marrë asnjë informacion se ku mund të ndodhen vajza e tyre. Ata thonë se vajza bënte një jetë të rregullt teksa i tremben trafikimit ose vrasjes. “Them rrëmbyer se kam një dyshim se te telefoni i saj, pashë një targë makine. Menjëherë vajta te komisariati i Lushnjes dhe komisariati i verifikoi e mori atje këtë djalin dhe te ky djali dyshoj se ma ka rrëmbyer vajzën.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka pasur një bisedë të gjatë me homologen e tij gjermane, Angela Merkel. Lajmi konfirmohet nga vetë Rama i cili duke postuar edhe pamje nga takimi online, shkruan: “Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.…

Read More

Bijan Salman Pooladrag, shtetasi iranian i arrestuar dy ditë më parë në Shqipëri është lënë në burg ditën e sotme pasi dyshohet se kishte ardhur në vendin tonë për të përgjuar muxhahedinët që prej vitesh javë vendosur në Manzë për të ikur nga regjimi në shtetin iranian. 45-vjeçari akuzohet se ndërhynte në të dhënat kompjuterike në mënyrë të paligjshme. Nga hetimi ka rezultuar se ai kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë. Por si ra policia në gjurmët e tij? Sipas dosjes hetimore zbulimi…

Read More

Katër javë më parë, këngëtarja Enca Haxhia pësoi një aksident në të cilin theu këmbën, ndaj iu desh t’i nënshtrohej një operacioni të vështirë dhe të qëndronte në regjim shtrati. Siç tregoi edhe më herët, këmba e saj s’mund të lëvizte ndaj i është dashur të bëjë fizioterapi për t’u rikuperuar. Në InstaStory, këngëtarja ka ndarë sot një moment nga trajtimi i saj dhe duket se situata është përmirësuar goxha. Këmba e këngëtares është rikuperuar dhe shumë shpejt ajo do të mund ta marrë veten plotësisht. Por, nëse po mendonit se Enca është “gjunjëzuar” këto ditë të vështira, e keni…

Read More

Kryeministri Rama ka ironizuar presidentin Ilir Meta lidhur me dekoratat që ka dhënë prej ditësh. Por Rama nuk e lë me kaq, pasi sot ka publikuar një meme tallëse në “Instagram”, ku Meta shfaqet duke i vënë medalje vetes. “Komplimenta autorit kushdoqoftë”, kaq shkruan Rama krahas fotos të cilën e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

Read More

Sekretari i Marrëdhënieve me Mediat në PS, Alfred Peza ka komentuar zhvillimin e fushatës së PS si dhe për përplasjet e fundit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Peza deklaroi se Meta është zhveshur nga kostumi i presidentit dhe është bërë pjesë aktive e fushatës së partisë së tij, pasi ajo ka më pak mbështetje. Sipas tij, Meta është në hall pasi LSI del e humbur. “Meta është zhveshur nga kostumi i presidentit. Halli më i madh i Metës është defaktorizimi i partisë së tij. Ai është bërë pjesë aktive e fushatës së partisë. LSI partia me më…

Read More

Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri janë kryer 952 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3…

Read More

Dashi Nëse keni pasur probleme në jetën tuaj në çift, nesër situata do të fillojë të normalizohet. Në lidhje me ekonominë, duhet të kontrolloni më me kujdes shpenzimet. Demi Nëse keni një lidhje, mundohuni të tregoheni sa më pozitiv dhe të mos acaroheni për gjëra të kota. Në planin financiar mund të kryeni pa frike investimet e menduara. Binjakët Parashikohet një ditë pozitive për çiftet, të cilët do të kalojnë momente magjike pranë njëri-tjetrit. Dita do të fillojë në mënyrë pozitive në lidhje me punën. Gaforrja Hëna nuk ju favorizon dhe kjo do të ndikojë në humorin tuaj që nuk…

Read More