Si vajza që jemi, na shtyn gjithmonë kureshtja për të bukurën, gjërat më trendi të momentit dhe gjithçka me stil. Shumica prej nesh janë të apasionuara pas modës dhe e pranojmë, “vdesim” të shohim si është veshur dikush tjetër dhe si i ka kombinuar rrobat e tij. Herë pas here, personazhet VIP na kanë kënaqur sytë dhe na e kanë bërë qejfin duke na hapur dyert e garderobave të tyre, ndërsa radhën së fundmi e kishte Oriola Marashi. Për herë të parë, ajo ka ndarë me ndjekësit në InstaStory pamje nga dollapi i madh i rrobave, të cilin fillimisht nga…
Author: tirana
Duke filluar nga 1 janari 2021, të gjithë shtetasit shqiptare që do të udhëtojnë drejt shteteve të Bashkimit Evropian do të përballen me një rregullore shtesë udhëtimi. Programi i quajtur ETIAS, ose Sistemi Elektronik i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ka për qëllim filtrimin e udhëtarëve që vijnë nga vendet e tjera si një përgjigje për të siguruar kufijtë Evropianë. Programi ETIAS u mendua në vitin 2016 dhe u deshën katër vjet për t’u zhvilluar. Duke filluar nga viti 2021, të gjithë udhëtarët shqiptarë do të duhet të kenë një ETIAS për Qytetarët Shqiptarë nëse dëshirojnë të vizitojnë një vend…
Ish deputeti i PD për Beratin, Astrit Veliaj, i cili u përjashtua nga listat e kandidatëve për deputet ka hedhur akuza të forta në drejtim të bazës së PD, ose siç e cilëson ai grupi i njerëzve që ka kapur partinë, se në qarkun e Beratit po kandidojnë persona me rekorde kriminale. “Kam pasur një raport të shëndetshëm me njerëzit që kanë pasur raport me të vërtetë, kam qen kritikë nga njerëz që janë të përfshirë në krime apo abuzime dhe aktualisht në PD në qarkun Berat kandidojnë persona të inkriminuar”, tha ish deputeti demokrat. Sa për kryetarin e PD-së,…
Secili prej nesh është unik dhe ka karakteristika dalluese. Përsosmëria është padyshim një mit dhe në këtë pikë a nuk është bukuria e gjërave në papërsosmëritë e tyre? Fytyrat tona zbulojnë shumë për personalitetet tona dhe zbulojnë si cilësitë, ashtu edhe të metat tona. Nëse jeni kurioz të dini më shumë dhe nëse pyesni veten se çfarë zbulojnë buzët për ju, ky artikull ju vjen në ndihmë. Buzë të mëdha dhe të plota Buzët e plota tregojnë natyrshëm një person miqësor, i cili e do kontaktin shoqëror dhe flet gjerësisht për bujarinë e tij. Njerëzit me buzë të plota vlerësohen…
Aktori Leaert Vasili shprehet hapur se nëse femrat e zhveshura dhe me makina të shtrenjta promovohen, atëherë nuk është çudi që prostitucioni është në nivele të larta. “Në qoftëse femrat që konsiderohen të arritura janë pikërisht që gjysmë lakuriq orëve të natës vijnë rrotull në zonën e ashtuquajtur bllok me makina qindra mijëra euro, atëherë mos u çudisni përse prostitucioni është në nivele të jashtëzakonshme dhe pse tjetri do të marri fëmijët e vet dhe të iki nga Shqipëria”.
Artistja e njohur, Manjola Nallbani ka zgjedhur që ditët e fundit me diell t’i shijojë me familjen e saj në Turqi. Manjola ka ndarë së fundmi në llogarinë në ‘Instagram’ një moment krah vajzës, me të cilën ka ndarë rrallë herë foto. “Me diellin tim”, ka shkruar Manjola krah postimit ku shfaqet mjaft e qeshur së bashku me vajzën. Ajo cfarë bie tjetër në sy është dhe eleganca e këngëtares, e cila së bashku me të bijën duken si dy shoqe. Me siguri Nallbani është duke i shijuar maksimalisht këto ditë pushime së bashku me vajzën larg impenjimeve të shumta…
40-vjeçari shqiptar, Paulin Nikaj, i cili ishte dënuar me 30 vite burg nga gjykata italiane, është ekstraduar ditën e djeshme nga Italia. Ekstradimin i tij është bërë me urdhër të Interpol Tirana, ku dwnimin 40-vjeçari nga Kruja tashmë do ta kryejë në Shqipëri. Ai mori një dënim të tillë pasi ekzekutoi në parkimin e një qendre tregtare në Rimini bashkëkombësin e tij Nimet Zyberi. Nikaj u dënua me vendimin penal të formës së prerë të datës 1 shkurt 2017 të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, për veprat penale “Vrasja”, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit”, “Dëmtime personale”…
Arbana Osmani publikon shpesh në rrjete sociale foto ose video me mbesën e saj, Kenzën. Ajo është vajza e vetme e vëllait të Arbanës, Shpatit dhe mes hallës e mbesës ka një “ngjashmëri të frikshme”. Ditën e sotme moderatorja ka treguar se ka dalë për “shopping” me Kenzën për të blerë veshje dhe rroba për bebushin e Arbanës që do të vijë së shpejti në jetë. Por këtë herë të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen ngjashmëria e madhe në tipare mes moderatores dhe mbesës së saj. Menjëherë pas publikimit Osmani ka marrë me qindra mesazhe nga ndjekësit që të gjithë…
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin ka reaguar pas letrës që ministrja e Jashtme e Kosovës u dërgoi ambasadorëve të BE-së në Prishtinë duke u kërkuar që të dënojnë gjuhën kërcënuese dhe thirrjet ksenofobe të tij në lidhje me shqiptarët. Vulin nuk u tërhoq nga kjo fyerje, por tha se populli serb krenohet me emrin e vet dhe nuk kërkon nga të tjerët që ta quajnë me emër tjetër nga ai që e quan vetë. “Se Haradinaj – Stublla turpërohet që është “shqiptarkë” nuk duhet të zemërohet në mua. Ashtu siç e quajnë veten do t’i quaj edhe unë, kur nga…
Kemi njohur shumë persona të jenë fanatik pas horoskopit, por nuk na kishte rastitur të dëgjonim një histori të tillë si kjo e Madonna-s. Këngëtarja e famshme, fituese e 7 çmimeve Grammy, ka refuzuar të punojë me DJ David Guetta për prodhimin e albumit të saj të 12-të për shkak të shenjës së tij të horoskopit. Madonna u interesua vetë e para të punonte me Guetta-n, pasi ai fitoi një çmim Grammy në 2011-tën për miksimin e këngës së saj, Revolver. “Ajo më tha se e kishte pëlqyer shumë miksimin dhe se unë do t’i prodhoja albumin e radhës. Unë…
Ambasada amerikane ka reaguar në lidhje me votimin e Kodit Zgjedhor në Parlament këtë të hënë, duke shprehur keqardhje që nuk u bë duke marrë miratimin e të gjitha palëve në Këshillin Politik. “Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësit e Shqipërisë – brenda dhe jashtë parlamentit – për t’u angazhuar me njëri tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare. Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar…
Rusia mundësoi zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit për t’iu dhënë njerëzve shpresë dhe jo për shkak të presionit politik, tha virologu i lartë i vendit në një intervistë për CNN. U deshën muaj që CNN të siguronte qasjen në një laborator sekret në Moskë, ku shkencëtarët ndihmuan në krijimin e vaksinës së koronavirusit. Çdo punë tjetër në Institutin Gamaleya u pezullua dhe shkencëtarët kishin për detyrë të krijonin një vaksinë efektive anti-Covid, tha drejtori i institutit, Alexander Gintsburg. Rezultatet premtuese bënë që vaksina të aprovohej edhe para testimit të përhapur njerëzor, këmbënguli Gintsburg. “Njerëzve iu dha një zgjidhje ose…