Author: tirana

Mjalti është një ndër produktet më të kërkuara dhe të çmuara për shqiptarët. Duke qenë se kërkesa në treg është e lartë, shpeshherë bëhen dhe abuzime. Eksperti Ëngjëllush Spaho, tregon disa sekrete për të dalluar nëse bëhet fjalë për një mjaltë cilësor apo jo. “Nëpërmjet gotës së ujit, marrim një gotë ujë dhe hedhim një lugë mjaltë dhe shikojmë nëse do të shkojë i pashkëputur drejt në fund të gotës dhe nëse tretja e tij është e avashtë atëherë është një mjalt cilësor. Nëse është me sheqer do të lërë ngjyrë dhe tretja është më e lehtë. Teknika e dytë…

Read More

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar, si nga mediat ashtu dhe nga publiku. Aktorja publikon shpesh foto pranë partnerit në rrjete sociale, të cilat marrin komente nga më të ndryshmet. Së fundmi, Rudina ka ndarë dy foto pranë Markut, në njërën prej të cilave shihen duke kërcyer. Një ndër ndjekëset i ka shkruar aktores se sot Marku është i saj, por nesër mund të jetë i dikujt tjetër. Një komenti të tillë, Rudina nuk ia kursyer një replikë, teksa lë të kuptohet që e rëndësishme për të është e tashmja. “E dashur,…

Read More

Vdes në spitalin infektiv 34-vjeçari nga Korça. I riu ishte i infektuar me Covid-19 dhe prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin infektiv në QSUT. Burime nga QSUT konfirmuan se pacienti ka ndërruar jetë ditën e sotme. Burimet zyrtare në QSUT thonë se i riu ka paraqitur vështirësi në frymëmarrje. Po sot, një rast tragjik u shënua në Tiranë ku humbi jetën një 43-vjeçar si pasojë e Covid, zyrtar i bashkisë së Tiranës. Mjekët bëjnë apel që asnjë simptomë që lidhet me Covid nuk duhet neglizhuar.

Read More

Spikerja Blerta Tafani tha se para disa vitesh vuante nga ankthi e paniku dhe shpesh kaplohej nga frika. Tafani tregoi se nuk mund të shkonte në punë vetëm dhe se shpesh i është dashur të largohej pak minuta para transmetimit, pasi kishte frikë se gjatë saj do ta sulmonte ndonjë atak paniku. Ndër të tjera spikerja e njohur tha se tashmë është shëruar, falë vizitave, mjekimeve dhe ndihmës së psikologut. Ajo bëri apel për të gjithë personat që vuajnë nga probleme të tilla që të kërkojnë ndihmën e psikologëve, për të evituar kështu mjekimet apo vizitat tek mjekët. “Një periudhë…

Read More

Të premten e kaluar, kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe ministri Ahmetaj ishin së bashku në Baldushk, për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes së Klementit, pasi e vjetra u shkatërrua nga tërmeti i nëntorit. Aty, i zoti i shtëpisë u rrëfeu se pas shembjes së shtëpisë, kishte shitur edhe lopën me të cilën ushqehej, pasi nuk kishte ku ta mbante. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Klementi dhe e shoqja u habitën jo pak kur panë Veliajn që u solli një lopë tjetër. “Sot herët në mëngjes në Baldushk, për një porosi të vogël. Klementi dhe…

Read More

Bërja e detyrueshme e mbajtjes së maskave edhe në ambientet e jashtme, është një vendim i duhur, për të shpëtuar jetë. Kështu shprehet epidemiologu Alban Ylli. Sipas tij, virusi duket se është po aq agresiv sa ka qenë, gjë që nuk është e njëjtë në vendet e Evropës Perëndimore. I pyetur nëse qeveria gaboi në fillim të pandemisë kur minoi rëndësinë e maskave, epidemiologu u shpreh se në deklaratat e bëra në pranverë ndikuan dy faktorë. “Në fillim të pandemisë e deri për 1 muaj më vonë, mesazhi mbi maskat mund të ketë qenë pak kontradiktor. Arsyeja e parë është…

Read More

Ditën e sotme, programi i pasdites në ‘Ftesë në 5’ solli një diskutim të gjerë rreth problemeve me shëndetin mendor. Teksa secili prej të ftuarve ka ndarë eksperiencat personale dhe ka sugjeruar se si mund të shërohet ankthi, krizat e panikut dhe depresioni, moderatorja dhe autorja e tij, Bieta Sulo ka treguar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj. Moderatorja pohoi se kaloi një moment dobësie gjatë moshës 28-29 vjeçare, ndërkohë që punonte në profesion, kishte pranë njeriun e zemrës dhe çdo gjë tjetër në rregull. Bieta shtoi se mori edhe ilaçe në atë periudhë, ndonëse kontrollet…

Read More

Lauren ka treguar së fundmi se prej shumë vitesh njerku e filmonte teksa bënte dush. E reja ka treguar për prestigjiozen “The Sun”, se ishte në prag të ditëlindjes së 18-të, kur pa diçka të zezë sipër derës së banjës. Kur u afrua, zbuloi se objekti ishte telefoni i njerkut. Fillimisht Lauren thotë se nuk ishte në gjendje ta kuptonte se përse telefoni ndodhej aty, por për të mësuar më shumë thërriti të ëmën. Pasi e ëma mësoi mbi këtë episod, vendosi që bashkë me të bijën ta denonconte rastin në polici. Para hetuesve njerku ishte justifikuar duke thënë se…

Read More

Pak ditë më parë, Iva Tiço reagoi kundrejt lajmit se gjobat e vëna gjatë kohës së karantinës për qytetarët që nuk zbatuan masat, janë falur. Tiço nuk ishte aspak dakort lidhur me këtë vendim, që është marrë shpesh pas çdo periudhe ‘gjobvënie’. Këtë fundjavë, kryeministri Edi Rama njoftoi se nga e enjtja, mbajtja e maskës do kthehet me detyrim kudo. Në të kundërt, gjoba do t’i bashkangjitet faturës së dritave. Nisur nga reagimi i Ivës, mesa duket nuk kanë qenë të paktë ata që e kanë ‘ngacmuar’ me mesazhe pikërisht për këtë njoftim të kryeministrit. “Një sqarim i vockël për…

Read More

Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët se duke parë kushtet e përkeqësuara të motit gjatë ditës së sotme të shmangin lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Ndërkoha Bashkia tërheq vëmendjen qytetarëve për vendin e parkimit të makinave. Sipas Bashkisë qytetarët duhet të kenë në vëmendje të veçantë vendet që rrezikojnë të përmbyten. Sipas meteorologëve, kushtet e përkeqësuara të motit dhe shirat e dendura në rajonet kryesore në vend do të vijojnë përgjatë gjithë javës.

Read More

Dita e sotme është e veçantë për një nga aktorët më të mirë shqiptarë të viteve të fundit, Florjan Binajn, i cili feston datëlindjen. I njohur masivisht për rolin e “Policit” të Portokallisë, Flori ka bërë me dhjetra role, jo vetëm në skenën e spektaklit të humorit, por edhe në teatër, ndërkohë që kohët e fundit është i angazhuar edhe në stand-up. Po ashtu është një nga artistët që përfshihet më shpesh në debatet sociale të vendit tonë apo që jep gjithnjë kontributin e tij në nisma të rëndësishme për Shqipërinë. Urimeve publike që Flori ka marrë sot, mes tyre…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Me homologun grek Hoti ka biseduar për zhvillimet politike në vend, thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave. Hoti ka shkruar se Kosova se i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. “Roli mbështetës i Greqisë për Kosovën është tepër i rëndësishëm, ngaqë është vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, organizata këto që Kosova aspiron të jetë pjesë e tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Read More