Kristal Abazaj nuk ka vonuar shumë që të shënojë golin e tij të parë me fanellën e Istambulspor në kampionatin turk. Futbollisti i cili u transferua në Turqi vetëm në fillimin e këtij muaji, ka mundur të tregojë shumë shpejt vlerat e tij dhe që në duelin e parë si titullar, ka tundur rrjetën e portës kundërshtare. Në ndeshjen kundër Bandirmaspor, Abazaj ishte i rreshtuar në krahun e majtë të mesfushës dhe me driblimet e tij ka vënë në vështirësi vazhdimisht mbrojtjen kundërshtare derisa erdhi minuta e 16 e sfidës. Pas një aksioni të nisur nga Rroca, topi mbërriti te…
Author: tirana
Moderatorja e Top Channel, Fjoralba Ponari tregoi në emisionin “Ftesë në 5” një episod të çuditshëm që i kishte ndodhur më një person, i cili e kishte uruar për gjoksin e ri. Pyetje: Sa vjen dhe të fryhen buzët, jeni bërë të gjithë njësoj. Fjoralba: “Kisha një fryrje të gjoksit dhe më thanë e gëzofsh gjoksin e ri. Çfarë përgjigje mund t’u japësh?!”
Pasditen e sotme është mbledhur komisioni i posaçëm për zgjedhjen e 12 anëtarëve të KQZ-së së re. Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner: Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmajlin. Përfaqësuesi i posaçëm i opozitës, Oerd Bylykbashi skualifikoi Ilir Rusmajlin, i cili ka qenë ish-zv-kryeministër dhe ministër i Partisë Demokratike. Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv.komisioner Lealba Pelingun, Agron Haxhimalin dhe Hysen Osmanajn. PS-ja i ka skualifikuar PD-së Hysen Osmanin.
Dita e sotme 2 tetor në orën 18:00 (me orën në Shqipëri) është dita e parë e aplikimit për Lotarinë Amerikane. Aplikimet do të zgjasin deri të enjten, më 5 nëntor 2020. “Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”, shkroi…
Ministrja Elisa Spiropali nuk e ka pritur mirë momentin kur gazetari në emision i ka përmendur përplasjen dhe deklaratat e ish-kryetarit të PS-së në Shkodër Edip Shiroka. Gazetari Besart Jacaj ka kërkuar që në ekranin e studios të shfaqen deklaratat e Shirokës, por Spiropali është nxehur dhe e ka kundërshtuar, duke thënë se do të largohet nga studio. Gazetari e ka pyetur më tej për telefonatën që Shiroka pretendoi se Spiropali i bëri të nesërmen e deklaratës së tij, duke e ofenduar. Por deputetja e PS-së iu kthye gazetarit: “S’ke pse bën zëdhënësin e një njeriu kaq periferik”. Debati i…
Kohët e fundit është cilësuar si cënim privatësie të pyesësh një person se kur do të sjellë në jetë një fëmijë. Kjo temë u trajtua në “Ftesë në 5”, ku gazetarja Iva Tiço ilustroi edhe një shembull konkret. Ajo tha se në rrjetet sociale i ka mbërritur një mesazh, përmbajtja e së cilës e ka tronditur së tepërmi. Një grua i ka rrëfyer gazetares se ka tentuar të sjellë në jetë një fëmijë por deri më tani pa rezultat. Ndërkohë e vjehrra ka shkuar deri aty sa i ka thënë që nëse nuk i bën fëmijë djalit, do të ishte…
Shtatë simptomat e mëposhtme janë paralajmërime të trupit për ju. Jini të vëmendshëm, sepse nëse i kapni në kohë, të gjitha sëmundjet mendore janë të lehta për t’u kuruar me ndihmën e një psikologu ose psikiatri. 1. Ju duket sikur do t’ju shpërthejë zemra Palpitaconet e zemrës janë simptoma më e zakontë e ankthit dhe që vihet re më lehtësisht nëse ndiheni të stresuar. 2. Lëkura s’është si zakonisht Bashkë me palpitacionet e zemrës vjen edhe lëkura e djersitur ose kruajtje të çuditshme. Zakonisht ndodh kur gjendeni në një situatë fight-or-flight, pas një situate stresante dhe kërcënuese. 3. Irritim të…
Ish-Sekretari i PD Arben Ristani ka folur rreth marrëdhënies së tij me kreun demokrat Lulzim Basha, dhe rikthimin e tij në parti pas “krisjes” që pati mes tyre. Ristani ka thënë se nuk e quan veten ushtar rreshti dhe se mund të flasë kur mendon se diçka nuk po shkon si duhet dhe se mund të bëhet edhe më mirë.
Pas shumë vitesh në drejtimin e “Portokalli”, Xhemi Shehu konfirmoi largimin nga emisioni i humorit disa kohë më parë. Ky lajm bëri mjaft bujë, mirëpo arsyet pse Xhemi e mori këtë vendim nuk janë zbuluar akoma. Megjithatë duket se moderatorja ruan marrëdhënie shumë të mira me aktorët e “Portokalli”. Mbrëmjen e kaluar, duket se Xhemi dhe kolegët e saj Si Salsano, Gazi, Albana e të tjerë kanë dalë për të festuar nisjen e sezonit të ri. “Suksese më të mirëve”, shkruan Xhemi duke treguar kështu mbështetjen për miqtë e saj. Kujotjmë se Portokalli nis këtë të dielë, në 4 tetor.
Partia Demokratike kallëzon në SPAK ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj. Në njoftimin e saj ndër të tjera PD shkruan: “Çështja e ndryshimit të vendbanimit të qytetarëve, pa kërkesën e tyre me qëllim manipulimin e listave të votuesve duhet të hetohet nga SPAK. Partia Demokratike bën pergjegjës direkt Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj, për të cilët dorëzoi kallëzim penal në SPAK për 3 vepra penale: fallsifikim i dokumenteve, shpërdorim i detyrës dhe shkelje e të drejtës së zgjedhjes”.
Ledina Çelo ka qenë gjithmonë një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe femrat më tërheqëse të ekranit. Jeta në Gjermani e bëri t’i largohej muzikës dhe t’i përkushtohej familjes tërësisht. Por duket se rikthimi i saj në muzikë është afër dhe nuk do na duhet të presim më. Ledina ka publikuar dy foto në “Instagram”, ku duket si gjithmonë mjaft në formë. “Së shpejti, Ces’t la vie”, shkruan Ledina krahas fotos. Me siguri këto pamje janë shkëputur nga projekti i saj më i ri dhe “Ces’t la vie” duhet të jetë titulli i projektit. Tashmë kurioziteti për të parë rikthimin…
Dua Lipa ka publikuar ditën e sotme versionin e ri të këngës “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby. Ashtu si për çdo këngë tjetër, edhe videoklipi i këtij projekti është tepër i mirëmenduar, teksa këngëtarja më e famshme shqiptare shkëlqen. Kujtojmë se më herët kjo këngë erdhi në versionin remix në bashkëpunim me Madonna dhe Missy Elliot. Ndërkohë, autorja e hitit “Neë Rules” ka njoftuar në rrjetet sociale se sonte në orënn 19:00 do performojë live dy këngët e “Future nostalgia” për premierën botërore të videolojës më të famshme, “FIFA 21”. Kështu, ajo ka ftuar fansat që të ndjekin performancën në…