Author: tirana

Gazetari Artan Hoxha publikoi mëngjesin e sotëm disa foto nga një parcelë me hashash dhe tha se këtë vit si asnjëherë më parë çmimi ka shkuar në 1.600 euro. Fotot sipas Hoxhës janë shkrepur, dje më 2 tetor 2020. Mirëpo ka pasur dhe nga ata që “kanë kërkuar” më shumë pasi nuk i kanë besuar fotove. Kështu gazetari investigativ ka publikuar dhe video pak orë më parë, ku shihet me një jelek antiplumb në mes të parcelës, duke i marrë erë bimëve shtatlarta që janë gati për t’u korrur. “Se mos u mbetet hatri, kemi edhe video… Si gjithnje, me…

Read More

Shembja e pallatit 14-katësh në Durrës ka sjellë dëme të shumta materiale në banesat që ndodheshin rreth tij. pamjet që po shikoni vijnë brenda një banese ku shihet qartë që xhamat e dritareve dhe të ballkonit janë thyer. Në një prononcim për Dosja.al, banorët e kësaj zone shprehen se nuk u mor asnjë masë sigurie për qindra banesa rrethe qark pallatit. “Asnje mase sigurie per qindra banesa rreth e qark. Nuk mjafton vetem lajmerimi per te dale nga banesat, po njerezit qe duhet te inspektojne per pasojat e mundshme ne rrezen e eksplozionit,”- shprehet njëri prej tyre. Pallati u shemb…

Read More

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, edhe pse ndodhet në karantinë , pasi është testuar pozitivisht me Covid-19, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se kryeministri e la rrugën e Velipojës përgjysmë. Ademi thekson se kryeministrin nuk e shpëton asnjë mashtrim nga ndëshkimi popullor i 25 prillit. Postimi i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi: Vetëm një kryeministër klloun si Edi Rama mund të jetë krenar me një rrugë gjysmake, burim i vazhdueshëm aksidentesh, si ajo e Velipojës. 🤡 Është ai i vetmi përgjegjës pse rruga u vonua 2 vjet e gjysëm. ❌ Ndryshoi projektin për rrugën ❌ Vonoi 2…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj beson se nga mesi i tetorit do të përballemi me pikun e shtimit të rasteve me koronavirus, për shkak të hapjes së shkollave. Në një lidhje me “Skype” me televizionin “News 24”, Brataj deklaroi se koronavirusi ka pësuar mutacion dhe nuk është ulur vala e infektimeve, por shenjat agresive të tij. Sipas tij kjo shpjegon se pse shifrat e të infektuarve janë të larta, por numri i të sëmurëve me sipmtoma më të rënduara është më i pakët. “Siç e kemi parë këto kohë, situata ka qenë e qëndrueshme. Mendoj se do të ketë…

Read More

Nëse ju pëlqen një person i Binjakëve dhe doni ta bëni për vete, duhet të evitoni disa gjëra. Në këtë artikull do t’jua zbulojmë: Personat që i përkasin shenjës së Binjakëve udhëhiqen nga planeti Mërkur që përfaqëson komunikimin, të shkruarit dhe të shprehurit bukur. Personaliteti i Binjakëve është shumë interesant, është një shenjë shumë komunikuese, brilante dhe plot ide. Joshet nga gjithçka e bukur në botë dhe ka ndjesinë se s’ka kohë mjaftueshëm për të eksperimentuar të gjitha gjërat që do të bëjë. Si një shenjë e ajrit ka nevojë për të eksploruar botën që e rrethon. Binjakët në dashuri…

Read More

Analisti Preç Zogaj ka denoncuar se është transferuar nga Tirana, në Lezhë. Në emisionin “Java” në RTSH, Zogaj thotë se është i vetmi nga familja që është transferuar në Lezhë, ndërsa thekson se prej rreth 30 vitesh voton në Tiranë. “Është bërë një lëmsh i madh me këtë çështjen e listave zgjedhore. Madje sot, im bir duke kërkuar për të regjistruar një patentë ka konstatuar se babain e tij e kanë transferuar në Lezhë. Unë vërtetë jam nga Lezha, por ka 25-30 vjet që votoj në Tiranë dhe nuk jam informuar. Çfarë ndodh me këto lista?” deklaroi Zogaj.

Read More

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka dhënë detajet rreth vizitës së nën Sekretari i Shtetit të SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach. Ambasada thekson se takimet e zhvilluara ditën e sotme të nën Sekratarit, Krach me drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar shënuan dy piketa të rëndësishme të marrëdhënieve midis vendeve tona: “Fillimisht, një Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim Ekonomik u nënshkrua nga Nënsekretari i SHBA Krach dhe Ministrja Shqiptare e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj. Pas nënshkrimit, në emër të Shteteve të Bashkuara, Nënsekretari falënderoi qeverinë shqiptare për kundërveprimin ndaj ndikimit keqdashës, për angazhimin e saj për sigurinë…

Read More

Lëvizje të mëdha kanë ndodhur në Policinë e Vlorës. Bëhet fjalë për 22 pezullime nga detyra të punonjësve të komisariateve respektive Vlorë, Selenicë dhe Himarë. Në radhët e tyre nga burimet bëhet me dije se ka edhe shefa të lart. Urdhëri ka mbërritur nga drejtoria e Përgjithshme në Tiranë teksa sërish burimet nga blutë e Vlorës shprehen se kontrollet për parregullsi do të vijojnë teksa gjashtë prej tyre mendohet të jenë shkarkuar përfundimisht nga detyra. Burimet bëjnë me dije gjithashtu se mund të ketë madje shkarkime të përhershme nga detyra të këtyre personave apo edhe të tjerëve që identifikohen me…

Read More

Soni Malaj është ndër figurat publike më hermetike në shoëbiz-in shqiptar, duke vendosur një mur të madh mes jetës publike dhe asaj personale. Ndonëse vajza e asaj, Ana, është 8 vjeçe fotografitë që këngëtarja ndan me të voglën në rrjetet sociale janë shumë, por shumë fare të rralla. Pas shumë kohësh, Soni ka publikuar pasditen e sotme një foto me Anën në Instagram, ku ndonëse ka preferuar mos ta ndajë me ndjekësit profilin e të voglës, vihet re se ajo është rritur goxha. “Dashuri pa kushte!”- ka shkruar mbi foto Soni. Këngëtarja ka treguar në intervista të ndryshme se fakti…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë në kohën kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha, Leonard Solis ka komentuar situatën politike në vend, ku fryma e debatit vijon të përqendrohet tek Kodi Zgjedhor. I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Solis pohoi se situata aktualisht është e paprecedentë, ndërsa opozita e vërtetë është jashtë parlamentit. Ai sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama, ndërsa e cilësoi këtë të fundit një fatkeqësi kombëtare. “Më duket një situatë e paprecedentë si asnjë herë tjetër. Me një parlament jashtëzakonisht të keq, jashtëzakonisht të zhvendosur. Disa njerëz të marrë gati me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe që përfaqësojnë vetëm…

Read More

Pas provave të suksesshme të UEFA-s në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator, ku maksimumi i spektatorëve të lejuar ishte 30 % i kapacitetit të stadiumit, po mendohet që çdo ndeshje të jetë me të njëjtin kapacitet tifozësh nëpër stadium. Por për Armeninë jo! Problemi këtu nuk qëndron tek përhapja e pandemisë, por trazirat luftarake që ai vend po kalon momentalisht. Më 7 tetor në Armeni do të udhëtoje Kombëtarja e Shqipërisë, teksa kjo përballje do të luhet pa praninë e tifozëve. Miqësorja u vu në dyshim fillimisht për shkak të trazirave ndërsa Federata armene ka zyrtarizuar faktin…

Read More