Author: tirana

“Facebook” ka fshirë një tjetër postim të presidentit amerikan Donald Trump. Në këtë postim, Trump pretendonte se Covid-19 ishte “më pak vdekjeprurës” se gripi. Presidenti amerikan aktualisht ndodhet në Shtëpinë e Bardhë pas tre ditësh trajtimi që kaloi në spital pasi ishte testuar pozitiv për virusin. Trump shkroi se SHBA-të ishin “mësuar të jetonin me sezonin e gripit, ashtu si po mësojmë të jetojmë tani me Covidin, në shumicën e popullatave shumë më pak vdekjeprurëse!!!” Twitter e fshehu të njëjtin mesazh me paralajmërimin se “përhap informacion të rremë dhe potencialisht të dëmshëm”. Përdoruesit duhet të klikojnë paralajmërimin e “Twitter”-it për…

Read More

Një eksperiment nga një ekip studiuesish nga Kioto në Japoni zbuloi se Covid-19 mund të mbijetojë deri në 9 orë në lëkurën e një njeriu. Studiuesit nga Universiteti i Kiotos janë shprehur se ky informacion mund të ndihmojë në zhvillimin e mënyrave për të parandaluar transmetimin e virusit përmes kontaktit, ndërsa tregon se sa e rëndësishme është larja e duarve. Ekspertët studiuam edhe virusin e gripit A, që njihet edhe si gripi sezonal, i cili mund të qëndrojë në lëkurë për gati 2 orë. “Këto rezultate tregojnë se SARS-CoV-2 ka një qëndrueshmëri dukshëm më të lartë në lëkurën e njeriut…

Read More

Porta e Drinit të Zi, në liqenin e Ohrit, shërben për të rregulluar kuotat minimale dhe maksimale të nivelit të ujit të përcaktuara me një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pavarësisht kësaj marrëveshje kjo portë është hapur më shumë sesa lejohet dhe kjo ka bërë që niveli i ujit të bjerë dhe të tërhiqet të paktën 20 m nga bregu në pjesën shqiptare të liqenit të Ohrit. Pavarësisht se mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ekziston një marrëveshje për menaxhimin e liqenit për të disatën herë pala maqedonase e shkel atë. Shqipëria e ka ngritur shqetësimin e saj…

Read More

Qeveria franceze do të prezantojë së shpejti dënime me burg ose gjobë për doktorët që japin të ahstuquajtura “çertifikata virgjërie”, për martesa tradicionale fetare. Drafti është pjesë e legjislacionit për përforcimin e vlerave laike franceze kundë asaj që presidenti Emmanuel Macron quajti dy ditë më parë “separatizmi islamik”. Ministria e brendshme franceze tha se ligji propozon një vit burg ose gjobë €15,000 për punonjësit e mjekësisë që lëshojnë “çertifikata virgjërie”. Sipas rrjetit France 3 TV, rreth 30% e doktorëve franceze kanë pasur kërkesë për çertifikata të tilla edhe pse shumica e tyre i refuzojnë. Organizata botërore e Shëndetësisë ka thënë…

Read More

Presidenti Ilir Meta me gjuhë të ashpër ka dënuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan ditën e djeshme në Kuvend. Gjatë bisedës në studio, Meta iu drejtuar Sonila Meços: O zonja Meço, o je shtatzënë ose nuk je. Nuk ka je pak shtatzënë. E thonë edhe në anglisht këtë shprehje. Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët! Pjesë nga intervista Pyetje: 5 qershori u shkel, ku do të jetë Meta? Meta: Presidenti ka qënë në mbrojtje të Kushtetutës dhe në krahun e popullit shqiptar. Do të jetë i vendosur dhe i hekurt. Kam disa vite…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë televizive është shprehur se fillimisht kishte pritshmëri për SPAK, nisur nga fakti se ishte nën tutelën e ndërkombëtarëve. “Fillimisht kisha një lloj pritshmërie. Pastaj konstatova: Sado t’i financosh ata, së pari lidhet me integritetin. A kemi dërguar njerëzit që kanë genin dhe guximin për t’u përballur me krimin? Unë dyshoj,” tha ajo. Më pas ajo u mor me dosjet që janë shkatërruar nga SPAK, mes tyre edhe ajo për manipulimet zgjedhore. “Bundestagu gjerman tha se duhet të dënohen ata që kanë vjedhur vota. Çfarë bëri SPAK? Arrestoi dy komisionerë të vdekur. E di se…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe drejtuesja politike për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat e Kamzës. Mes qindra grave dhe vajzave, ministrja u shpreh se Kamza po ndryshon çdo ditë e më tepër dhe se po i jepet prioritet rindërtimit dhe transformimit të saj. Ndër të tjera Spiropali theksoi se nuk ka më kthim pas te politika që i ka lënë pas dore prej vitesh dhe se çdo votë për PS është votë për fëmijët e tyre. “Është një kënaqësi shumë e madhe që jemi këtu me gratë dhe…

Read More

Publikohen pamjet të pak sekondave para aksidentit ku automjeti i 4 vajzave do të goditej nga Mercedezi i Behar Pemës pasditen e 13 shtatorit në dalje të tunelit të autostradës Tiranë-Elbasan. Report TV që ka publikuar pamjet thotë se makina e drejtuar nga Pema vjen në korsinë e majtë dhe në dalje të tunelit sapo kish dalë automjeti Volkswagen i vajzave, ai humb drejtimin duke dalë në korsinë e djathtë dhe duke goditur makinën nga pas. Goditja nga pas ishte aq e fortë në tre sekonda ku siç duket e në këto pamje dalja e tunelit është mbuluar nga pluhuri…

Read More

Shoqëria “Bankers Petroleum Albania LTD” u ka dërguar një letër të hapur krerëve më të lartë të shteteve, nga presidenti Ilir Meta, drejtuesve të organeve të drejtësisë deri te ambasadorët e SHBA-BE dhe Italisë, lidhur me çështjen e Leonidha Çobos, ish- drejtorit të tyre. Në këtë letër 5 faqësh, kjo kompani ka sjellë me detaje aktivitetin e tij kriminal, duke theksuar se ka përdorur pronat shtetërore për të gjeneruar përfitime personale. Për këtë arsye, ata kërkojnë që të vihet para drejtësisë, duke evidentuar edhe një detaj të rëndësishëm. Sipas tyre, Çobo është në përpjekje për t’u bërë pjesë e jetës…

Read More

Prokuroria e Tiranës urdhëron arrestimin e disa zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimebe Natyrore. Deri më tani janë arrestuar 5 persona, ndërsa për një tjetër është vendosur arrest shtëpie. Ndërkohë dy të tjerë ende nuk janë kapur. Veprat e hetuara mësohet se janë mashtrim me pasoja të rënda, neni 143, kontrabandë me mallra që paguhen akcizë, neni 172, fshehje të ardhurash neni 180, shpërdorim detyre neni 248 i Kodit Penal.

Read More

Ish-vjehrra akuzon nusen për tradhëti me djalin tjetër. Pas 7 vitesh martesë saj Ibrahimi është në proces divorci me ish-nusen Hamidenë. 26-vjecarja nga Burreli zbuloi lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortit, kur ishte 4 muajshe shtatzënë me binjakët, ndërsa ish-vjehrra hedh një tjetër akuzë të rëndë në emisinonin ‘Pa Gjurmë’. 26-vjeçarja nga Burreli ka afro 6 muaj që nuk shikon djalin 8-vjecar, që në maj të këtij viti, kur bashkëshorti Ibrahimi, pasi e dhunoi ia mori nga duart dhe u largua. Sot është në kërkim të djalit që 8 vjec, të cilin nuk e sheh prej muajsh. Që nga dita kur bashkëshorti…

Read More