Gabriel Garko ishte ditën e djeshme i ftuar në ‘Non è la D’Urso’ , si një kthim nderi për Barbara D’Urso dhe miqësinë e tyre.
Ylli italian u shpreh se nuk do e shohim më në televizion pas kësaj interviste, teksa sqaroi edhe polemikat e krijuara rreth tij kohët e fundit.
Ndër të tjera Gabriel u ndal tek puthja me Barbarën, duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe si një aktor që është vetëm ka aktruar.
Gjithashtu, ka hedhur poshtë edhe zërat e njerëzve të cilët e akuzojnë se deklarata e tij se është homoseksual është bërë për të tërhequr vëmendje.

Ai shtoi se thjesht e ndjeu se ishte momenti i duhur për t’i treguar botës të vërtetën e tij, por pa bërë shumë specifikime pasi “çdo gjë që ne bëjmë në dhomën e gjumit është pjesë private e jona”.
Lidhur me kritikat për zbulimin e lidhjes që ka patur me Gabriele Rossi, ai është shprehur se ky i fundit e ka autorizuar vetë ta bëjë diçka të tillë.
Gabriel Garko pranoi publikisht para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, se kishte prirje të tjera seksuale dhe se këtë gjë e kishte mbajtur të fshehtë prej vitesh.
Ai gjeti kurajon të pranonte para të tjerëve dhe vetes se për disa vite kishte jetuar vetëm një përrallë në lidhjen e tij me Aduan.
Javën që lamë pas , mediat italiane kanë zbuluar edhe identitetin e të dashurit aktual të aktorit.
Ata janë fotografuar së bashku gjatë një mbrëmjeje me mikeshat e Gabrielit, aktoren Eva Grimaldi dhe partneren e saj, Imma Battaglia.
Gaetano Salvi, 23-vjeç, është emri i të riut që i ka marrë zemrën Gabrielit.
Ai është nga Napoli dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. Nuk dihet ende se sa kohë kanë me njëri-tjetrin, por edhe Gaetano është tepër simpatik.

