Author: tirana

Ish deputeti i PD, Astrit Veliaj ka shpërthyer keq ndaj partisë së tij, pasi baza e PD nuk e zgjodhi si kandidat për deputet. Më herët, në Degën e Partisë Demokratike Berat anëtarësia ka votuar për 10 kandidatët e saj që vijojnë procesin në fazën tjetër të përzgjedhjes. Nga lista e Beratit, është s’kualifikuar vetëm Astrit Veliaj, i njohur si ish-deputet i PD dhe biznesmen, teksa të tjerët e kanë kaluar provën. Mesazhi Lufta kundër pandershmërisë ‘Orientali shqiptar bashkohet me të tjerët si ata ujqërit që shkojnë së bashku në prehë dhe po ë’. Këto fjalë janë shkruar sot e…

Read More

Përfaqësuesja shqiptare fillon grumbullimin në këtë fundjavë me risi të të rëndësishme sa i përket lojtarëve. Dasma e shumëpërfolur e Odise Roshit në prag të ndeshjes me Lituaninë ka rezultuar një thyerje disipline e grumbullimit të ekipit kombëtar dhe si rrjedhojë ka sjellë përjashtimin nga ky grumbullim i radhës të Roshit dhe të ftuarve të tij, Cikalleshit, Balës, Sadikut dhe kapitenit të kombëtares Elseid Hysaj. Një ditë përpara asaj ndeshjeje këta lojtarë kanë dalë nga grumbullimi duke thyer rregullat e ekipit, por nëse prezenca e tyre nuk mund të mohohej në ato momente për shkak të ndeshjes që u luajt…

Read More

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani i ftuar në Report TV ka deklaruar hapur se do të donte që në zgjedhjet e ardhshme Partia Demokratike ta merrte e vetme pushtetin duke nënkuptuar se koalicioni me LSI nuk është aq i dëshiruar. “Unë besoj se kjo është pjesë e lojës demokratike dhe mënyrës si operojnë palët në një fushë parazgjedhore. Do kisha preferuar që PD ta merrte e vetme pushtetin por s’ka asgjë të keqe që forcat të bashkëveprojnë me njëra- tjetrën. Këtu nuk bëhet fjalë për aleancën e qelbësirave që u bë kur donin të rrëzonin Sali Berishën. Kjo është një…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se kryeministri Edi Rama shpërdoroi miliona euro për interesat dhe inatet personale në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Teksa ka publikuar një video nga deklarata e kreut të qeverisë ku shprehej se qeveria nuk kishte humbur asnjë arbitrazh. Ai theksoi se kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar te keqmenaxhimi i palaços. REAGIMI I ALIBEAJT Simptoma më e dallueshme e patologjisë së deluzionit është krijimi i një realiteti paralel dhe mospranimi i atij faktik nga ana e të sëmurit. Kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë…

Read More

Policia arrestoi sot Dod Gjikolajn nga Shkodra u arrestua sot në Gjirokastër me kërkesë të Kosovës pasi dyshohet se ka kryer një sërë vrasjesh me pagesë aty. Sipas policisë, Gjikolaj dyshohet se ka kryer vrasje me armë dhe lëndë eksplozive në Kosovë kundrejt pagesës. Por, Gjikolaj nuk është një emër i panjohur edhe në Shqipëri. Ai u arrestua në vitin 2017 pasi sipas policisë mori peng Pjetër Narkajn për borxhin prej 4 mijë eurosh të pakthyer. Narkaj dhe Gjikolaj kishin lënë të takoheshin për të mbyllur çështjen e borxhit, por pasi nuk ka marrë atë që priste, ky i fundit…

Read More

Lajmi se Gabriel Garko është homoseksual i shokoi të gjithë. Nëse nuk do e pohonte aktori në emisionin ‘Big Brother Vip’ se është i tillë, një lajm i tillë mezi do besohej. Tashmë që bota e di orientimin e tij seksual, ai shprehet se është i lirë që të flasë për çdo gjë që ka ndodhur më parë në jetën e tij. 48-vjeçari ka treguar se ka qënë i fejuar 11 vite me një burrë të quajtur Ricardo dhe e ka mbajtur të fshehtë për shumë kohë. ‘Kam pasur lidhjen time të dashurisë me një djalë të quajtur Riccardo. Isha…

Read More

Dashi Nëse një histori ka përfunduar keq në të kaluarën, mundohuni që ta lini pas. Në punë do të ndiheni të lodhur, por sforcimet tuaja do të shpërblehen. Demi Do të jeni shumë energjik gjatë kësaj dite, ku Hëna do të jetë e pranishme duke nisur nga pasditja. Sa i takon punës, mundohuni që të mos nënvlerësoni projektet e reja. Kujdes duhet të bëni që të mos hiqni dorë nga diçka e sigurtë, për një tjetër të pasigurtë. Binjakët Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që ti kapin mundësitë fluturimthi. Në punë, momentet e nervozizmit do të kapërcehen…

Read More

Viti shkollor këtë sezon u hap me 14 shtator. Që prej hapjes së tij kemi pasur njoftime për disa mësues të prekur nga Covid-19 në disa rrethe të vendit. 2 rastet më të fundit janë konfirmuar në rrethin e Elbasanit. Njëri nga të prekurit është në qytetin e Elbasanit ndërsa tjetri në një shkollë në Cërrik. Para pak ditësh në shkollën “Sami Frashëri” në Përmet 3 mësues dhe nëndrejtori i shkollës rezultuan pozitiv dhe për këtë arsye u pezullua mësimi përkohësisht dhe u bë dezinfektimi i ambienteve të institucionit.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot emërimin në detyrë të komandantit të Forcës tokësore Arben Voke Kingji, si dhe komandantit të Forcës Detare Hasan Xhebexhia. Kështu, gjeneral Brigade Arben Voke Kingji ka marrë detyrën “Komandant”, i Batalionit të Mbështetjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, duke e emëruar si “Komandant” i Forcës Tokësore. Ndërsa gjeneral brigade Ilir Hasan Xhebexhia, me detyrë “ZëvendësPërfaqësues Ushtarak në NATO, Atashe Ushtarak i RSH-së në Belgjikë dhe jo-rezident në Francë”, në Përfaqësitë Ushtarake Jashtë Vendit, në Ministrinë e Mbrojtjes, si “Komandant”, i Forcës Detare. DEKRET PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KOMANDANTIT TË FORCËS…

Read More

Klement Balili shtrohet në spital pas rëndimit të gjendjes shëndetësore për shkak të grevës së urisë. Balili i njohur ndryshe dhe si “Eskobari i Ballkanit” ka shfaqur disa probleme shëndetësore dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Elbasanit, më pas është transferuar në spitalin e burgut në Tiranë. Balili ishte pjesë e grupit të të burgosurve që kanë nisur grevë urie në burgun e Peqinit, në regjimin 41Biss pas letrës së dërguar disa ditë më parë liderëve kryesorë të shtetit ku kërkonin ulje të dënimeve. Po kështu përveç tij, në spital kanë përfunduar edhe Arbjon Aliko dhe Genc Balla. Aliko…

Read More

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e katër personave, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., 37 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit me një shtetas tjetër, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëron se lufta për territorin azerbajxhanas të Malësisë së Karabakut do të vazhdojë derisa ky rajon të çlirohet nga pushtimi armen. Ndërsa tensionet rriten pas rinisjes së konfliktit midis Bakus dhe Jerevanit, Erdogan përsëriti mbështetjen e plotë të Turqisë për Azerbajxhanin gjatë një fjalimi në përurimin e një spitali të qytetit në provincën qendrore turke Konya. “Lufta do të vazhdojë derisa Karabaku të çlirohet nga pushtimi”, deklaroi presidenti turk. Kujtojmë se përleshjet e fundit midis Azerbajxhanit dhe Armenisë filluan kur forcat armane të dielën në mëngjes kryen sulme të reja mbi pozita dhe vendbanime…

Read More