Klubi i Tiranës më në fund po plotësohet me lojtarët që ka kërkuar Emanuel Egbo për të pasur një numër të mjaftueshëm lojtarësh në dispozicion për të përballuar sezonin. Bardheblutë kishin afruar disa lojtarë afirkanë por problemet e udhëtimeve gjatë peroiudhës së pandemisë kishin shtyrë mbërritjen e tyre në vendin tone dhe ata munguan thuajse plotësisht në aventurën europiane të kampionëvetë Shqipërisë.
Sot ka mbërritur në Shqipëri dhe është prezantuar si pjesë e klubit edhe ai që te Triana e cilësojnë si e ardhmja e repartit të avancuar, Riçard Danso.
Futbollisti 20-vjeçar ganez është zyrtarizuar sot nga bardheblutë si blerja më e re, ndërsa nuk ka vonuar shumë që ai t’i bashkohet në stërvitje pjesës tjetër të ekipit nën urdhrat e Egbo. Tirana ka besim të madh te ky fuitbollsit, aq sa ka nënshkruar me të një kontratë katërvjeçare, siç ka ndodhur rrallëherë në këtë klub.
