Author: tirana

Në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri, disa qeveri në të gjithë botën e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave të fytyrës në hapësirat publike. Shumë ekspertë thonë se mbajtja e maskës në fytyrë mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së koronavirusit, por disa njerëz e neglizhojnë përdorimin e rregullt të maskave, duke pretenduar se mund të shkaktojnë ekspozim të tepërt të dioksidit të karbonit dhe të paraqesin rreziqe për shëndetin. A është e vërtetë? Jo! Maskat e fytyrës nuk kanë gjasa të shkaktojnë ekspozim të tepërt të dioksidit të karbonit, madje edhe në pacientët…

Read More

Nëse mendoni se koronavirusi ka shkatërruar planet tuaja për të ardhmen, ndaloni për një moment për të lexuar ndikimin e mundshëm të pandemisë në gjysmë milioni vajza dhe adoleshente në të gjithë botën, sipas raportit të fundit të Save the Children. Në vitin 2020, për shkak të pasojave ekonomike të pandemisë, gati 500,000 vajza të tjera rrezikojnë të detyrohen të martohen me forcë, një vlerësim që përkthehet në një parashikim tjetër dramatik: një milion shtatzëni të hershme, shkaku kryesor i vdekjes vajzave dhe grave nga 15 dhe 19 vjeç. Jo numra, por trupa pothuajse fëmijësh të detyruar të funksionojnë kundër…

Read More

Duke pasur parasysh numrin në rritje të infeksioneve të reja gjithnjë e më shumë shtete evropiane po marrin masa më të forta për të penguar pandeminë.  Një prej vendeve rrezikon të vendosë sërish kufizime të përgjithshme. Në Irlandë jeta publike mund të vendoset sërish nën kufizimet totale. Sipas një njoftimi të mediave, shtabi i emergjencave këshilloi autoritetet e shëndetësisë që të vendosin kufizimet e nivelit të pestë. Në këtë mënyrë qytetarëve do u kërkohej që të qëndronin në shtëpi dhe të lëviznin në një distancë me rreze 5 kilometra. Aktualisht, të gjitha zonat ndodhen nën masat e nivelit 2. Në…

Read More

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Britani, ku një shqiptare ka vrarë me mjete prerëse një vogëlushe 7-vjeçare të pafajshme në rrugë në sy të prindërve. 30-vjeçarja, e identifikuar si Eltiona Skana, akuzohet për ‘eliminimin’ e Emily Jones. Autorja ka dale para gjykatës britanike ditën e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 mars, në Queen’s Park në Bolton. Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin, por humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Dëshmitarët janë shprehur se vogëlushja u godit në qafë nga një grua, e cila ishte ulur në një stol prej druri, ndërsa vajza kalonte pranë saj.…

Read More

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi hodhi hije dyshimi se për ndryshimet e djeshme në Kodin Zgjedhor mund të ketë një marrëveshje të fshehtë mes kryeminsitrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Patozi tha se këtë dyshim ja krijon reagimi shumë i butë i Bashës. “Reagimet e ndërkombëtarëeve janë më të buta sesa unë do të doja, edhe pse në tërësi janë kontestuar. Ata thonë se kjo është një marrëveshje e njëanshme. PS preu në besë të gjitha palet, opozitën brenda dhe jashtë. Ky ndryshim Kodi u intereson dy personave, Bashës dhe Ramës. Kam një dyshim të madh sepse edhe…

Read More

Eksperti Erion Dasho ka komentuar deklaratën që erdhi nga ministri Blendi Klosi se valët e muzikës përhapin virusin. Në lidhje me këtë, Dasho ironizoi duke theksuar se çështjet mjekësore duhet t’u lihen në dorë mjekëve dhe jo kushdo mund të flasë për Covid-19. “Kjo është ana qesharake e sëmundjes dhe njerëz që nuk janë kompetentë fillojnë e flasin. Me këtë sëmundje duhet të merren mjekët. Në momentin që hyjnë ministrat e Turizmit, kryeministrat, presidentët ai në Amerikë, nuk ka asgjë të mirë për popullatën. Këta persona janë duke i bërë një dëm shumë të madh popullatës”, u shpreh Dasho për…

Read More

Nga Frank Bruni Edhe unë reagova me cinizmin që e ka infektuar keq politikën amerikane. Reagimi im i parë ndaj lajmit se presidenti Trump kishte testuar pozitiv me koronavirusin e ri ishte:A jemi të sigurt? A mund t’i besojmë këtij lajmi? Një njeri që kaq shpesh tallet ose luan rolin e viktimës, dhe që tallej me rivalin Xho Bajden për kujdesin personal që tregon ndaj situatës, po detyrohet tani të braktisë fushatën elektorale. Unë nuk mund të mos mendoj se kjo nuk ka lidhje me karma-n. Trump ka shpenzuar 6 muajt e fundit, kohë gjatë të cilës më shumë se…

Read More

Dashi Yjet u japin një nxitje projekteve tuaja, duke i ngarkuar ato me energji të reja. Ndoshta, është e përshtatshme t’i jepni mjedisit ku keni në plan të ushtroni aktivitetin tuaj një vëzhgim të mirë. Takimi i rastësishëm me një person me të cilin keni qenë fshehurazi i dashuruar do të rizgjojë ndjenja të përziera. Demi Yjet e favorshëm do t’ju ofrojnë mjetet e duhura për të marrë atë që dëshironi. Një ditë e shënuar kjo e sotmja një shoqëri e madhe dhe një dëshirë për të qenë me të tjerët do zbukurojë ditën tuaj. Është koha e duhur për…

Read More

Gazetari Robert Rakipllari dhe deputeti i PS Taulant Balla janë “përplasur” me njeri-tjetrin mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.Rakipllari e ka quajtur PS mashtruese pas miratimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai tha se PS mashtroi qytetarët, opozitën parlamentare dhe ndërkombëtarët. Balla i kërkoi që ta tërheqë mbrapsht atë që tha. Debati:Rakipllari: Ju jeni mashtruesa, kemi gënjyer qytetarët e Shqipërisë, ndërkombëtarët madje keni shkelur dhe marrëveshjen me opozitën parlamentare. Balla: Askush, as ti dhe askush tjetër nuk mund të më thotë mua keni mashtruar tërhiqe atë që the. Rakipllari: Unë nuk thashë ke mashtruar ti thashë jemi përballë një mashtrimi… Balla: Tërhiqe atë që…

Read More

Petros u intubua para 25-vjetorit të tij. Pavarësisht se në një moshë shumë të re, nga njëri moment në tjetrin ai e gjeti veten duke marrë trajtim intensiv në spital ndonëse nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.Duke folur për SKAI, i riu u dërgon mesazhin e tij atyre që vënë në dyshim se Covid-19 mund t’u rrezikojë jetën. “Unë kisha temperaturë mbi 40, dhe nuk binte. Në të vërtetë nuk kam pasur sëmundje, në përgjithësi jam shumë atletik, pothuajse nuk sëmurem kurrë, nuk përdor ilaçe, në përgjithësi jeta ime është shumë e shëndetshme. Askush nuk priste që unë të përfundoja kështu,” shkruan ai.…

Read More

Monika Kryemadhi ka zbuluar zonat e mundshme se ku do kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Ajo theksoi se do të garojë në ato zonat, ku socialistë janë më pak të përfaqësuar. E para e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se nuk përjashton faktin që të garojë në Tiranë, Fier, Durrës ose në Elbasan. Madje, ajo e la të hapur mundësinë që t’i dalë në ballë vetë kryeministrit Edi Rama në qytetin e Durrësit, por kjo mbetet thjesht një kuadër të deklaratave politike të znj. Kryemadhi pasi asgjë nuk është zyrtare nga radhët e LSI-së.

Read More

Pas bisedimeve të gjata dhe negociatave midis Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe udhëheqësit turk Rexhep Tajip Erdogan, një delegacion shtetëror serb udhëtoi për në Ankara për të negociuar blerjen e disa sistemeve të dronëve të tipit “Barjaktar”, pretendojnë mediat serbe. Sipas medias serbe, ministri i Financave Sinisa Mali dhe ndihmës/ministri i Mbrojtjes për burimet materiale Nenad Miloradoviç, janë në krye të delegacionit që shkuan në Turqi. Ata duhet të vendosin të gjitha detajet dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin dhe kontratën në bazë të së cilës një nga sistemet luftarake më të fuqishme të dronëve aktualisht në botë do të…

Read More