Author: tirana

Aktorët Sara Khan dhe Angad Hasija, të njohur si Sadna dhe Aleku nga seriali “Bidaai”, së fundmi ishin në vëmendje të mediave turke pasi emri i tyre u përmend si pjesë e një rrjeti droge, ku ishin të përfshirë shumë personazhe të showbizit indian. Pas këtij lajmi, të dy aktorët reaguan duke hedhur poshtë të gjitha akuzat. Në një intervistë të fundit, Sara tregon se kur e mësoi lajmin, u shokua aq shumë sa tenoi të vriste veten. “Pa e ditur të vërtetën e këtyre lajmeve, njerëzit filluan të më sulmonin. Më quanin përdoruese droge. Ky incident më shokoi deri…

Read More

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë u tha sot se afërsisht 1 në 10 njerëz mund të jenë infektuar me koronavirus, duke lënë pjesën dërrmuese të popullsisë së botës të prekshme nga kjo sëmundje. Në deklaratën e dhënë për Bordin Ekzekutiv të agjencisë, Mike Ryan, i cili njihet si eksperti më i mirë i urgjencës së OBSH-së, u shpreh se infektimet ishin në rritje në disa pjesë të Azisë Juglindore dhe vdekjet ishin në rritje në pjesë të Evropës dhe rajonit të Mesdheut Lindor. “Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10% e popullsisë globale mund të jenë infektuar…

Read More

Në emisionin Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar aktorja e njohur Jonida Vokshi e cila po ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës. Ajo ka dalë për herë të parë në ekran pasi është bërë nënë e një vajzë tre muaj më parë. Gjatë emisionit, Jonida ka treguar se karantinën dhe muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në Prishtinë, pranë bashkëshortit të saj Besnikut, por mendjen e kishte tek prindërit që ndodheshin në Tiranë. Jonida ka folur edhe për momentin kur ajo lindi, ku ndodhej dhe ndjesit e para që ka përjetuar. Rudina Magjistari: Si…

Read More

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA ka paralajmëruar se sindroma inflamatore multisisteme (MIS-A), e cila më parë ishte e lidhur me COVID-19 te fëmijët, mund të ketë efekte të ngjashme edhe te të rriturit. CDC ka lëshuar një raport që sugjeron që MIS-A është një sëmundje e rëndë që synon shumë organe dhe shkakton inflamacion të shtuar në trup. Me këto sindroma, shumë pacientë ose rezultojnë pozitivë për SARS-CoV-2 ose kanë antitrupa kundër tij.Ekipi i CDC ka raportuar se MIS-A ka vrarë të paktën tre pacientë vetëm në Shtetet e Bashkuara. Përveç kësaj, sindroma e fundit…

Read More

Afërdita Dreshaj së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë. Bukuroshja shqiptare dhe bashkëshorti i saj çek, Jakub Kindl, janë në pritje të një djali. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Afërdita përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka treguar se bashkë me Jakub dhe të afërm kanë organizuar një festë për zbulimin e gjinisë së fëmijës dhe kanë mësuar se do të bëhen prindër të një djali. Në video Afërdita dhe Jakub shfaqen shumë të lumtur, ndërkohë që bërtasin e përqafojnë njëri-tjetrin pasi marrin vesh gjininë. “Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl po vjen,…

Read More

Një sherr masiv mes një familje shqiptare dhe një rumune ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Caprarola., ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Mediat në Itali bëjnë me dije se përleshja ka qenë e dhunshme, pasi dy familjet janë qëlluar me thikë dhe mes të plagosurve është një i mitur. Nga spitali nuk jepet të dhëna për gjendjen e tre të plagosurve, ndërkohë dhe policia nuk ka bërë të ditur identitetet e tyre. Dëri tani mësohet se Karabinierët kanë arrestuar dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë. Po ashtu në komisariat janë  shoqëruar dhe 5 rumunë, të cilët u përfshinë në…

Read More

Zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të futbollit ka njoftuar se Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula nuk do të jenë të gatshëm, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve respektive. Edhe portieri Thomas Strakosha ka shfaqur probleme fizike dhe është në pikëpyetje për ndeshjet e tetorit. Për këtë arsye trajneri Reja ka vendosur të thërrasë portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani.

Read More

Konkurrentja e “PërPuthen”, Fjorela Petro pranoi në studio se ka bërë një ndërhyrje për fryrjen e buzëve. Këtë gjë ajo e ka bërë publike më herët përmes një postimi në “Instagram”, ku shfaqet vetëm pak momente pas ndërhyrjes. Fjorela tha se e dëshironte shumë një gjë të tillë dhe tashmë ndihet e lumtur. Kujtojmë që për këtë javë Fjorela është në takim me Fatjonin, e cila u transmetua gjatë puntatës së sotme.

Read More

Ministri i financave të Serbisë, Sinisha Mali ka treguar prioritetet e qeverise se re. Sipas tij janë tre përparësi për qeverinë e re. “Serbia 2025” është cilësuar platforma, ndërsa përfshin standarde më të mira jetese të qytetarëve serbë si dhe rritje të fuqisë ushtarake. “Ekzistojnë tre përparësi për qeverinë e re. Është ekonomia, Serbia 2025, standarde më të mira jetese të qytetarëve serbë, rritje e pensioneve, pagave. Nga ana tjetër, rritja e fuqisë ushtarake, investimet në aftësitë mbrojtëse të ushtrisë sonë dhe investimet në shëndetësi”, tha Mali. Nga ana tjetër, presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur në kryesinë e partisë së tij…

Read More

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shtyrë me një muaj afatin për dorëzimin e ofertave të kompanive që kanë interes për të ndërtuar segmentin 115 kilometra të gjatë të autostradës Milot-Fier. Gara për rehabilitimin e aksit ekzistues nga Lushnja në Fier dhe ndërtimit të 53 kilometrave rrugë të re Milotë–Lekaj u hap më 9 Korrik, ndërsa ishte lënë si afat dhënia e ofertave brenda datës 28 Shtator. Qeveria vendosi shtyrjen edhe me 30 ditë të tjera të procesit të prokurimit, pas kërkesës së operatorëve ekonomikë se i nevojitej më shumë kohë për të bërë plotësimin e dokumentacionit. Paralelisht me ndërtimin…

Read More

Lana Del Rey është shfaqur me një maskë fytyre rrjetë gjatë një takimi në një qendër tregtare në Los Angeles dhe kjo gjë i ka irrituar shumë fansat e saj. Këngëtarja mbante veshur një maskë rrjetë ngjyrë argjendi, teksa po nënshkruante kopjet e librit të saj më të ri me poezi, Violet Bent Backëards Over the Grass. Ndjekësit e akuzuan 35-vjeçaren si të papërgjegjshme ndërsa i bënë thirrje që të tregohet më e kujdesshme. “Lana të lutem mbaj një maskë të vërtetë. Por të lutem të jesh i sigurt. Unë e dua Lana-n por kjo është tepër e papërgjegjshme”, kanë…

Read More

Socialistët bashkuan votat me një pjesë të opozitës parlamentare për të votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Abc News zbardh rezultatet e votimit dhe si kanë votuar secili nga deputetët e opozitës parlamentare. Ajo që bie në sy që krah socialistëve janë deputetët e opozitës që nuk kanë qenë aktiv gjatë diskutimeve në seancat plenare. Ndërkohë që disa prej tyre kanë zgjedhur të abstenojnë ose nuk kanë votuar. Kanë votuar pro Ediola Braha Majlinda Halilaj Selami Jenisheri Lefter Koka Aurora Mara Nimet Musaj Klajdi Qama Enver Roshi Edmond Rrushi Krenar Rryçi Nikolin…

Read More