Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hyri si mbles, 55-vjeçari nga fshati Ibë i Tiranës abuzon dhe lë shtatzënë vajzën e miqve

18:25 / October 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cifti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 36-vjeccare nga fshati Ibë i Tiranës mori guximin duke denoncuar live, në studion e ‘Pa Gjurmë’, abuzimin seksual nga një 55-vjeccar, babai i tre fëmijëve. Nga kjo ngjarje e vitit 2005 Fatmira Banaj, mbeti viktimë e abuzimit nga i cili, solli në jetë vajzën Roksana, qershorin e vitit 2006. E shoqëruar nga dy prindërit Qani dhe Luljeta, në studion e emisionit, sot kjo 36-vjecare është në kërkim të së bijës. Ajo  rrëfen këtë histori tronditëse, që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj, ndërsa vetë ra në depresion.

‘Hasan Ibraj jetonte në një fshat tjetër. Unë vija në Tiranë tek tregu me Hasanin, pasi unë shisja prodhimet e familjes. Ai ishte shoferi i linjës Ibë-Tiranë. Ai më ngacmonte shpesh kur udhëtoja me të dhe më pas ka abuzuar me mua, në furgon, rrugës duke ardhur për Tiranë. Unë nuk kisha folur kurrë me mamin, pasi ai më mashtroi dhe më kërcënoi. Unë bëra një fëmijë me të. Më kishte premtuar se do të më gjente një burrë dhe prandaj e besova. Unë nuk tregova se kisha frikë. Hasanit nuk i thashë gjë. Kur mësova se unë isha shtatzanë nuk e takova më kurrë’,-rrëfen 36-vjecarja.

Ndërsa e quan fatkeqësi këtë që i ka ndodhur në familje, babai i Fatmirës debaton në studio me bashkëshorten. Ai akuzon nënën se ishte ajo që e futi në shtëpi pa e njohur Hasanin, ndërsa ky i fundit abuzoi mbi vajzën e tyre, duke e mashtruar se do ta fejonte.

Nëna: Nuk më shkonte në mendje që do abuzonte mbi vajzën. Ajo nuk tregoi se ai e kërcënonte se do ta vriste. Një komshie më tha se vajza është shtatzanë. Vajza nuk më tha asgjë. Hasani më erdhi për mblesëri, se do t’i gjente vajzës një djalë për t’u martuar. Mua më luajti mendja kur e mora vesh për shtatzaninë.

Babai: Pyeta gruan dhe më tha se e njihte zotërinë. Gruaja e futi në shtëpi atë person, pa e njohur mirë.

Nëna: Mos flit budallallëqe në publik. Unë mendova se do t’i gjente një djalë vajzës. Nuk dija gjë fare, cfarë do të ndodhte.

Odeta Dume: Ju e denoncuat këtë person ?

Babai: Nuk e denoncova se nuk kisha mundësi në atë kohë. Më ishte djegur shtëpia dhe nuk isha mirë me shëndet.

Nëna: Ky e ccoi gocën gjithandej, për t’ia hequr fëmijën.

Babai: Kjo më tha mua se do ta cconte tek nusja e dajës, pastaj e ccoi në shoqatë

Nëna: Ky nuk e pranonte në shtëpi.

Babai: Jo nuk është e vërtetë.

Nëna: Shtëpia ishte djegur. Dhe nuk kishte ku të qëndronte. Ky thoshte se s’kemi ku ta mbajmë.

Odeta Dume: Po ju ku keni jetuar?

Babai: Në një kasolle.

Pas ngjarjes që tronditi familjen Banaj, babai i vajzës Qaniu takon personin, që sot e kësaj dite bën përgjegjës të këtij abuzimi, i cili pas përballjes me të mohoi gjithccka. Fatmira u strehua në një shoqatë në kryeqytet, kur ishte 6 muajshe shtatzënë. Foshnja u lind në maternitetin e Tiranës, por nëna nuk mësoi asgjë për fatin e të bijës.

Fatmira nuk e pa më Roksanën. Me pengun e madh në jetës ajo kërkon të gjejë vajzën që lindi pranverën e 15 viteve më parë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë

14:28 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.