Kevin De Bryjne ishte padyshim mesfushori më i mirë i sezonit të shkuar dhe një prej më të mirëve të viteve të fundit, teksa ka shkëlqyer nën drejtimin e Guardiolës te Mançester Siti, duke arritur maksimumin e formës së tij. Klubi anglez e di shumë mirë se çfarë ka në dorë dhe kurrsesi nuk do donte të rrezikonte ikjen e “xhevahirit” belg. Kështu, nga Anglia raportojnë se për De Bryjne drejtuesit kanë bërë gati një propozim faraonik për ta bindur të rinovojë kontratën, që përfundon në verën e vitit 2023. Kontrata e re parashikon shtyrjen e bashkëpunimit deri në verën…
Author: tirana
Puntatën e djeshme një konkurrent i ri u pranua në emisionin “PërPuthen”. Berati është model me profesion edhe vajzat e komentuan jo pak paraqitjen e tij fizike. Por ndërsa Fjorela zgjodhi atë në një takim, Graciano tha se: “Shumë bukur meqenëse të dy i kanë buzët e bëra le të dalin”. Këtë deklaratë Berati e ka perceptuar si një “ngacmim” nga Graciano, duke e bazuar aludimin e tij edhe në deklaratat që Graciano ka bërë para pak kohësh në studio. Por Graciano deklaroi se ai nuk është në shijet e tij dhe për këtë pjesë të qëndroj i qetë. Ndërsa…
Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe pas konfliktit që ka zanafillë kanabisin tronditi opinionin duke rikthyer edhe njëherë përplasjet për çështjet e drogës. Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj u gjetën sot pajetë në një zonë të pyllëzuar pranë parcelës me kanabis, e cila u bë shkak për vrasjen e tyre nga Daniel Pepaj, nga i cili ende nuk ka asnjë gjurmë. Trupat e pajetë të viktimave u gjetën, disa metra larg njëri tjetrit të ekzekutuar me kallashnikov, ndërsa gjurmët e Danjelit dyshohet se janë në Malin e Zi, ku u arratis pas vrasjes. Por si nisi konflikti…
Këto janë shenjat më të mbyllura të horoskopit Po cilat janë këto shenja? 1- Peshorja Një nga shenjat që e ruan me fanatizëm brendësinë e saj është Peshorja. Një shenjë që gjithmonë tenton për të gjetur ekuilibrin dhe harmoninë, dhe për këtë arsye nuk hapet kurrë plotësisht. 2- Binjakët Binjakët bëjnë gjithashtu pjesë në këtë grup. Në këtë rast kanë frikë të shprehen plotësisht se mos lëndohen ose zhgënjehen. 3- Ujori Një shenjë idealiste dhe e gatshme për të bërë gjithçka,a për të luftuar për idetë e tyre, madje edhe ato më të vështirat dhe kërkuese. Por përsa u përket…
Në emisionin ‘Shqipëria Live’, ish-deputeti Eduard Ndocaj deklaroi se në qytetin e tij, në Lezhë, 50% të qytetarëve janë me armë në brez. Në vijim të bisedës për armët me leje apo jo, Ndocaj tha se në Lezhë, vend të cilin e njeh shumë mirë, qytetarët janë me armë në brez, brenda lokaleve duke shtuar më tej se kjo gjë dihet dhe nga policia. Këta të fundit sipas ish-deputetit janë shumë pasiv në lidhje me këtë fenomen. ‘Unë flas për qytetin tim ku jetoj në Lezhë, e njoh shumë mirë, ju garantoj se 50% e qytetarëve të Lezhës i ke…
Policia italianë ka mbetur e habitur nga një i ri shqiptar i cili është vënë në pranga për akuzën “vjedhje”. Mediat italiane shkruajnë se një 37-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka hyrë përmes tubacioneve të gazit dhe vodhi një apartament. Ai dhe dy bashkëpunëtorë përdorën këtë mënyrë për të vjedhur bizhuteri me vlerë 60 mijë euro. Pavarësisht se policia e La Spezia kishte arritur që më parë të arrestonte dy bashkëpunëtorët, shqiptari nuk ishte kapur ende, ndërsa u dënua me 4 vite burg në mungesë.
Halil Hysenaj, ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 73-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një sëmundje të rëndë.Halil Hysenaj u lind në fshatin Panarit të Këlcyrës, aty ku edhe kreu arsimin 7 vjeçar, ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në Tiranë në shkollën ekonomike për mercolog.Në vitin 1991 zgjidhet si deputet i Kuvendit të parë Pluralist në zonën e Deshnicës , Këlcyrë, i propozuar nga partia Socialiste.Në vitin 1999 emigroi në SHBA, aty ku dha ‘frymën e fundit’, ndërsa la pas bashkëshorten dhe…
Një 36-vjeccare nga fshati Ibë i Tiranës mori guximin duke denoncuar live, në studion e ‘Pa Gjurmë’, abuzimin seksual nga një 55-vjeccar, babai i tre fëmijëve. Nga kjo ngjarje e vitit 2005 Fatmira Banaj, mbeti viktimë e abuzimit nga i cili, solli në jetë vajzën Roksana, qershorin e vitit 2006. E shoqëruar nga dy prindërit Qani dhe Luljeta, në studion e emisionit, sot kjo 36-vjecare është në kërkim të së bijës. Ajo rrëfen këtë histori tronditëse, që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj, ndërsa vetë ra në depresion. ‘Hasan Ibraj jetonte në një fshat tjetër. Unë vija në…
Ndonëse është e rrallë të shohim ditët e sotme një familje të madhe dhe me shumë fëmijë, Ajkuna Lajqi nga Peja na prezantoi me të sajën. Ajkuna është nënë e 10 fëmijëve, 9 vajzave dhe 1 djali. Ajo së bashku me familjen e bashkuar ishte e pranishme në emisionin “Ftesë në 5”, përmes një lidhjeje me “Skype”. Gjatë fjalës së saj, gruaja nga Peja tha se nuk është aspak e lehtë të rrisësh 10 fëmijë, por shtoi se falë besimit në Zot ia ka dalë. Ajkuna thotë se është bërë gjyshe dy herë, ndërsa shtoi se ditëlindjen e secilit prej…
Bizneset do të kenë edhe dy ditë afat për të dorëzuar pasqyrat financiare të viti 2019, sipas legjislacionit në fuqi. Përmes një njoftimi, Qendra Kombëtare e Biznesit bën apel që të respektohen afatet e reja duke vendosur si datë të fundit 10 Tetorin 2020. Konkretisht bëhet fjalë për ato subjekte të cilët cilët kanë aplikuar online për depozitimin e pasqyrave financiare në regjistrin tregtar, nëpërmjet portalit e-albania deri në datën 03.08.2020 dhe rezulton se aplikimi i tyre ka marrë një numër aplikimi (CN…), si dhe i është komunikuar me e-mail nga sistemi për mos validimin e pasqyrave financiare në momentin…
Një vendim i kësaj jave i Këshillit të Ministrave ndez dritën jeshile për regjistrimin në Kadastër të tokave për të cilat ekzistojnë titujt e pronësisë por nuk kanë të përcaktuar sipërfaqet. Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për të cilat zotërohen tituj pronësie në përputhje me nenin 193, të Kodit Civil, por që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen. Në zonat me regjistrim fillestar të kryer, kërkesa e subjektit të interesuar apo përfaqësuesit të tij për përcaktimin e sipërfaqes dhe kufijve duhet të shoqërohet nga titulli i pronësisë, në rastet kur pasuria e…
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka kërkuar arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në afera korruptive. “Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, Soreca u ndal të gjetjet e proges raportit, duke theksuar se korrupsioni është një ndër shqetësimet madhore të Shqipërisë. Korrupsioni vazhdon të jetë mjaft i shtrirë, në Shqipëri është një shqetësim vërtet serioz dhe kërkon përpjekje të strukturuar dhe të qëndrueshme. Na duhen dënime të formës së prerë në veçanti sa u përket zyrtarëve të lartë”, tha ai.