Presidenti Ilir Meta nën ethet elektorale prej ditësh nuk i ka kursyer kërcënimet dhe sulmet ndaj kryeministrit Rama. Mëngjesin e sotëm Meta i ka habitur të gjithë teksa ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet i veshur me kamuflazh, teksa ecën në pyllin me gështenja, duke mos e treguar vendndodhjen. “Mirëmëngjes nga pylli me Gështenja! Po piqen!”, është mesazhi i koduar i Metës që vjen si një kërcënim i radhës.
Author: tirana
Moti me erë me drejtim nga jugu përfshiu ka përfshirë të dy brigjet e Adriatikut që nga mesdita e djeshme. Tragetet u nisën vetëm sot në orën 6:00 të mëngjesit nga Durrësi e nga Bari dhe mbërrijnë në porte rreth orës 14:00. Trageti Ankona-Durrës është në orar dhe mbërrin në port rreth orës 11:00. Ndërkohë anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat janë në spirancë derisa të pushojë stuhia detare.
Në fillimin e shkollës, familjet shqiptare u përballën këtë vit me kosto shtesë, për shkak të shpenzimeve ekstra si maska, dezinfektues, formularë dhe tarifa më të larta transporti, nga fondet e veta. Por kostot më të larta do të vijnë nga cenimi i cilësisë së dijeve nga mësimi me orar të reduktuar dhe njohuritë e humbura gjatë karantinës. Sipas studimeve, COVID-19 do t’i kthejë arritjet arsimore në Shqipëri një dekadë më pas Si në çdo fushë tjetër, pandemia e COVID-19 ka dhënë ndikim negativ edhe në sektorin e arsimit. Këtë vit, familjet me fëmijë në shkollë po përballen me kosto…
Ministrja Elisa Spiropali është vënë përballë një propozimi për martesë, ku për shkak të audiencës, është ‘detyruar’ të thotë ‘PO’. E ftuar në “Shiko Kush LUAN”, Spiropali ka pasur përballë saj, të gjunjëzuar, aktori Irgen Çela, i cili e ka propozuar.Ministrja pranoi dhe dyshja u ‘kurorëzuan’ nga Irgen Çela. Në skenë u krijuan edhe çifte të tjerë.Në total u krijuan katër çifte. Anxhela dhe Flor Binaj i thanë “PO” njëri-tjetrit, por Florit i tha “PO” edhe moderatorja e sportit Lei Kraja. Irgen Çelës (Xhodës) i tha “PO” Spiropali, ndërsa Don Xhonit i tha “PO” këngëtarja Diona Fona.
Ekspertët thonë se infektimi sërish nga koronavirusi duket një e mundur, por nuk dihet se sa shpesh mund të ndodhë një gjë e tillë. Kohët e fundit studiuesit në Hong Kong publikuan prova mbi një person që u prek nga koronavirusi për herë të dytë, disa muaj pas infektimit për herë të parë të tij. Gjetjet nuk janë botuar në ndonjë revistë mjekësore. Shkencëtarët thanë se personi i seksit mashkull, 33-vjeç kishte simptoma të lehta herën e parë dhe asnjë simptomë herën e dytë, duke sugjeruar se sistemi i tij imunitar mund t’i ketë siguruar një lloj mbrojtje kundër sëmundjes…
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka ndarë në rrjetet sociale një moment gëzimi në familjen e tij. Me anë të një postimi në Facebook Pjerini, tregon se djali i tij Alvin është fejuar me Frean duke lidhur kështu akoma më shumë dashurinë e tyre. Me anë të një fotoje familjare Pjerini na ka prezantuar edhe me krushqit. “Frea dhe Alvin kanë vendosë tashmë të lidhen përjete duke na ndërru status, Arlindes dhe mua. Trashëgime, mbarësi e ça tu doje zemra në jetë ,” shkruan ai në postimin e tij.
Mëngjesi i kësaj të diele do të nisë me vranësira të dendura dhe në disa zona në veri dhe në qendër të vendit do të përfshihen nga reshje shiu. Ndërsa pasditja do të sjellë përmirësime të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C. Era do fryjë e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.
Një apel për qytetarët dhe turistët që duan të lëvizin në aksin Bajram Curri-Valbonë është bërë nga Policia e Kukësit që ta shmangin këtë rrugë. Policia informon me anë të një njoftimi për mediat se për shkak të reshjeve të shiut, gjatë mbrëmjes, aksi rrugor Bajram Curri-Valbonë është e bllokuar nga rënie e gurëve e për këtë arsye u bëhet thirrje qytetareve apo turistëve që ndodhen në Tropojë, të shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor deri në një njoftim të dytë. “Për çdo problem qytetarët që ndodhen në këtë akse të telefonojnë në numrin 129 për t’ju ardhur në ndihmë”, apelon…
Deputetja Rudina Hajdari ka vizituar sot Tropojën, në vendlindjen e saj. “E dua Tropojën. Jo vetëm sepse këtu i kam rrënjët dhe kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha sepse ka njerëz punëtorë e fisnikë dhe një natyrë magjepsëse”, shkruan ajo. Theksojmë se një kandidim i mundshëm në Tropojë, do të sillte kosto për PD, pasi Hajdari do t’i merrte shumë vota. Gjithsesi, edhe pse e larguar nga PD, Hajdari u ‘detyrua’ nga një qytetar të ngrejë dy gishtat. Postimi i Hajdarit E dua Tropojën Jo vetëm sepse këtu i kam rrënjët dhe kujtimet e fëmijërisë, por mbi të gjitha…
E kush nuk e do Elhaida Danin apo kë nuk e ka marrë malli?! Prej kohësh, këngëtarja shqiptare jeton jashtë vendit, në Itali, ku jeta e saj artistike ka marrë tjetër dimension. Duket se karriera nuk është e vemtja! Gjatë intervistës ekskluzive në “ABC e Pasdites”, moderatorit Ermal Peçi nuk i shpëtuan detajet e këndshme të shtëpisë së Elhaidës, për të cilën e komplimentoi. Ai paraqiti para këngëtares merakun e gjithë shqiptarëve që po e ndiqnin, nëse jetonte me qira apo e kishte blerë shtëpinë në Trieste. Me të qeshura të forta, këngëtarja u përgjigj që tashmë kishte një shtëpi…
Ish-deputetja 62-vjeçare është shtruar në spital, në gjendje të qendrueshme shëndetësore. Rajmonda Bulku e nisi rrugën e artit që kur ishte nxënëse në vitin e tretë në gjimnaz, më 1976 ajo debutoi në filmin ‘Dimri i fundit’. Pas shkollës së mesme ajo nisi punën si montazhiere në Kinostudio “Shqipëria e Re” e më pas filloi studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985. Menjëherë pas diplomimit Rajmonda Bulku u emërua aktore në Teatrin Kombëtar ku ka luajtur shumë role kryesore, por vlen të thuhet se famën ajo e mori përmes roleve në…
Më shumë se tre milionë njerëz në Madrid i janë nënshtruar kufizimeve të reja të jetëve të tyre ndërsa Spanja po përpiqet të vendosë nën kontroll valën e dytë të infektimeve me Covid 19 në Evropë. Nga kjo fundjavë, njerëzit mund të dalin nga lagjet e tyre vetëm për udhëtime të domosdoshme. Baret dhe restorantet nuk mund të shërbejnë pas orës 22.00 dhe maksimumi gjashtë persona lejohen të takohen në çdo vend. Masat janë kërkuar nga qeveria federale e Spanjës ndërkohë që janë në fuqi në nëntë qytete të tjera përreth kryeqytetit. Autoritetet e qytetit të Madridit provuan ti bënin…