Që shpërthimet e adoleshentëve janë të papritura, këtë e dinë jo vetëm prindërit, por në ca raste edhe psikologët që në Tiranë janë kthyer në neutralizues apo edhe policia. Kjo e fundit vazhdon të mbledhë denoncime dhe “qarjet” e prindërve, të cilët kur kuptojnë se fëmijët nuk kthehen në banesë, kërkojnë ndihmë. Rasti më i çuditshëm është ai i një 51-vjeçari me banim në Yzberisht, i cili gjatë Covidit u mbyll në shtëpi bashkë me partneren nga frika e infektimit. Sipas burimeve të gazetës Si në kushtet e izolimit dhe lëvizjeve të kufizuara, çifti i dha djalit 5 mijë lekë…
Author: tirana
Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të ndërmarra veç pak muaj para 25 prillit, kanë sjellë një përçarje të madhe në selinë blu. Pas shumë rasteve të denoncuar, i fundit është ai i Zamira Mernicës e cila ka qenë e listuar si kandidate në zgjedhjet e vitit 2017 dhe refuzoi të marrë mandatin e deputetes. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ajo ka demaskuar zgjedhjet e Bashës duke i cilësuar si të ndikuar nga miq, famijarë dhe njerëz të dashur.
Në muajin tetor të vitit që lamë pas, futbollisti Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një vogëlushe të cilën vendosën ta pagëzojnë me emrin e veçantë, Ayana. Koha kaloi shpejt dhe sot Ayana ka mbushur plot 1 vit nga ardhja në jetë. Këtë moment të bukur, çifti ka dashur ta ndajë edhe me ndjekësit në rrjete sociale, duke publikuar poza të ëmbla të të bijës e cila është rritur goxha shumë. “Gëzuar ditëlindjen princesha ime e bukur. Nuk mund ta besoj që u bëre 1 vjeç. Faleminderit që gjithmonë…
Festivali i përvitshëm i muzikës, “Kënga Magjike”, i drejtuar nga Ardit Gjebrea, sigurisht që s’do të mungojë as këtë vit! Këngëtarët po përgatisin projektet e tyre për të na i prezantuar në fillim të festivalit, i cili edhe kësaj here do të vendosë në garë konkurruesit për të fituar çmimin e parë. Së fundmi, është zbuluar edhe pjesëmarrësja e parë e “Këngës Magjike” e cila e ka bërë vetë të ditur këtë lajm. Teksa i është përgjigjur ndjekësve në InstaStory, këngëtarja Orgesa Zaimi ka treguar se do të marrë pjesë këtë vit në festival. Por cila është data në të…
Kodi i ri zgjedhor, thelloi edhe më tej përplasjet në klasën politike në Shqipëri. Në përfundim të votimit me 97 vota pro në parlament, maxhoranca qeverisëse, PS, u akuzua për votim të njëanshëm të kodit, pavarësisht votave të opozitës parlamentare e cila nuk mundi të qëndrojë e unifikuar deri në fund, mungoi konsensusi në këshillin politik me opozitën e bashkuar, ndërsa debati pasoi me listat nëse janë 100 % të mbyllura, sikundër argumenton opozita, apo të hapura. “Real Story” ka arritur të sigurojë një projeksion se si do të ishte shpërndarja e mandateve të deputetëve bazuar në Kodin e ri…
Thuajse një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të kaluar që la pas 51 viktima, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që vendos masa ndëshkimore për përgjegjësit e ndërtimeve jashtë kritereve ligjore. Gjonaj tha se ky ligj ka për qëllim të vërë para përgjegjësitë ata që me veprimet apo mosveprimet e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve. Pjesë e ligjit, do të jetë edhe lista e zezë, siç e quajti ministrja e cila do të rendisë projektuesit e godinave që do të gjenden me probleme nga një grup vrojtuesish. “Synohet të rregullohen përgjegjësitë e zhvilluesit që…
Dy deputetët e opozitës së bashkuar, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni janë përplasur sot në Kuvendin e Shqipërisë. Pasi në foltoren e Kuvendit, Gjoni përmendi besimtarët islamë, ndërhyri zv.kryeparlamentarja Vasilika Hysi, e cila i tërhoqi vëmendjen. Pas Gjonit, fjalën e mori deputeti Valteri, i cili i kërkoi që të kërkonte falje duke e kthyer debatin në pikëpamje fetare. Gjoni: Ne jemi vend laik. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për ortodoksët. Mos tjetërsoni fjalën time. Flas për alternativat fetare nga miku i kryeministit tuaj, Erdogan për të futur hundët. Këta njerëz do mbeten këtu, ne do ikim me familjet.…
Deputeti Kujtim Gjuzi ka hedhur akuza ndaj kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi se ka shkelur rregulloren e Kuvendit duke i hequr kohën e fjalës. Gjuzi kërkoi që koha e mbajtur nga seanca e shkuar t’i kompensohet ditën e sotme. “Në pikën e fundit të rendit të ditës ju më hoqët dy minutat. Pse e shkelni rregulloren e Kuvendit. Ato dy minuta që kisha herës tjetër dua që të m’i jepni sot se kam shumë për të diskutuar”, tha Gjuzi.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë bilancin e tre mujorëve të tretë të ekonomisë shqiptare, e cila e ka parë veten të gjunjëzuar pas tërmeteve që goditën vendin dhe pandemisë së koronavirusit. Sejko tha se aktiviteti ekonomik ka pasur rënie, ndërsa norma e papunësisë u rrit 11.9%. Gjithashtu, guvernatori i BSH theksoi se në 2021-2022 do të ketë një rritje graduale të ekonomisë e cila do të shoqërohet me rritje pagash dhe të kërkesës në tregje. “Sipas INSTAT aktiviteti ekonomik ka pësuar rënie mesatare vjetore 10.2% n tremujorin e dytë. Punësimi ra me 3.6%, ndërsa norma e…
Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi ditën e sotme do të dorëzojë progres-raportin e për Shqipërinë, ndërsa ka folur edhe në Kuvendin e Shqipërisë përpara deputetëve. Ai ka thënë se Shqipëria është drejt hapave për në BE. VarhelyI ka përmendur edhe marrëveshjen e 5 qershorit, dhe u shprehu se është shumë e rëndësishme që kjo marrëveshje të zbatohet pasi është një ndër kushtet e BE-së. “Ne kemi thënë që Shqipëria ka ndjekur me përpikmëri reformat për të ecur drejt BE-së. Me hapat e ndjekura është pranë përmbushjes. Kanë vijuar zbatimet e reformave dhe Vettingu. Po ashtu kam mirëpritur marrëveshjen…
Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi ndodhet në Kuvendin e Shqipërisë për të mbajtur një fjalim në lidhje me progres-raportin e 2020-ës të vendit tonë. Varhelyi u vu në krye të Kuvendit, i ulur në një karrike më të dallueshme nga të tjerët, gjest ky që nuk kaloi pa u komentuar nga ana e komisionerit. Në nisje të fjalës së tij, Varhelyi u shpreh se janë monarkët ata që duhen ulur në atë vend e jo ai, pasi nuk është i tillë. I nderuar zoti kryetart, faleminderit, më vutë në një pozitë të vështirë pasi më…
Që shpërthimet e adoleshentëve janë të papritura, këtë e dinë jo vetëm prindërit, por në ca raste edhe psikologët që në Tiranë janë kthyer në neutralizues apo edhe policia. Kjo e fundit vazhdon të mbledhë denoncime dhe “qarjet” e prindërve, të cilët kur kuptojnë se fëmijët nuk kthehen në banesë, kërkojnë ndihmë. Rasti më i çuditshëm është ai i një 51-vjeçari me banim në Yzberisht, i cili gjatë Covidit u mbyll në shtëpi bashkë me partneren nga frika e infektimit. Sipas burimeve të gazetës Si në kushtet e izolimit dhe lëvizjeve të kufizuara, çifti i dha djalit 5 mijë lekë…