Author: tirana

Deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur sot kundër votimit që pritet të ndodhë për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor.  Ai tha se propozimet e 7 partive parlamentare nuk u morën parasysh nga mazhoranca dhe se ky kod nuk mund të votohet kështu siç është. “Në qershor 7 parti politike ju dorëzuan amendamente për Kodin Zgjedhor, nuk e vutë ujin në zjarr. Mora pjesë edhe ë mbledhjen e komisionit të ligjeve ju vijoni të kontrolloni çdo gjë e më ndërprisni fjalën. Nëse nuk vendosni të zbatoni kërkesat e ODIHR që do komisionerë jo partiakë dhe do më shumë bashkëpunim mes palëve, ju…

Read More

Një pjesë e vendeve evropiane po marrin masa të reja kundër koronavirusit, derisa numri i të infektuarve po rritet. Franca po shënon një rritje të shpejtë të rasteve të reja. Gjatë fundjavës, ky vend shënoi 30.000 persona të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja në Paris. Aty, restorantet do të jenë në gjendje të qëndrojnë të hapura me protokolle të reja shëndetësore, orë të shkurtuara pune dhe do të regjistrojnë detajet e kontaktit të klientëve. Puna nga shtëpia gjithashtu po inkurajohet fuqimisht. Pacientët me koronavirus përbëjnë më shumë se 30…

Read More

Disa javë më parë ministrja e Arsimit, Evis Kushi, vendosi që universitetet të nisin në datën 2 nëntor. Kështu, pritet që shumë studentë të akomodohen në konvikte. Por këtë vit është një situatë e pazakontë si pasojë e Covid-19. Godinat janë duke u përgatitur që të presin studentët duke respektuar masat anti-Covid. Për këtë ka folur drejtoresha e RSU2 Zhanina Dapi, e cila është shprehur se këto ambiente janë gati për të krijuar mundësi dhe komoditet për studentët, por mbi të gjitha pa i cënuar apo rënduar mbi xhepat e tyre. E pyetur në Fax News nga gazetarja Denisa Ruzi…

Read More

Kryeministri Edi Ram ka paralajmëruar dje shkrirjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në korridoret e politikës është folur shpesh këto ditë se reforma zgjedhore ka pasur si plan pikërisht fundosjen e LSI, por kryeministri Edi Rama e deklaroi hapur dje se më 25 prill partia e presidentit do të marrë tatëpjetën. Meta ka hequr xhaketën e presidentit dhe tashmë ka nisur fushatën krah partisë së tij. Presidenti po bën takime në qytete dhe çdo ditë gjen nga një kauzë për të sulmuar qeverinë. Dje Rama vendosi të reagojë për sjelljet e kreut të shtetit, duke mos kursyer asgjë. Në 2…

Read More

Myslym Murrizi ka kërkuar numërim elektronik për zgjedhjet e 2021-it, nga foltorja e Kuvendit, fill pasi u miratua Kodi Zgjedhor e u zgjodhën drejtuesit e KQZ-së. Sipas Murrizit, ndryshimet e miratura sot ndodhën për t’i bërë qejfin si LSI ashtu edhe PD-së. Murrizi shkoi më tej, kur tha se ehde Presidenti Meta ka filluar të premtojë vende pune me idenë që do jetë sërish në qeveri “I nderuar zoti Balla e kemi kërkuar votën e emigrantëve por më shumë se sa ne është një premtim juaji i pambajtur. Jeni ju ata që i keni degdisur 2 milionë shqiptarë jashtë atdheut.…

Read More

Dy të rinj janë konfliktuar në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Haxhias”, në ambientet e brendshme të një lokali ku janë goditur me mjete të forta 24 vjeçari me iniciale E.B., dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan. Dy të rinjtë janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore. Njoftimi i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak Në lagjen “Haxhias”, Elbasan, në ambientet e brendshme të një lokali në rrethana ende të paqarta janë goditur me mjete të forta shtetasit E.B., 24 vjeç, dhe E.B., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore. Grupi…

Read More

Një kamion i ngarkuar me dru ka marrë flakë teksa po udhëtonte në Qafe-Plloçë. Dyshohet se shkak për djegien ka qenë frenimi në këtë rrugë ku nga gomat flakët janë përhapur më pas dhe në kamion. Në vendin e ngjarjes u nisën edhe zjarrfikëset që bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që të shfaqet ndryshe në një intervistë për mediat e Kosovës. I ftuar në “Kojshia Show”, Berisha është shfaqur si rrallë herë me plisin (qeleshen) në kokë teksa bisedonte me gazetarin. “S’ka kapele më të mirë se kjo”, thotë ish-kryeministri, ndërkohë që gazetari i kujton edhe vargjet e një këngë që i është dedikuar Berishës. “Ti ke atë këngën; Oj Serbi murin ta prisha, se mua më thonë Sali Berisha!,”-i përmend vargun gazetari, ndërsa Berisha i vënë në siklet zgjedh ta kalojë me të qeshur. 

Read More

Nuk ka të ndalur konflikti i përgjakur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Disa pamje të rënda janë publikuar së fundmi, të cilat tregojnë sulmin bombardues ndaj ushtarëve armenë. Materiali është shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit. Të shpërndara të premten me titullin ‘Një tjetër video regjistrim i humbjeve të mëdha të armikut në personelin ushtarak dhe pajisjet luftarake’, videoja është e fundit në një seri në të cilën Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit pretendon të demonstrojë sulmet e saj. Konflikti midis dy kombeve u intensifikua edhe dje mes raporteve nga Armenia se një aeroplan luftarak i Azerbajxhanit ishte rrëzuar së…

Read More

Risia tjetër e këtij viti veç respektimit të masave anticovid në institucionet arsimore nga nxënësit është gjithashtu se fëmijët e parashkollorit do të mësojnë anglisht. Ministrja Besa Shahini para se të largohej nga detyra ka firmosur urdhrin e fundit ku ka miratuar programin e anglishtes për kalasat përgatitore të arsimit parashkollor. Koha ideale për të mësuar gjuhë të huaja, veç gjuhës mëmë vlerëson Ministria e Arsimit është pikërisht gjatë viteve të para të jetës, e cila është periudha më e shpejtë e zhvillimit të trurit. Ndaj shton Ministria në programin e miratuar për programin e anglishtes është  e rëndësishme që…

Read More