“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, kjo ka qenë përgjigja që Piro Dhima i ka dhënë gazetares greke Elena Akrita lidhur me një artikull që kjo e fundit kishte shkruar për Agimin e Artë.
Shtangisti ish-kampion bote, ka mbajtur qëndrim të fortë kundër organizatës neo-naziste që arriti të hynte edhe në parlamentin grek.
Por në një artikull të ditëve të fundit pasi Agimi i Artë u shpall ogranizatë terroriste, gazetarja e përshkruante Piro Dhimën si “kampioni ynë me origjinë shqiptare”.
“Kujtojmë Piro Dhimën në 2014, kur deputeti Nikos Michos ngrihet dhe kërcënon të godasë me shuplakë Petros Tatsopulos, Dhima në atë kohë deputet i PASOK ngrihet në këmbë dhe i bllokon rrugën, duke i thënë, mos të bëjë as edhe një hap tjetër. Kampioni ynë me origjinë shqiptare në atë moment i dha një leksion demokracie parlamentit grek”, shkruan gazetarja Akrita.
