Dy futbollistët e Kombëtares, Rei Manaj dhe Keidi Bare kanë dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, në prag të dy ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë. Megjithatë një moment tejet i veçantë dhe gazmor është regjistruar para se sulmuesi lushnjar të fillonte të fliste. Bare që ishte krahë tij, nuk e mbante dot të qeshurën në konferencë. Situatë gazmore kjo, ku mesfushori e kishte të pamundur të mbante të qeshurën, ndonëse mundohej ta bënte diçka të tilë. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme/ PANORAMASPORT.AL
Author: tirana
Ditën e sotme u regjistruan 162 raste të reja me koronavirus si dhe 4 viktima. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 150 persona.
Në një billboard pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës shfaqet fotoja e presidentit Donald Trump. Kosova i uron shërim të shpejtë presidentit amerikan i cili prej disa ditësh është infektuar me Covid-19. Në të shkruhet: The people of Kosovo wishes the President health and a swift recovery. Ky gjest ndaj presidentit Trump vjen pas marrëveshjes ekonomike së firmosur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. Fotoja është publikuar nga Naim Murseli me anë të një statusi në Twitter.
Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona dhe proceduar penalisht 4 të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, është organizuar puna dhe si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi R. T., 22 vjeç dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit I. S., E. D., A. S. dhe A. G. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin R. T., poshtë një pallati në zonën…
Emërohet Prefekti i ri i qarkut të Elbasanit. Në këtë detyrë do të jetë nga dita e sotme Klevis Xhoxhi, i cili më parë mbante postin e zv kryetarit dhe së fundmi drejtori i Kadastrës së Elbasanit. Xhoxhi zëvendëson në këtë detyrë Maksim Malajn, i cili del në pension. KUSH ESHTE KLEVIS XHOXHI Klevis Xhoxhi ka lindur në Elbasan, në nëntor të vitit 1978. Ka mbaruar studimet për degën Juridik. Në vitin 2010 certifikohet për pjesëmarrje të sukesshme për “International Summerschool Albania – Driving Sustainable Development Towards the EU Challenges.” Më pas, në vitin 2011 specializohet në Master të nivelit…
Ky muaj ka qenë emocionues për të apasionuarit pas yjësisë. Përveç Hënës Blu, që do ndodhë në Halloween, Marsi do të jetë veçanërisht i ndritshëm në qiellin e natës gjatë gjithë tetorit për shkak të afërsisë së tij me Tokën. Më 13 tetor, do të ndodhë një ngjarje e referuar si “opposition” (kundërshtimi). Kjo do të thotë se Marsi, Toka dhe Dielli do të rreshtohen në mënyrë të përsosur, me Tokën në mes. Kurdo që kjo të ndodhë, Marsi arrin pikën e tij më të lartë pikërisht rreth mesnatës dh perëndon në lindje të diellit. Ndërkohë, ditën e djeshme, më…
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” u trajtua historia e braktisjes së dy fëmijëve të mitur 5 dhe 4 vjeç nga nëna e tyre. Historia u rrëfye nga gjyshja e cila kërkon ndihmë për të rritur mbesat. Si u njoh djali juaj me bashkëshorten? Vera: Të them të drejtën kur djali u martua me këtë femër nuk e kam pranuar dhe ai u largua me qera. Nuk e pranova sepse ajo kishte qenë e martuar dhe kishte dy fëmijë të tjerë të cilët i kishte braktisur. Kishin konflikte mes tyre pas martesës? Vera: Jo nuk kishin, por pasi…
Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e bashkëjetueses në Libofshë të Fierit. Policia njoftoi se ai është gjetur i pajetë nga partnerja dhe dyshohet se është vetëvraur. “Sot rreth orës 13:00, në fshatin Libofshë, Fier, në oborrin e banesës, është gjetur nga bashkëjetuesja e tij, i vetëvarur shtetasi grek J. A., 44 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen E. G., në banesën e saj në Libofshë”, thuhet në njoftimin e policisë për ngjarjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.
Shumë thonë se yjet mund të parashikojnë gjithçka dhe tani, të dhënat e reja sugjerojnë se sipas shenjave të Horoskopit mund të parashikojmë shansin tonë për t’u bërë një miliarder. Nëse je Peshorja, konsideroje veten me fat. Një studim ka zbuluar se nga 250 miliarderët në listën e publikuar së fundi nga Forbes, më të shumtit i përkasin shenjës së Peshores, 27 prej tyre. Në vendin e dytë, vijnë peshqit me 22 miliarderë, të ndjekur nga Gaforrja, Demi, Luani, të gjitha me nga 20. Bricjapi dhe Shigjetari janë të fundit, me vetëm 8 miliarderë.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim rastësor me aktorin e njohur Muharrem Hoxha. Në Facebook, Salianji ka postuar edhe një foto me të, duke e vlerësuar për energjinë e tij pozitive dhe për rolet që ka luajtur. Teksa kujton një nga rolet e Muharrem Hoxhës, Salianji nuk lë pa ironizuar edhe kryeministrin Edi Rama. “Muharrem Hoxha, “Mjeshtër i madh”. Energji pozitive 😀 Ndër dhjetra rolet që ka mbajtur me gëzim familjet shqiptare mu kujtua “Bushi”, personazhi që sapo dëgjonte krismat mbushte brekët… Rama ngjason shumë; i mbush prej zgjedhjeve #25Prill”, shkruan Salianji.
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u shpreh se ka autorizuar deklasifikimin dhe bërjen publike të “të gjitha” dokumenteve në lidhje me teorinë e konspiracionit “Russiagate” dhe skandalin e postës elektronike të Hillary Clinton. “Unë kam autorizuar deklasifikimin e plotë të të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me KRIMIN e vetëm politik më të madh në Historinë Amerikane, Russiagate”, tha presidenti në një postim të martën në mbrëmje. Ai më pas shton: “Po kështu, dhe për skandalin e Email-eve të Hillary Clinton. Asnjë redaktim!”. “KRIMI i vetëm politik më i madh në Historinë Trump tha se ai i kishte deklasifikuar…
Kryeministri Edi Rama komentoi sërish ditën e sotme sistemin e aplikimi EITAS që BE ka vendosur, duke deklaruar se ky nuk është një kthim pas dhe as një vizë, por një procedurë që ka si objektiv kryesor forcimin e kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Rama tha se vendet Shengen ku bën pjesë edhe Shqipëria duhet të regjistrohen online për të marrë konfirmimin që mund të hyjnë lirshëm në BE. “Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar. Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian,…