Author: tirana

Milani i Stefano Piolit harron “dramën” e penalltive në Ligën e Europë me një fitore të pastër në kampionat ku ka bërë deri tani një start perfekt në ndeshjet e para. Përballë nuk ishte një kundërshtar i parezistueshëm, Specia, por fitorja 3-0 mbetet gjithsesi një rezultat shumë i rëndëishëm për skuadrën që iu bashkua Atalantës në kreun e renditjes. Kuqezinjve iu desh një pjesë e dytë e mirë për të siguruar këtë sukses, që nisi me golin e Rafael Leaos pas një harkimi të Çalhanollu në minutën e 58. Në minutën e 76, Teo Hernandez dyfishoi rezultatin për kuqezinjtë të…

Read More

Dashi: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Shpeshherë do të jeni në humor të keq. Do të keni probleme me partnerin, i cili do t’ju vërë në dukje të gjitha mangësitë, për të cilat deri më tani ka heshtur. Në fundjavë, për fat, situata do të përmirësohet. Në aspektin profesional është më mirë që për momentin t’i kaloni gjërat në heshtje, sepse për çdo vërejtje tuajën mund të lindin keqkuptime. Demi: Ju pret një javë e vështirë. Në aspektin profesional, situata do të jetë e paqëndrueshme. Binomi Hënë-Uran do t’ju vijë…

Read More

Blerimi një shqiptar nga Maqedonia e Veriut dhe Nensi një grua gjermane janë burrë e grua. Nensi për Blerimin është gruaja e dytë, ndërsa Blerimi për Nensin është burri i tretë. Nensi në seancën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare është shprehur se ka dyshime që Blerimi akoma shkon me gruan e parë. Me të jeton në shtëpi, ndërsa ish-gruan e çon në hotel. Nensi tregon se ajo nuk është shkaktarja e problemeve që ai ka në familje dhe se të dy kanë dashur të bëjnë fëmijë, por nuk mund të marrë këtë hap përderisa Blerimi sipas saj po…

Read More

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 41-vjeçar i cili vidhte makina. Mediat e vendit fqinj raportojnë se ai e kryente këtë “aktivitet” në zonat Padovës dhe Venecias. Bëhet e ditur po ashtu se shqiptari, me inicialet R.P., pasi vidhte automjetet i shiste ato në tregun e zi, kryesisht jashtë Italisë. Ai ishte vënë re nga policia edhe në disa raste të tjera, por kishte arritur që të shpëtonte. Brenda automjetit në të cilin u ndalua së fundmi, karabinierët gjeten mjetet me të cilat shqiptari kryente vjedhjet. Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e Padovës.

Read More

Nje ditë më parë, anëtarësia e PD-së në Durrës dha pëlqimin për gjithë listën e kandidatëve duke mos skualifikuar asnjë emër. Lista e Durrësit përmbante 27 emra, mes të cilëve figura poltike dhe ish-deputetë që u zgjodhën në vitin 2017, por edhe ish-zyrtarë të rikthyer. Këtu përmendim ish-ministrin, Gazmend Oketa apo kritikun e Lulzim Bashës ish-deputetin Igli Cara. 1. ARDIAN MUKA 2. ARJAN DEDEJ 3. ARLIND BOSHKU 4. ARMAND TELITI 5. ARTION BAJRAMAJ 6. BLERINA REÇI (XHAKOLLI) 7. DEJANA BURGIA 8. EDLIRA DEVOLLI 9. EDMOND HOXHA 10. ERALD DERVISHI 11. ERZEN LACI 12. FATBARDHA KADIU 13. FLORID SHAZIVARI 14. GAZMEND…

Read More

Çfarë është tërheqja femërore? Pse vajzat më pak tërheqëse shpesh kanë vëmendjen e meshkujve, ndërsa bukuritë e përsosura janë të prirura drejt vetmisë? Asgjë nuk e bën një femër më të bukur se sa besimi që ajo është e bukur pasi është më e lehtë të jesh e bukur dhe është më e vështirë për t’u shfaqur e tillë. Mirëpo jo vetëm kjo, por burrat kanë tendencë të jetë të hipnotizuar edhe nga femrat e fuqishme. Të kalojmë te komunikimi, pasi një grua që di të dëgjojë është gjithmonë një shoqe e dëshirueshme. Ndërkohë, paralelisht një tjetër gjë kryesore është…

Read More

Një qytetare i ka thënë Ramës se një mbyllje e dytë për shkak të virusit, do të ishte fatale për bizneset. Ndërsa kryeministri i përgjigjet se, mbyllja do të ishte e rëndë, por jo fatale. Rama shprehet se nuk sheh në horizont ndonjë mbyllje të dytë, por nëse të gjithë nuk bëjnë detyrat e tyre, mund të ndodhë, siç po ndodh në shumë vende të botës. “Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur, por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund…

Read More

Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri i është përgjigjur deklaratës së Oedr Bylykbashit, i cili tha se Italia e ka ende në fuqi modelin shqiptar të koalicionit. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thekson se pas 3 muajsh kërkimesh të dështuara, PD dhe LSI tentojnë të hedhin hi syve dhe të pengojnë reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor. Më tej ai shkruan se modeli italian nuk ka lidhje me Shqipërinë pasi përbëhet nga dy dhoma miks, pra mazhoritar 1/3 dhe proprocional me luista të mbyllura 2/3. Ndërkohë që Shqipëria tashmë do të ketë proporcional rajonal me…

Read More

Botuesi Mero Baze ka reaguar përmes një editoriali mbi sulmet e Presidencës ndaj gazetës Tema. Duke dënuar sjelljen e kreut të shtetit, Baze shprehet se Ilir Meta ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vartësin e tij që t’i hiqej mandati deputetit Koço Kokëdhima në këmbim të një çante me para. Nderkohë, ai shprehet se në vitin 2016 Ilir Meta i ka kërkuar që të sulmojë ambasadorët dhe Reformën në Drejtësi. Shkrimi i plotë nga Mero Baze Presidenti i Republikës Ilir Meta ka premtuar se do të tmerrojë gazetën “TemA” dhe botuesin e saj, kur të vijë në pushtet. Nëse kjo deklaratë…

Read More

Kryeministri Rama i është përgjigjur një qytetari në rrjetet sociale, i cili e ka pyetur nëse do të ketë një paketë të tretë ekonomike për të ndihmuar bizneset. Rama u shpreh se nuk do të ketë një paketë ekonomike, pasi për momentin nuk ka mundësi të krijohet diçka e tillë.“I dashur së pari njëherë kurajë dhe faleminderit për fjalët e mira. Kemi bërë më të mirën që kemi mundur jo më të mirën që do donim të bënim. E dimë që ka dhe më mirë. Ju lutem te gjithë që duhet të kuptojmë jo vetëm pasojat e mbylljes nga COVID-19…

Read More

Këngëtarit të njohur Devis Xherahu i ka ndodhur e papritura në zonat rurale. Ai guxoi e hyri në zonën rrethuese të kuajve e strucëve. Pikërisht në këtë moment, zogu gjigant, nisi të sulmonte këngëtarin. Ky i fundit u përpoq në çdo mënyrë t’i shpëtonte sulmit, por u shkelmua nga shpendi dhe si rrjedhojë u rrëzua në tokë. Pas incidentit, ai u shpreh se po përpiqej të mbronte kokën nga ndonjë çukitje e mundshme, por nuk e mendonte se do të shkelmohej nga struci. Moderatorja e Eva Murati ka vrapuar e trembur duke bërtitur.

Read More

Në maratonën e 16-të zhvilluar në Shkup, atletja shqiptare Luiza Gega u shpall kampione, ndërsa në kategoritë e meshkujve u shpall ukrainasi Serhi Shevçenko. Të lodhur, por të kënaqur që arritën në finish, sportistë të të gjitha moshave morën pjesë në çdonjërën prej katër garave në maratonën e 16-të në Shkup “Vizer”, prej të cilave më të vështira janë ato prej 21 dhe 42 kilometra. Në kushte të pandemisë munguan kampionët afrikanë dhe sportistët që vijnë nga vendet më të largëta, por garuesit vendas mëgjithatë ishin të kënaqur.

Read More