Author: tirana

Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit, por disa studime të fundit thonë se janë edhe pasqyrë e shëndetit apo e një sërë cilësish që i kemi ose jo. Shkencëtarët kanë zbuluar se enët e gjakut të syve reflektojnë gjendjen e enëve të gjakut në tru, sepse janë të ngjashme në përmasa, strukture dhe funksion. Ato zhvillohen nga të njëjtat qeliza. Edhe studime të mëparshme kanë treguar, gjithashtu, lidhjen mes përmasave të enëve të gjakut në sy dhe rrezikut për demencë, sëmundje kardiovaskulare, apo goditje zemre. Por këto studime, deri tani, ishin bërë vetëm në njerëz të moshuar. Zbulimet e…

Read More

Justin dhe Selena patën një lidhje shumë të reklamuar në mes të viteve 2010 dhe 2018, mes ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta. Justin u martua me Hailey Baldwin në 2018 dhe vetëm pak ditë më pak festuan përvjetorin e dytë të martesës. E megjithatë, duket se hija e Selenës do e ndjekë gjatë autorin e hitit “Baby”, pasi së fundmi kudo në rrjet thuhet se tatuazhi i tij i fundit i dedikohet pikërisht Selenës. Muajin e kaluar, 26-vjeçari kanadez na tregoi gdhendjen e fundit në trupin e tij- një trëndafili, që këngëtari vendosi ta bënte në qafë. Ky trëndafil ka…

Read More

Deputeti Damian Gjiknuri reagon pas përplasjes jashtë Kuvendit me deputetin Halit Valteri. Ai hedh poshtë pretendimin e Valterit, se e ka marrë në telefon dhe e ka kërcënuar. Gjiknuri i përgjigjet Halit Valterit para mediave: “Ju më njihni mua. Ishte një debat i rastësishëm.Është fatkeqësi, këto janë qëndrime politike. Këto janë aksidente historike vetëm për ti dhënë rëndësi vetes së tyre. Unë nuk e di çfarë qëndrimesh ka Halit Valteri. Më vjen keq që ky debat u kalua në akuza personale. Përse duhet ta kërcënoja Valterin. Unë nuk kërcënoj njeri. Si duket ata janë mërzitur me ndryshimet e Kodit Penal”.

Read More

Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari ka bllokuar foltoren e Kuvendit, duke kërkuar që kjo seancë të mbyllet, pasi sipas saj është një aktrim i turpshëm. Rudina Hajdari nuk e lëshon foltoren e kuvendit, ndërsa ministrja Elisa Spiropali i ka dhënë përgjigje Hajdarit duke i thënë se: “Me ulërima nuk dëgjohesh në këtë Kuvend, nuk të marrin vesh as qytetarët”. “Nuk jemi këtu për të gjetur mbijetesën e një partie të dalë boje, por as për ndonjë parti që kërkon të dalë mbi vullnetin qytetar. Në fund ne biem dakord me një sistem me vendet e tjera, dhe që…

Read More

Çfarë kanë të përbashkët Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max?, pyet revista e njohur britanike ”The Economist”. ⁠ ”E dhëna është në ngjyrat e kostumit të Rita Orës”, shton ajo.⁠ ⁠ ”Ende nuk e keni gjetur? E kuqja dhe e zeza janë ngjyrat e flamurit të Shqipërisë – një vend nga ku të treja yjet e spektaklit kanë rrënjët e tyre. ⁠ ⁠ Deri vonë shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza dhe dhe Enver Hoxha. Tani shenjtores dhe diktatorit duhet t’i shtohen edhe këngëtaret”, thotë ”The Economist”.

Read More

Sot pritet të miratohen ndryshimet dhe Kodi i ri Zgjedhor. Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, u shpreh se kjo do të shkatërrojë standardet e zgjedhjeve kur loja ka filluar. “Me atë që do të miratohet në parlament shkatërrohen standardet e zgjedhjeve kur loja ka filluar. Janë duke bërë edhe ndryshime që janë vetëm pazare për të ndihmuar Edi Ramën. Po shkelen edhe rekomandimet e ODIHR që ne i kemi miratuar në vitin 2009. Kjo nuk ndryshon fatin e PS, e cila humbet në vitin 2021”. Por çfarë do të ndodhë me Këshillin Politik pasi Kodi të kalojë…

Read More

Astronomët kanë pikasur një gjysmë duzinë galaktikash të ngatërruara në rrjetin gravitacional të një vrime të zezë supermasive, më pak se një miliard vjet pas Big Bang. Studiuesit nga Instituti Kombëtar Italian për Astrofizikën (INAF) thonë se kjo është hera e parë që një grupim i tillë i ngushtë është parë kaq shpejt pasi filloi universi. Vrimat e zeza që shfaqen në vitet e hershme të universit mendohet se janë formuar nga shkatërrimi i yjeve të parë, por deri më tani astronomët nuk e dinin se si ishin në gjendje të rriteshin aq shumë. Vëzhgimet e galaktikave që rrethojnë vrimën…

Read More

Mazhoranca qeverisëse dhe një pjesë e opozitës në Parlament duket se do i shkojnë deri në fund miratimit të Kodit Zgjedhor, pavarësisht kundërshtimeve të PD dhe LSI Deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur këtë një seancë turpi, dhe këtë po e bëjnë se kanë frikë për zgjedhjet. Ai u shpreh nga Kuvendi se nëse nuk fiton e djathta e bashkuar në Berat do të largohet përfundimisht nga politika. “Sot është një seancë turpi, e pështirë e Rilindjes, me këtë po tregojnë frikën që kanë për zgjedhjet. Ku janë këta trima? Pse kanë frikë të ndryshojnë koalicionet, pse nuk duan të…

Read More

Fier- 5 persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit, ku një prej tyre ishte i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasit A. M., 32 vjeç, F. M., 21 vjeç dhe T. Q., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetet tip “Porsche” dhe “Ferrari”, nuk i janë bindur punonjësve të Policisë së Rendit publik duke i kundërshtuar me dhunë dhe i kanë kanosur për shkak të detyrës. Pas testit…

Read More