Author: tirana

Policia ka arrestuar një 51 vjeçar në Durrës, pasi fqinja e tij ka kallëzuar se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj vajzës së saj të mitur 8 vjeçe. Mësohet se ai i është drejtuar vajzës së mitur me një fjalor banal, por kjo është parë me shqetësim nga nëna e të miturës, e cila e ka denoncuar në polici. Mësohet se 51-vjeçari është banor në lagjen 15 të Durrësit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vepra të turpshme”.

Read More

Këshilli i Lartë i Prokurorisë apelon prokurorët që përmbushin kriteret për emërimin si gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të aplikojnë për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallura nga Presidenti Meta. Thirrja inkurajuese shkon për të gjitha ata prokurorë që kanë kaluar me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë.

Read More

Detaje të reja dhe dëshmitë janë zbardhur rreth ngjarjes së ndodhur në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe ku rezultojnë të humbur tre personave mes të cilëve dy dyshohen si të vrarë dhe të zhdukur, shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Autor i dyshuar i vrasjes dhe zhdukjes së tyre dyshohet se është shtetasi Danjel Pepaj. Në tre tetor ditën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja të tre shtetasit kanë shkuar në Bajzë të Malësisë së Madhe ndërsa i ka dërguar me makinë vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi Olsi Çutaj. Tek lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj…

Read More

E kemi thënë edhe më herët që maskat tani janë bërë pjesë e normalitetit të ri.Njerëzit duket sikur po përshtaten me këtë fakt dhe çdo ditë e më shumë përdorimi i tyre po zgjerohet. Gjithsesi, duhet të keni parasysh që vetëm duke vendosur një maskë nuk po mbroni siç duhet veten apo të tjerët. Për të ndihmuar në përhapjen e Covid-19 ju duhet ta vini maskën në mënyrën e duhur dhe të shmangni me patjetër gabimet që bëni më shpesh. #Gabimi 1. Maska ju mbulon vetëm gojën Nëse e keni vendosur kështu gjatë kësaj kohe, keni bërë gabim. Maska duhet…

Read More

Pas Tiranës, qarku i Korçës ka qenë më i pasuri, pasi raportohet se ka pasur më shumë shpenzime nga familjet në atë zonë.  Korça zhvendosi Durrësin, i cili më 2018 renditej i dyti pas Tiranës për nivelin e lartë të jetesës, por tërmeti i 26 nëntorit 2019 dëmtoi rëndë ekonominë e qarkut. Ndërsa në Qarkun e Dibrës dhe të Elbasanit u raportuan konsumi më i ulët në vend e për rrjedhojë shpenzimet më të ulëta nga buxhetet e tyre mujore vitin e kaluar, duke ruajtur të njëjtën renditje në raport me vitin 2018. Të dhënat i referohen Anketës së Buxhetit…

Read More

Joe Biden dhe bashkëshortja e tij mbërritën në Miami dje, ku u pritën nga një sërë gazetarë. Në një moment që tani është bërë viral në rrjetet sociale, Jill i afrohet nga pas Joe-it ndërsa ai po fliste me gazetarët, duke e tërhequr disa hapa prapa në një përpjekje të dukshme për të mbajtur distancën e duhur sociale. Videoja u postua fillimisht nga një prej anëtarëve të stafit të Biden i cili shkroi: “Gjej një partner që kujdeset për ty ashtu si Jill bën për Joe”. Ajo është martuar me Biden 43 vite më parë në 1977-n, duke u bërë…

Read More

Publikohen përfundimet për Shqipërinë në progres-raportin që Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të prezantojë ditën e sotme. Sipas përfundimeve, Shqipëria ka përparuar drejt objektivave strategjikë me vendimin e Këshillit për të hapur bisedimet për anëtarësim. Autoritetet vijuan të tregonin publikisht përkushtimin për të përparuar në rrugën e integrimit europian, bazuar mbi mbështetjen e fortë popullore ndaj anëtarësimit në BE. Shqipëria vijon të mbajë qëndrim 100% në përputhje me linjën e Bashkimit Europian sa i përket politikave të jashtme. Pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, Shqipëria ka bërë përparime vendimtare dhe është pranë plotësimit të kushteve të vendosura në prag të konferencës…

Read More

Në një video të publikuar në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, bën të ditur se bluzat e bardha do të ketë një rritje page me 40%. Deklarata e Ramë erdhi pasi inspektoi punimet për spitalin e ri të fëmijëve, që sipas tij do t’i shtohet zinxhirit të transformimit të QSUT. “Sot kemi publikimin e masës që do të marrim për pagat, që pritet të fillojë nga 1 janari ku do të përfshihen në ligjin e ri të buxhetit. Të gjithë bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat. Nuk është pak”, u shpreh kryeministri Rama ndërsa reagoi me batutë me një…

Read More

Ish-futbollisti i Shqipërisë, Klodian Duro pas problemeve me drejtësinë pritet që t’i rikthehet sërish futbollit. Mediat shkruajnë se Duro do të zhvendoset në Kosovë, ku pritet vetëm zyrtarizmi i tij në krye të stolit të Feronikelit të Drenasit. Në mars të këtij viti Duro theu urdhrin e mbrojtjes dhe hyri në banesën e ish-bashkëshortes, sipas avokatit për të takuar vajzën e tij. Gjykata e dënoi në korrik me 6 muaj burg, 4 me gjykim të shkurtuar për eprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Tashmë Duro do lërë pas këtë njollë dhe do…

Read More

Një hulumtim ka treguar se cila është arsyeja përse ndiheni të lodhur dhe nervozë në një ditë me shi. Arsyeja kryesore që zgjimi në mëngjesin me shi është më i vështirë se zakonisht, apo që gjatë ditëve me shi më shumë dremitim është shkaku i ndryshimeve hormonale, theksohet në studimin e Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, Nëse dita është me shi, ka më pak dritë gjatë ditës, andaj trupi ka më pak serotoninë dhe më shumë melatoninë, hormone të cilat janë përgjegjëse të drejtpërdrejta për gjendjen shpirtërore dhe vigjilencën. Serotonina është hormon i cili na ofron ndjenjë të përgjithshme të mirëqenies,…

Read More

Pas reagimit të aktivistit të Nismës “Thurje”, Pano Soko që nuk do ketë më bashkëpunim me deputeten Rudina Hajdarin dhe Nisma nuk do të kthehet në parti politike. Rudina Hajdari merr një tjetër goditje të fortë, vjen vendimi i papritur nga Nisma ‘Thurje’ për deputeten pas grushtit në foltoren e Kuvendit. Reagon Pano Soko Ai përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me deputeten Rudina Hajdari, gjë që sipas tij është i pamundur në kushtet e votimit të ndryshimeve në Kodin zgjedhor, ku futja e herësit në listat e hapura, bëhet pengesë për kthimin e ‘Thurjes’ në parti politike. I menjëhershëm ka qenë…

Read More