Author: tirana

Në Ditën Botërore të mësuesve, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zgjedhur të bëjë disa telefonata surprizë me mësues të qyteteve të ndryshme, si: mësues tashmë në pension me përvojë të dalluar, mësues ndihmës, mësues kontributorë për “RTSH Shkollë”, apo ndonjë prej tyre që sot ka edhe datëlindjen. Ministrja Kushi shprehet se telefonatat kishin si qëllim shfaqjen e respektit ndaj mësuesve. “Telefonatat surprizë kishin në qëllim shprehjen e respektit ndaj secilit që komunikova, e nëpërmjet tyre të përcjell mirënjohjen për çdo mësuese e mësues në Shqipëri që ka kontribuar e vazhdon të kontribuojë në arsimimin e brezave”. Kushi thotë se këtë…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një intervistë për ‘Ilva Now’, deklaroi se partia e saj do të marrë një rezultat surprizë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryemadhi tha se e bazonte optimizmin e saj tek zhgënjimi i socialistëve, duke theksuar se prit më 25 prill më shumë se 40 mandate. Ndërsa fliste për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor në Parlament në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca qeverisëse, kryetarja e LSI-së tha se, nuk ka makinacion që ia heq fitoren opozitës. “Edhe Taulant Balla t’i numërojë votat e opozitës nuk ka strukturë apo metodologji që të…

Read More

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar për miratimin e ndryshimeve të sotme në Kodin Zgjedhor. Reagimi Morëm njoftim mbi miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve të tjera në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit të marsit. Shprehim keqardhjen që nuk u arrit asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të votoheshin në Parlament. Me gjithë rezultatin pozitiv të marrëveshjes mbi rekomandimet e OSBE / ODIHR-it të arritur më 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet. Ne inkurajojmë të gjithë…

Read More

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve ka marrë sot detyrën e nënkryetares së LSI-së në Tiranë. Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e LSI me kryesinë e Tiranës, është vendosur që Shehaj të mbajë post drejtues për të komanduar për degën më të madhe të partisë në vend. Pak kohë më parë, Shehaj deklaroi se do të ishte pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim. E pyetur se perse zgjodhi LSI, Shehaj tha se me LSI “jam në një parti ku socialistët mendojnë për socialistët. Aty (në PS) janë rilindasit që mendojnë të hanë socialistët”.

Read More

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 shqiptarët do të votojnë për herë të parë jo vetëm për partinë, por edhe për deputetin e preferuar. Renditja e kandidatëve dhe shpërndarja e mandateve do të realizohet sipas formulës së Partisë Socialiste, e cila edhe pse lejon votën preferenciale për një kandidat e bën të pamundur kapërcimin e tij në listën fituese. Kandidatët në fletën e votimit do të renditen sipas preferencës së kryetarit të partisë dhe jo sipas alfabetit. Ditën e zgjedhjeve votuesi ka të drejtë të shënojë me kryq subjektin politik që dëshiron dhe më pas 1 kandidat të preferuar. Për…

Read More

Dita e djeshme ishte ndër ato të veçantat për shtatzëninë e Sara Hoxhës. Ajo dhe Ledri Vula kanë organizuar një festë “baby shower” me miqtë dhe familjarët, ku nuk munguan lojërat me të ftuarit. Personazhet VIP si Kida, Dhurata Dora, Arjana Fejzullahu nuk ngurruan të postojnë momente nga atmosfera e krijuar. Ndonëse mikesha të mira të çiftit, Lori dhe Sara Hoxha nuk ishin të pranishme në festën e tyre, por u siguruan të mos mungojë një surprizë. Vetë Sara ka zbuluar nëpërmjet një fotoje në rrjetet sociale, një tufë me lule shoqëruar nga një dedikim special. Në pusullën e dërguar…

Read More

E ftuar mëngjesin e kësaj të hëne në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ishte astrologia Meri Gjini për të folur mbi parashikimin e horoskopit për vijimin e muajit Tetor. Ky muaj do t’u japë mundësinë shenjave të tokës të jenë më të privilegjuara. Sipas Merit demat do të favorizohen nga fati dhe do ia dalin mbanë pa marrë parasysh gjendjes së tyre emocinale aktuale. Edhe Virgjeresha dhe Bricjapi do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë këtij muaji dhe do të jenë në gjendje ti marrin më të mirën kohës. “Shenjat e tokës do të jenë më…

Read More

Nëse keni lindur në një familje aktorësh, është e mundur që të keni kaluar të gjithë fëmijërinë tuaj në grupe së bashku me prindërit tuaj të famshëm. Që në moshë të hershme, fëmijët e famshëm janë të ekspozuar ndaj lenteve të aparateve fotografike dhe mahniten nga magjia e botës së kinemasë, shpesh duke vendosur të ndjekin gjurmët e prindërve të tyre. Më vonë, pasi u bënë të famshëm që të rinj, ata ftojnë prindërit e tyre më të vjetër përsëri në ekranin e madh për të luajtur role së bashku. Më poshtë janë disa prej të famshmëve që kanë aktruar…

Read More

Deputetja socialiste Vasilika Hysi është pyetur në një intervistë televizive nëse ajo synon një post ministror në zgjedhjet e ardhshme. Përgjigja e saj ka qenë e prerë duke thënë ‘jo’, pra se nuk e synon një post ministror. “Jo nuk e kam synuar”, tha deputetja qartazi. Sakaq ajo ka komentuar dhe emërimin e Kushit në krye të ministrisë së Arsimit, duke thënë se e vlerëson këtë zgjedhje të kryeministrit Edi Rama. “Ka bërë zgjedhje shumë të mirë Rama. Unë e vlerësoj shumë Nikollën, Shahinin. Në fund përgjegjësia është e ministrit. Fakti që zgjodhi Kushin unë e kam vlerësuar sepse vjen…

Read More