Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Më thuaj ngjyrën e syve të të them çfarë problemesh të presin

13:15 / October 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f783d2914944
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thonë se sytë janë pasqyra e shpirtit, por disa studime të fundit thonë se janë edhe pasqyrë e shëndetit apo e një sërë cilësish që i kemi ose jo.

Shkencëtarët kanë zbuluar se enët e gjakut të syve reflektojnë gjendjen e enëve të gjakut në tru, sepse janë të ngjashme në përmasa, strukture dhe funksion. Ato zhvillohen nga të njëjtat qeliza.

Edhe studime të mëparshme kanë treguar, gjithashtu, lidhjen mes përmasave të enëve të gjakut në sy dhe rrezikut për demencë, sëmundje kardiovaskulare, apo goditje zemre.

Por këto studime, deri tani, ishin bërë vetëm në njerëz të moshuar. Zbulimet e tanishme pretendojnë se këto përfundime janë të aplikueshme edhe në moshat e reja. Edhe te fëmijët.

Kjo nuk ka të bëjë me cilësinë e shikimit. Ai mund të jetë 100 për qind dhe nuk bëhet fjalë për një kontroll të tij, por për atë që quhet “retinal imaging”.

Ky ekzaminim mund të tregojë më tepër për shëndetin e trurit dhe ndoshta, në mënyrën më të shkurtër e më të lehtë. Sipas një sërë studimesh të tjera, ngjyra e syve tregon në të njëjtën kohë edhe sesi e përjetojmë apo përballojmë dhimbjen, sa mund ta mbajmë alkoolin e deri tek aftësitë tona në sporte të caktuara.

Sipas disa studiuesve të universitetit të Pitsburgut, gratë me ngjyrë më të çelët të syve, përjetojnë më pak dhimbje gjatë sjelljes në jetë të një fëmije, krahasuar me gratë me ngjyrë më të errët sysh, transmeton living.al. E në të njëjtën kohë, e mbajnë më mirë alkoolin.

Po ashtu, njerëzit me ngjyrë më të çelët të syve janë më të mirë në golf, ndërkohë që ata me ngjyrë më të errët, në bejsboll. Arsyeja fshihet në gjenet tona.

Ngjyra e syve, nga sa dihet deri tani, bazohet në 12-13 variacione individuale të gjeneve të njeriut. Dhe ky, nuk ka sesi të jetë i vetmi funksion që këto gjene kanë në organizëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.