Në maratonën e 16-të zhvilluar në Shkup, atletja shqiptare Luiza Gega u shpall kampione, ndërsa në kategoritë e meshkujve u shpall ukrainasi Serhi Shevçenko.
Të lodhur, por të kënaqur që arritën në finish, sportistë të të gjitha moshave morën pjesë në çdonjërën prej katër garave në maratonën e 16-të në Shkup “Vizer”, prej të cilave më të vështira janë ato prej 21 dhe 42 kilometra.
Në kushte të pandemisë munguan kampionët afrikanë dhe sportistët që vijnë nga vendet më të largëta, por garuesit vendas mëgjithatë ishin të kënaqur.
