Sot është partnerja e një prej futbollistëve më të mirë në botë, ndërsa para nëntë vitesh, një punonjëse e një dyqani të “Gucci-t”, aspak e njohur për fansat. Kjo është historia e Georgina Rodrigues-it, e cila asokohe paguhej vetëm 9 paundë në orë teksa punonte për një familje në Bristol. Më pas 26-vjeçarja nisi punë në një dyqan Gucci si shitëse, ku u njoh edhe me sulmuesin e Juventus-it. Tanimë Georgina është një nga femrat më të pëlqyera në botë, por gjatë këtyre viteve ajo ka ndryshuar vërtet shumë në pamjen e saj.
Author: tirana
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç konfirmoi të enjten se në një takim më 3 tetor në Beograd, ai nderoi viktimat shqiptare të luftës së viteve 1990. Kreu i shtetit serb pohoi se do të ngrihej për çdo serb e kosovar, që vdiqën në luftë. “Unë do të ngrihem për çdo serb, për çdo shqiptar, për të gjithë të tjerët që vdiqën në çdo konflikt lufte me shpresën se nuk do të ketë kurrë një luftë tjetër”, -tha Vuçiç në përgjigje të pyetjes së gazetarit të Radios Evropa e Lirë pas një takimi me Komisionarin evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi në…
Një 30-vjeçar nga Saranda teksa po udhëtonte me një automjet drejt Greqisë është ndaluar nga Forcat e Policisë Kufitare. Në çantë atij i janë gjetur një sasi prej 30.000 euro të padeklaruara paraprakisht çka i ka kushtuar atij ndalimin e menjëhershëm drejt shtetit grek. Menjëherë janë marrë inspektorët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër të cilët po kryejnë veprimet ligjore në këto momente. Kjo është hera e dytë brenda një jave që forcat e Policisë së Stacionit Kufitar të Kakavijës zbulojnë sasi parash të huaja në tentative për të kaluar drejt Greqisë dhe anasjelltas.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Në të, Trump e falënderon Hotin për vizitën në Shtëpinë e Bardhë ku u nënshkrua marrëveshja e 4 shtatorit për normalizim ekonomik me Serbinë. “Faleminderit President Donald Trump për kujdesin dhe përkushtimin tuaj për paqe e siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë. Të rrojë gjatë miqësia Kosovë– ShBA”, ka shkruar Hoti. Më poshtë gjeni përmbajtjen e letrës që Trump ia ka dërguar Hotit: Faleminderit për librin, dhe që u bashkuat me mua së fundmi në Shtëpinë e Bardhë. E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për…
Gazetari Baton Haxhiu ka replikuar sërish me Presidentin Ilir Meta, duke thënë se është një njeri pa ide. Ai iu referua intervistës së Presidentit dhënë për gazetarin Blendi Fevziu dhe tha se nuk kishte dëgjuar asnjë ide prej tij. I ftuar në “Opinion”, Haxhiu hodhi poshtë dhe tezën e Metës që Shqipëria po shpopullohet më shumë se çdo vend tjetër në Ballkan. “Gjatë gjithë intervistës nuk tha asnjë mendim. Në 32 minuta Presidenti nuk ka asnjë mendim, por vetëm flet si njeri i pushtet. Unë e bëra shkrimin sot, kam punuar bukur gjatë për të nxjerr ato statistika. Asnjë nga…
Një 51-vjeçar me inicialet B. K., i cili jeton në Britaninë e Madhe është shpallur në kërkim policor nga komisariati numër 1 pas denoncimit të një 19-vjeçareje, që pretendon se u abuzua seksualisht prej tij dhe u mbajt për dy vite rresht nën shantazhin se video do shpërndahej dhe se ai do t’u tregonte prindërve që vajzën nuk e kishin të virgjër. Vajza dyshohet se e ka njohur burrin kur ishte 17 vjeç në qytetin ku ajo ndiqte gjimnazin në Kukës dhe pas njohjes përmes rrjeteve sociale ai i propozoi se do ta merrte për nuse për kunatin, edhe ai…
Dritat Sheshit “Nënë Tereza” u fikën sot, për pak minuta për të transmetuar një video në hologram me në fokus historinë e kryeqytetit. Në një mënyrë krejt unike, përmes një teknologjie që vjen për herë të parë në Ballkan, video-arti promovon trashëgiminë kulturore shqiptare. Njohja dhe rikthimi drejt origjinës historike të qytetit do të krijojë mundësitë për zhvillimin turistik dhe ekonomik të vendit, si dhe të shërbejë si shtysë për të rinjtë e vendit që të tregohen kreativë për të ardhmen e tyre. Në videon e tij, drejtuar kryeqytetit, Kryeministri Rama tha: “Tirana është një histori dashurish të vjetra, të…
Tre spikere simpatike të ekraneve shqiptare, ndanë sot momentet e sikletshme dhe të bukura të punës së tyre. Blerta Tafani, Senada Jaho dhe Fabiola Hoxha janë pyetur nga moderatori Ermal Peçi nëse mbajnë mend ndonjë nga gafat e tyre gjatë transmetimeve live. Senada Jaho rrëfeu se fjala operacion e kishte ngatërruar ndërsa mbulonte një ngjarje të ndodhur në Durrës. “Më duhet të mbuloja një ngjarje në Shijak ku ishte vrarë një ish komisar policie dhe më fliste drejtori i informacionit në kufje ku më thoshtë “pyete a ka mbaruar operacioni”. Ndërkohë që një kalimtare ishte plagosur aty. Drejtori e kishte…
Pasi u akuzua nga kryeministri se ka takuar persona të skeduar nga OFL-ja, Presidenti Ilir Meta i përgjigjet Edi Ramës me një akuzë të rëndë, duke theksuar se i vetmi person me rekorde kriminale që ka takuar është ai. Presidenti sqaron në “Opinion” se kryeministri gënjen sa herë hap gojën. Ai shprehet se Rama po mban peng procesin e integrimit të vendit, ndërsa shton se kryeministri nuk hap listat për shkak të frikës së humbjes së kontrollit të Partisë Socialiste. Meta: Me shpifjet e kryeministrit tonë të dashur nuk kam kohë të merrem. I vetmi person me rekorde kriminale që…
Tre javë pas ekzekutimit të 62-vjeçarit Bujar Çela, është mundur të zbardhet një pjesë e ngjarjes. Bëhet fjalë për një nga autorët e dyshuar të vrasjes, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Emri i ekzekutorit si dhe i grupit që porositi këtë atentat, do të mbahen sekret për shkak të hetimeve. Shumë shpejt, policia dhe prokuroria e Elbasanit pritet që të japin më shumë detaje. Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, u vra më breshëri plumbash të kalibrit 7.65 mm, të dala nga një armë “Scorpions”, mëngjesin e 17 shtatorit. Ai po konsumonte kafenë në një nga lokalet në…
Mbrëmjen e sotme presidenti i vendit Ilir Meta është i ftuar në emisionin ‘Opinion’ përballë Blendi Fevziut. Gjatë intervistës Meta u ndal në marrëdhënien që ka me kryeministrin Rama, duke thënë se janë të shkëlqyera. Nëse do i vendosnin një kamer të fshehtë, atëherë do kuptohej marrëdhënia mes tyre, shtoi presidenti i vendit. Pyetje: A ju shkon Ju të bëni një replikë të tillë me gazetarin Baton Haxhiun, kur ju e këni patur më mik sesa unë ! Presidenti Meta: Batonoviçi, jo Baton Haxhiu. Këto janë statistika, ia tregova dje, edhe Komisionerit për Zgjerim që erdhi këtu, edhe i pranoi,…
Vrasja e dy të rinjve në Vrith të Malësisë së Madhe, ka ‘ngritur’ në këmbë Policinë e Shtetit, e cila ka nisur një mega-operacion në Veri të vendit. Paralelisht me operacionin e kërkimit të dy të rinjve, në zonë është zhvilluar edhe një operacion antidroge për shfarrosjen e parcelave me kanabis. Deri më tani mësohet se Policia ka gjetur 50 parcela me kanabis, pjesa më e madhe e tyre e sapo korrur dhe gati për shitje. Megjithatë operacioni nuk ka mbaruar me kaq, pasi do të vazhdojë sërish nesër po në të njëjtën zonë. Në ndihmë të Policisë kanë “ardhur”…