Hapet lotaria amerikane për vitin 2022. Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se aplikimet do të hapen më datë 7 tetor 2020 ora 18:00. Aplikimet do të mbyllen më 10 nëntor 2020 ora 18:00. Postimi i ambasadës: Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)! Për më shumë informacion, klikoni këtu: http://ow.ly/7dCz50BFoLx
Author: tirana
Kuvendi miratoi ditën e sotme Kodin e Ri Zgjedhor mes debateve dhe polemikave të shumta. Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler ka reaguar në lidhje me qëndrimin e Ramës ndaj marrëveshjes së 5 Qeshorit. Ai shprehet se Rama pengon zgjedhjet e ardhshme te prillit. Reagimi i Gahler: Michael Gahler: Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të…
Mariza Ikonomi është bërë shpesh e fejuar nga portalet me moderatorin Isli Islami, kjo pas një pyetësori që iu bë në një intervistë, ku mes shumë meshkujve të ekranit, Ikonomi duhet të zgjidhte mes tyre për martesë. Në sensin e shakasë, Mariza zgjodhi moderatorin Isli Islami, dhe kaq iu desh që shpesh të bëhej e fejuar në portale e intervista. E ftuar sot në “Kafsho”, me Ronaldo Sharkën, Mariza Ikonomi foli për këtë situatë dhe tregoi një situatë komike ku miq të ndryshëm, madje dhe njerëzit e pallatit e uronin për fejesën: “E mora me shumë gallat, qeshja por të…
Përdorimi i tepërt i medias sociale gjatë pandemisë është një parashikues i simptomave të depresionit, sugjeron një studim i ri nga studiuesit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë dhe universitetin ”Jinan” në Guangzhou, Kinë. Studimi, i botuar muajin e kaluar në ”Computers in Human Behavior”, anketoi 320 qytetarë që jetojnë në Wuhan, rreth mënyrës se si u aksesuan dhe ndanë informacionet shëndetësore me miqtë, familjen dhe kolegët në WeChat, aplikacioni më i njohur i medias sociale të Kinës. Gjithashtu në studim u përdor një shkallë stresi për të matur ankthin dhe depresionin duke u kërkuar pjesëmarrësve të vlerësonin thëniet si “ndjeva…
Covid-19 kthehet në shqetësim në klubin e Vllaznisë. Pas kapitenit Gurishta, pozitiv ka rezultuar edhe Eni Imami. Mbrojtësi kryeqytetas i është nënshtruar tamponit pas disa simptomave ndërsa mesditën e së hënës ka marrë dhe përgjigjen e testit. Situata bëhet shqetësuese në klubin shkodran pasi tamponit i janë nënshtruar edhe anëtarë të stafit drejtues. Në pritje të përgjigjes së testit, futbollistët dhe anëtarët që kanë pasur kontakte me lojtarët që kanë rezultuar pozitiv, sipas protokollit sanitar, janë vetë izoluar.
Emrat e disa prej artistëve dhe personaliteteve të njohura, që kanë dhënë kontributin e tyre në Tiranë, do të vendosen nga sot në rrugët e kryeqytetit. Kështu bën të ditur Bashkia e Tiranës teksa shton se Këshilli Bashkiak miratoi në mbledhjen e sotme emërtimet e disa rrugëve me emrat e artistëve, aktivistëve të luftës, klerit, sportit dhe të personaliteteve të tjera të nderuara. Aktori i madh, Naim Frashëri, tenori Gaqo Çako, aktorët Demir Hyskja dhe Met Bega, apo personalitete e artistë si Ndoc Mark Deda, Vera Blloshmi etj., janë disa prej emrave të njohur që do të mbajnë rrugët e…
Tre shkencëtarë që zbuluan virusin e Hepatitit C kanë fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, për vitin 2020. Fituesit janë: shkencëtari britanik, Michael Houghton, dhe studiuesit amerikanë, Harvey Alter dhe Charles Rice. Komiteti i Çmimit Nobel tha se zbulimet e tyre “shpëtuan miliona jetë”. Ky virus është një shkaktar i zakonshëm i kancerit të mëlçisë dhe një arsye kryesore pse njerëzit kanë nevojë për një transplant të mëlçisë. Testet shumë të ndjeshme të gjakut kanë bërë që raste të tilla, tani të eleminohen në shumë pjesë të botës dhe gjithashtu janë zhvilluar ilaçe efektive anti-virale. “Për herë të parë në histori,…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër pas miratimit me 96 vota të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duke kërcënuar drejtpërdrejt Ramën. Me një mesazh të qartë Kryemadhi theksoi se Rama sot e tregoi se ka frikë dhe s’mund të ndahet nga bandat. Kryemadhi në fund shtoi se Rama e ka kot që lodhet me truket, pasi pas zgjedhjeve do të shkojë në qeli dhe do të jetë koleg qelie me bashkëpuntorët e tij. ”Rama tregoi që ka frikë sot. Sot Edi Rama tregoi që ka frikë dhe s’mund të ndahet nga bandat. Është armik i qytetarëve që humbën shtëpitë…
Ministria e Brendshme ka publikuar sot ekstraktin e parë listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i cili tha mes të tjerash se nga të dhënat paraprake rezulton se të drejtën e votës e kanë 3,608,003 shtetas, prej të cilëve 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj dhe rreth 49.5% femra. Deklarata e plotë e drejtorit të Përgjithshëm i Gjendjes Civile: Ministria e Brendshme publikon sot, sipas përcaktimeve ligjore, ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 Prill 2021. Nga…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në twitter lidhur me votimin në parlament të ndryshimeve kushtetuese. “Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë dhe shqiptarët.Asgjë nuk e shpëton dot atë nga humbja dhe ndëshkimi që e pret!” Akti i sotëm antikushtetues shkatërron konsensusin e 5 qershorit dhe godet rëndë integrimin europian të vendit. Rama e hodhi hapin e fundit drejt greminës. Por ai nuk do ti marrë dot me vete Shqipërinë…
Maqedonia e Veriut ka miratuar masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, pasi në tre ditët e fundit regjistroi rritje të rasteve të konfirmuara me këtë virus. Natën e kaluar, qeveria pranoi masat e Komisionit për sëmundje infektive, duke ndaluar mbrëmjet muzikore dhe duke kufizuar numrin e mysafirëve në objektet hotelerike. Masa vjen pasi gjatë tre ditëve të fundit në vend u raportuan mbi 600 raste të reja të koronavirusit, respektivisht në raportin e ditës së djeshme 191, të së shtunës 243 dhe të së premtes 225 raste të reja me COVID-19. Po ashtu e shtuna shënoi numrin rekord të…
Krijohet KQZ-ja e re, Komisionerit Shtetëror zgjidhet Ilirjan Celibashi. KQZ-ja e re Ilirjan Celibashi zgjidhet komisioner shtetëror i zgjedhjeve Lealba Pelingu zgjidhet nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve Ilirjana Nano Dritan Çaka Arens Çela Muharrem Çakaj Helga Vukaj Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve Ilirjan Rusmali Elvin Lako Koli Bele Elvis Çefa Ledio Braho