Teksa ka nisur turin e saj të takimeve dhe inspektimeve në disa zyra shërbimi të njësive vendore të Qarkut Tiranë, drejtuesja politike e PS Qarku Tiranë, ministrja Elisa Spiropali, u shpreh se transformimi i këtyre zyrave ka në fokus shërbimin ndaj qytetarit dhe jo atë ndaj militantëve partiakë. “Reformimi i zyrave të shërbimeve na diferencon nga ata që deri dje i përdornin këto zyra si strofulla militantësh. Reformimi kryefund i njësive të shërbimit si edhe adresimi e zgjidhja e problematikave në kohë rekord, përcakton haptazi përkushtimin tonë nga ‘vizionarët’e djeshem që zyrat i përdornin si mëngjezore dhe baza elektorale.” –…
Author: tirana
Humbja e fundit ndaj Lituanisë duket se ka shkaktuar krisje në ambientin kuqezi dhe kjo shihet qartësisht nga fjalët e presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ai ka kritikuar një nga ata lojtarë të cilët ka mbrojtur gjithmonë e për të cilin ka insistuar prej kohësh që të jetë kapiteni i kuqezinjve, Elseid Hysajn. Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Lituanisë dhe Duka nuk e ka kapërdirë faktin se ai nuk e evitoi dot një gjë të tillë, duke lënë ekipin me 10 lojtarë në moment vështirësie. Ndaj në intervistën e sotme në Radio Kiss Kiss, presidenti i FSHF…
Tre ditë kërkime, por pa rezultat për gjetjen e tre të rinjve të zhdukur në Malësinë e Madhe, kanë detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu të niset me urgjencë në Shkodër. Shkak i kësaj vizite blic është operacioni pa sukses për gjetjen e Klement Pepajt, Vilson Çutajt dhe vrasësit të dyshuar të tyre Danjel Pepaj.
Aktori i humorit Aleks Seitaj dhe këngëtarja Xhesika Polo kanë qenë të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, ku kanë folur për bashkëpunimin e tyre më të fundit “Nënë”. Tematika e kësaj bisede ka qenë vetëm për nënën, ku të dy kanë treguar se çfarë përfaqëson ajo në jetët e tyre. Aleksi është shprehur se kohët e fundit ka filluar ta trajtojë atë si bebe sepse ajo ka qenë një njeri i ftohtë dhe tani ka filluar të ndryshojë. Aleks Seitaj: Mamin unë e dua shumë, është dashuria e jetës sime, tani kam fillaur ta trajtoj si një bebe,…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar naftëtarët grevistë në Ballsh të Mallakastrës. Basha tha se qeveria vazhdon të gënjejë dhe se minatorët e naftëtarët vazhdojnë të jenë klasa më e shtypur në Shqipëri. “Më vjen keq që ndodheni në këtë situatë. Qeveria vazhdon të gënjejë. Për hjerë të dytë gjendem në këtë gjendje të rëndë. Edhe atëherë e njëjta situatë, premtime që nuk mbahen. Shqipëria e di se Ballshi e Bulqiza janë më të pasurat dhe janë të varfër. Me këto pasuri pasurohet një grusht njerëzish, e naftëtarët e minatorët janë më të shtypurit në vend. Këtë realitet…
Luka Modriç, në një intervistë për një emision sportiv spanjoll, ka kujtuar episodin më të errët të fëmijërisë së tij. Mesfushori kroat i Real Madrid tregoi se si i vranë gjyshin. Gjyshi më rriti, pasi prindërit ishin në punë dhe unë rrija te shtëpia e gjyshit. Ishte një ngjarje e trishtë që më lëndoi shumë, pasi ishte një njeri shumë i rëndësishëm për mua. Isha 6-7 vjeç dhe nuk isha shumë i ndërgjegjshëm, por mbaj mend se si po e kërkonin. Ai dilte përditë me bagëtitë dhe kthehej në të njëjtën orë. Atë ditë nuk u kthye, pasi e dinte…
Një 14-vjeçare në Drenas, javë më parë dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe nëna e saj, e dashura e burrit. Për këtë arsye, kanë përfunduar të dy në pranga. Burime brenda Prokurorisë së Kosovës kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që i dhunoi vajzën, me dijeninë e saj. Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka…
Rrjeti social “Instagram”, në ditët e sotme është bërë pjesë integrale e të rinjve, por jo vetëm. Aktivitetet e tyre ditore, dëshirat, udhëtimet, takimet, përdoruesit shpesh zgjedhin që t’i ndajnë me ndjekësit e tyre në këtë rrjet. Por, ndodh ndonjëherë që rrjeti të shpërthejë ndaj një postimi të caktuar, e ku personazhi që e ka bërë atë është i njohur, reagimi është më i madh. Një gjë e tillë i ka ndodhur ish-konkurrentit të Big Brother, Olsi Klosit. Ai tha në “Ftesë në 5” se kur darkon në ndonjë restorant, shpesh zgjedh opsionin që postimet mos t’i shohin të afërmit…
368 mijë doza të vaksinës së gripit janë në dispozicion për grupet e riskut nëpër qendrat shëndetësore, por në farmaci për pjesën tjetër të qytetarëve vaksina do të mbërrijë brenda Tetorit. Burime pranë Agjencisë së Barnave bëjnë me dije se deri më tani vetëm një kompani farmaceutike ka aplikuar për të importuar 10 mijë doza të vaksinës së gripit. Por kur duhet të kryhet vaksina e gripit? Ekspertët rekomandojnë që vaksinimi duhet të kishte nisur që në fillim të Shtatorit për një mbrojtje më të madhe, gjithsesi ajo është e vlefshme edhe për muajt në vijim. Vitin që shkoi vaksina…
Gianni De Biasi do të kthehet në Shqipëri në 13 tetor. Ish-trajneri i kombëtares sonë, aktualisht në drejtimin e Azerbajxhanit, do të luajë ndeshjen ndaj Qipros, të vlefshme për Ligën e Kombeve në “Elbasan Arena”. Vendimin e mori UEFA, duke marrë shkas nga konflikti i armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Kryeministri Edi Rama do të kërkojë nga qytetarët shqiptarë të vlerësojnë punën e ministrave të tij. Në përfundim të mbledhjes së shtabit elektoral, Rama tha Partia Socialiste është në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë, e cila është duke kryer vlerësimin e deputetëve të qarkut. “Çfarë mund t’ju them unë ne vazhdojmë punën diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet në çdo komunitet, jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë ato kodet dixhitale për vlerësimin për deputetët e qarkut. Pas pak ditësh do të dalë edhe kërkesa për vlerësim për…
“Në lagjen time, në një pallat dyshoj se është mbjellë drogë”. Ky informacion i detajuar i përcjellë nga një informator policie ka rezultuar pikërisht i tillë, pasi antidroga ka bujtur në një pallat në rrugën “Reshit Çollaku” në kryeqytet. Aksionin e veçantë e detajon një burim i gazetës Si sipas të cilit pas kontrolleve të zhvilluara në katin e katërt të një pallati është konkluduar se në këtë shtëpi ishin mbjellë 10 rrënjë bimë kanabis sativa. Në procesverbalin e përpiluar menjëherë pas këtij zbulimi agjentët përshkruajnë se droga ishte mbjellë në vazo lulesh dhe se kishte një gjatësi 15 deri…