Author: tirana

Gazetarja Ermelinda Hoxhaj, u shpreh e revoltuar kur tha se “shqiptarët nuk do të vdesin nga COVID-i, por nga receta e mjekut me antibiotikët e tepërta që japin”. Më tej ajo akuzoi një pjesë prej mjekëve dhe tha se “ata bashkëpunojnë me farmacistët e marrin para për recetat e tepërta që japin”. “Shqiptarët nuk do të vdesin nga COVID-i por nga receta e mjekut, me antibiotikët e tepërt që ata japin. Ata janë të lidhur me farmacistët dhe sa më shumë receta të japin aq më shumë lekë fitojnë. Respekte për mjekët sepse me të vërtetë janë heronjtë tanë, por…

Read More

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli pas përplasjeve me kryedemokratin Lulzim Basha është larguar nga politika dhe i është përkushtuar familjes së saj. Ndërkohë që nuk do ta kemi pjesë të listave të PD as për zgjedhjet e 2021-shit, pasi siç ka deklaruar nuk do të pranojë të kthehet në PD derisa në krye të saj të jetë Basha, Topalli na tregon vazhdimisht përmes rrjetet sociale momente nga jeta e saj familjare. Mirëpo ditën e sotme Topalli është bërë nostalgjike dhe ka postuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet sëbashku me nipin e saj duke i bërë xhiro me karrocë. “Sa kujtim…

Read More

Edhe pse qeveria ka ndërmarrë një sërë nismash ligjore për uljen e ndotjes, duket se gjithçka mbetet vetëm në letër. Nga një vëzhgim që Tirananews.al ka kryer përgjatë aksit Milot-Thumanë, vihet re se bizneset anësh rrugës djegin jo vetëm plehrat, por edhe gomat e vjetra të automjeteve duke u kthyer në burim të sëmundjeve respiratore të banorëve të këtyre zonave. Por krahas rrezikut prej elementëve kancerogjenë që prodhohen nga këto goma, situata bëhet edhe më e rrezikshme nga djegia e tyre fare pranë rrugës ku kalojnë automjetet, duke krijuar për drejtuesit edhe vështirësi në pamje e burim aksidentesh. Edhe pse…

Read More

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri Ahmetaj, ka inspektuar nga afër rindërtimin e shtëpive të dëmtuara në Tiranë nga tërmeti i 26 nëntorit. Postimi i plotë: TiNukDoJeshKurrëVetëm RINDËRTIMI VAZHDON Me Lalin dhe ministrin e Rindërtimit në shtëpitë që po hapin dyert për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, në fshatrat e Bashkisë Tiranë, ku aktualisht po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve, që ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, më të bukur, më të madhe, më të fortë se ajo që humbën nga fatkeqësia e rëndë natyrore. https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3663902870295991/?v=3663902870295991

Read More

Greqia ka publikuar një raport për shpenzimet që bëjnë turistët e huaj. Në listë rendit edhe Shqipëria, që sipas Institutit të Shoqatës së Ndërmarrjeve Greke të Turizmit, shqiptarët renditen si turistë që nuk shpenzojnë shumë në Greqi. Sipas këtij raporti, të publikuar nga mediat greke turistët shqiptarë shpenzojnë mesatarisht 225 euro dhe nuk qëndrojnë më shumë se 3.5 ditë. Nga vendet e Ballkanit turistët që shpenzojnë më pak në Greqi janë bullgarët me 87 euro dhe maqedonasit me 121 euro për 2.5 ditë. “Kampionët” që shpenzojnë më shumë në Greqi janë australianët me 1095 euro dhe qëndrojnë mesatarisht 13.5 ditë. Më…

Read More

Nëse ndonjëherë ju ka kapur paniku se një aplikacion “fut hundët” në privatësinë tuaj përmes kamerës së iPhone tuaj, “Apple” ka menduar për një zgjidhje. Përditësimi i fundit i iPhone shton një pikë paralajmëruese të re që ju paralajmëron sa herë që aktivizohet mikrofoni ose kamera. Kjo do të thotë nëse ndonjë aplikacion po ju regjistron në fshehtësi, ju do ta kuptoni këtë gjë. Në iOS 14, një dritë e gjelbër do të shfaqet në këndin e sipërm të djathtë të ekranit kur kamerat aktivizohen. Në Qendrën tuaj të Kontrollit, do të jeni në gjendje të shihni detaje se cili…

Read More

Këngëtarja e njohur Fatmira Breçani thotë se nuk merret me politikë, pavarësisht se i ka bërë këngë ish-kryeministrit Sali Berisha apo ka kënduar në dasmën e vajzës së tij. Breçani ka thënë se edhe nëse kryeministri Rama marton djalin, ajo do t’i shkojë. “Unë e kam thënë edhe më herët që nuk merrem me politikë. Në qoftë se nesër me martu Edi Rama djalin, unë i shkoj. Unë jam artiste, jam këngëtare, nuk jam e politizuar, pavarësisht se i përkasim një partie të gjithë. Fare nuk më ka penguar edhe në fushata kam kënduar. Ka berë koncertin Erion Veliaj te…

Read More

Melania Trump është mjaft e njohur për shpenzimet në gardëroba të shtrenjta, por nuk janë vetëm rrobat e saj që janë të trendit më të fundit. Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, gjatë ditës së e martë është parë me një aksesor, çmimi i së cilës është mjaft i lartë, rreth 12 mijë dollarë. Gjatë një takimi zyrtar të saj, Melania është parë duke mbajtur një çantë të markës ‘Hermes Birkin’, që cilësohet si më të shtrenjtat në botë. Çantat ‘Birkin’ morën emrin prej aktores dhe këngëtares, Jane Birkin, ndërsa tani po konsiderohen si më luksozet.

Read More

Do të rikthehen shumë shpejt pranë publikut të tyre, dy gazetaret e njohura, të cilat i kanë munguar ekraneve në vend, prej disa kohësh. Aida Shtino dhe Juela Meçani, do të mbërthejnë teleshikuesit përpara ekraneve të televizorit Fax News, çdo të martë dhe të premte në orën 20 e 30, e ku do të trajtojnë tema që lidhen me politikën, e identitetin, që shpeshherë është harruar dhe nëpërkëmbur. Emisioni ”Pushteti” do të drejtohet nga gazetarja Juela Meçani dhe do të transmetohet çdo të martë në orën 20 e 30. Emisioni “Pushteti” do të trajtojë jo vetëm temat politiko-sociale të ditës,…

Read More

Studiuesit në Australi njoftuan sot se çdo mutacion i mëtejshëm i koronavirusit të ri (COVID-19) në forma të reja nuk do të ndikojë në vaksinën e mundshme për trajtim të tij, transmeton Anadolu Agency. Studimi i bërë nga Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial e Komonuelthit (CSIRO) thotë se “lloji G” i SARS-CoV-2 është aktualisht lloji më dominannt i koronavirusit. “Ka pasur disa spekulime nëse vaksinat COVID-19 në zhvillim e sipër do të funksionojnë akoma kundër tij”, thuhet në studimin e botuar sot. Shumë vende po punojnë për të prodhuar vaksinën për të trajtuar koronavirusin i cili ka prekur mbi…

Read More

Batalioni “Komando” testoi sot gatishmërinë luftarake në stërvitjen 72-orëshe “Albanët 20” në poligonin e Bizës.Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila theksoi se “trupat e batalionit sfiduan motin dhe terrenin për të perfeksionua veprimet kompani-batalion gjatë operacioneve në kushte ekstreme”. Ministrja Xhaçka ka publikuar edhe disa fotografi nga stërvitja e batalionit “Komando”. “Batalioni #Komando testoi gatishmërinë luftarake në stërvitjen 72-orëshe “Albanët 20” në poligonin e Bizës. Trupat e batalionit sfiduan motin dhe terrenin për të perfeksionua veprimet kompani-batalion gjatë operacioneve në kushte ekstreme”, shkruan Xhaçka.

Read More

Fanatizmi i disa militantëve shkon deri aty ku askush nuk e mendon, ku shpesh shkaktojnë edhe humor. Një rast i tillë ka qenë edhe me një militant të PS, i cili gjatë prerjes së flokëve ai ka bërë në kokë një vizatim me makinën e qethjes duke shkruajtur PS3, që do të thotë “Partia Socialiste merr mandat të 3”. Në këtë proces ka qenë prezent edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili e ka kaluar me humor këtë situatë.

Read More