Partia Demokratike ka reaguar sërish me anë të nënkryetarit të saj Edmond Spaho, në lidhje me Terminalin e Kontenierëve në portin e Durrësit. Sipas Spahos, shqiptarët do të humbasin 30 milionë euro të tjera, pasi Rama ka vendosur t’ia japë ato klientëve të tij Ai shprehet se me 30 milionë euro, qeveria mund të kishte paguar çekun 1 mijë euro për 30 mijë biznese, duke i mbrojtur ata nga falimentimi. “Shqiptarët do të humbasin rreth 30 milionë euro të tjera, sepse Edi Rama ka vendosur t’ia japë ato klientëve të tij që do të marrin në menaxhim Terminalin e Konteinerëve…
Author: tirana
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për sherrin që ndodhi mbrëmë në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit mes disa të rinjve. Të arrestuarit janë Xh.T. 24 vjeç dhe A.M. 24 vjeç, të dy banues në Elbasan, ndërsa akuzohen për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Shkatërrim të pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë që u shpallën në kërkim J.Ç. 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë Librazhd dhe L.Q. 43 vjeç, banues në Elbasan, të cilët në momentin që kanë parë shërbimet e policisë kanë mundur të largohen. Por si…
Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë e Hidrovorit në Seman të Fierit, e pyllëzuar me pisha. Tre grupe zjarrfikëse që po punojnë për të marrë nën kontroll situatën dhe për të lokalizuar flakët. Zjarri ka përfshirë rreth 6 hektar pisha nënkurorë por edhe shkurre dhe ferra që ndodhen në këtë zonë. Shefi i zjarrfikëses së Fierit, Zija Hyka shprehet se janë rreth 6 hektar pishë nënkurorë nën flakë. Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor i Semanit përfshihet nga flakët duke djegur edhe bimë të reja të pishave. Nuk duhet ende shkaku i rënies së zjarrit në…
“Topi bërthamor”, valixhja që përmban kodet e bombave bërthamore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u ngarkua në helikopterin Marine One bashkë me presidentit Donald Turmp, ndërsa ai u nis për në spitalin ushtarak ku po trajtohet pas diagnostikimit me koronavirus. Udhëheqësi i Perëndimit nuk shkon askund pa valixhen në fjalë, që zyrtarisht quhet Çanta Presidenciale e Urgjencave, dhe një ndihmës ushtarak, në mënyrë që të mund të lëshojë bombat bërthamore ngado që të jetë. Edhe diagnoza me koronavirus nuk mjafton për të ndërprerë këtë procedurë, e cila u vu në zbatim për herë të parë në vitin 1962, pas…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shtruar në spital pak orë pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Ndërkohë në SHBA kanë mbetur katër javë e gjysmë deri në zgjedhjet presidenciale, kështu ngriten pyetje mbi skenare të ndryshme: çfarë ndodh nëse një kandidat presidencial ose fituesi i zgjedhjeve të 3 nëntorit vdes ose është i paaftë për të kryer detyrën? Në vijim, rregulloret partiake dhe interpretimet ligjore në përgjigje të këtyre skenareve: – A mund të shtyhen zgjedhjet e 3 nëntorit? Po, por nuk ka të ngjarë që të ndodhë diçka e tillë. Kushtetuta i jep Kongresit autoritetin…
Ish miss-i shqiptar Almeda Abazi dhe djali i saj Efehan i janë nënshtruar testit për koronavirus. Almeda është shumë aktive në ‘Instagram’, ku shpesh ndan me ndjekësit e saj foto nga përditshmëra. Së fundmi me anë të disa postimeve në instastory, bukuroshja shprehet se së bashku me djalin i janë nënshtruar testit për koronavirus, pasi kishte shfaqur disa shqetësime. Bukuroshja është shprehur se fatmirësisht në testin që i janë nënshtruar kanë rezultuar negativë. “Uroj që të gjithë të jeni mirë! Siç mund ta kuptoni edhe nga zëri, unë nuk jam edhe aq mirë. Prej tre ditësh po kaloj një grip…
Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Mësohet se në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19 3 persona, ndërkohë që kanë rezultuar pozitivë 152 raste. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID- 19, një 56 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Bulqiza, një 67 vjeçar nga Klosi. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. NJOFTIMI I MSH Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer…
Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë ditës së fundit janë testuar 544 persona të dyshuar me Covid-19, ku 53 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë…
Në videon që detajon udhëtimin disa ditor, Rudina, gjatë një darke romantike, dëgjohet kur thotë “o Mark Frroku, ta hëngsha buzën”. Përgjigja e Frrokut për këtë është “do i postosh këto gjëra, ke lujt mendsh!”. Në fakt Rudina e ka publikuar videon dhe mund ta ndiqni më poshtë.
Policia e Beratit njofton se ka arrestuar një pronar të një lokali, pasi kishte përshtatur ambjentet e biznesit të tij, për lojëra fati. Sipas policisë, në pranga përfundoi E.T 62 vjeç, që akuzohet për tri vepra penale, që kanë lidhje me lojërat e fatit. Njoftimi i policisë: Berat Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Berat, në zbatim të planit të masave për evidentimin e ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Konstatohet një subjekt që ishte përshtatur për zhvillimin e lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi E.T., 62 vjeç, banues në…
Konstitucionalistja Aurela Anastasi në intervistë për DW mbi emergjencën e bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, kusht prioritar i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. DW: Presidenca dhe Parlamenti kanë hapur procedurat për dy vende vakante në trupën e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.(GJK). A bëhet funksionale GJK nëse ky proces përfundon me sukses, me emërimin e dy gjykatësve kushtetues? Nëse kjo ndodh rriten gjasat të plotësohet në kohë, deri në fund të këtij viti, një nga kërkesat prioritare të Bundestagut gjerman dhe Këshillit Europian, që Shqipëria të meritojë hapjen me BE të negociatave të anëtarësimit.…
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë dhe një person është shpallur në kërkim, pasi ndihmonin emigrantë të paligjshëm. Bëhet me dije se në pranga ka rënë A. J., 35 vjeç dhe M. J., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, të cilët janë kapur në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Audi” dhe “Benz”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Është arreshtuar edhe N. T., 30 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën në dalje të…