Për të vendosur qetësi në studio, ndonjëherë nevojiten tonet e larta. E këtë bëri moderatori i “Shqipëria Live”, Flori Gjini, i cili iu drejtua “ashpër” të ftuarës aktiviste Delina Fico. Gjatë emisionit Flori i kërkoi aktivistes të mos bënte monolog, por debatin ta kthente në një diskutim mes të ftuarve. Këtë kërkesë aktivistja e anashkaloi disa herë, e kjo mesa duket nxiti reagimin e moderatorit. Ai iu drejtua aktivistet me fjalët: “Këtu e prezantojmë ne programin, kur të vish tek Shqipëria Live mëso si të njohësh emrat e prezantuesve. Ne i tham Gracianos që je model i shoqërisë. Graciano është…
Author: tirana
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë regjistruar 159 raste të reja me koronavirusi në 24 orët e fundit në vend. Sipas MSH-së, janë kryer 1085 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 159 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki 87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1…
Partia Socialiste nuk gjeti mbështetjen e opozitës së re për ndryshimet në draftin e saj për reformen zgjedhore. Opozita bojkotoi mbledhjen duke thënë se PS nuk hap listat 100%, ndërsa socialistët votuan të vetëm formulën e koalicioneve me listë unike. Ndërkohë, Partia Socialiste propozoi sot ndryshime të tjera në draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në përpjekje për kompromis me opozitën parlamentare. Ajo pranon uljen në 1% të pragur zgjedhor dhe ndryshim të renditjes së kandidatëve në listë, por nuk prek formulën e koalicioneve siç kërkon PD-LSI.
Një moment shumë i bukur i ka bërë të gjithë teleshikuesit e lajmeve të qeshin. Dr. Irwin Redlener, një pediatër dhe këshilltar në Bill de Blasio, u shfaq në një lidhje të drejtpërdrejtë nga shtëpia. Mjeku po shpjegonte problemet e fundit në rastet e COVID-19 në qytet, ku normat e infeksionit u rritën në 3% këtë javë për herë të parë që nga qershori. Por mes diskutimit të zymtë, shikuesit u gjenden në një moment komik pasi nipi i vogël i Dr. Redlener doli papritur në kamera. Djali i vogël u pa duke hyrë në dhomë në sfond ndërsa gjyshi…
Klement Balili apo i njohur ndryshe Eskobari i Ballkanit është shtruar në spitalin e burgut në Peqin, bëjnë të ditur burime për TCH.. Por ai nuk është i vetmi. Ndërkohë kur gjykata dha vendimin për të, që e dënoi u shpreh se: burgu të vuhet në siguri të lartë, ndërsa Eskobari u shpreh ” se nuk e përballoj dot”. Ndërkohë në Peqin 120 të dënuar janë në grevë, ata kërkojnë të fiken dritat natën, të dorëhiqet Agim Ismaili, të takohen te afërmit, dhe të mos dënohen po u kapën me telefona në qeli. Por ajo që vlen të theksohet është…
Avokati Ylli Manjani ka shprehur indinjatën mbi mënyrën se si po trajtohet situata polikë në vend. Manjani në analizën e tij vendos dy objektiva që PD dhe opozita duhet të vendosin që të vijnë në pushtet. “Opozita, me apo pa koalicion zgjedhor, duhet të sigurojë të total të paktën 800 000 vota. Përndryshe nuk ka rrotacion. PD dhe Lulzim Bashën, nëse nuk e votojnë të paktën 600 000 votues (599 999 nuk mjaftojnë) nuk kanë gjë në terezi. Të meritosh kandidimin për Kryeministër duhet mbështetja e minimunit prej 600 000 shqiptarësh”, shkruan Manjani.
Këshilli i lartë Gjyqësor ka publikuar kualifikimin e katër kandidatëve për emërimin në Gjykatën Kushtetuese, të cilët janë: Margarita Buhali, Dhimitër Lara, Klodian Kurushi dhe Albana Boksi. Puna për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese po vijon ndërkohë që kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi tha në fillim të sesionit të ri parlamentar se procesi duhet të përfundojë deri në fund të vitit.
Mbrëmë është luajtur ndeshja Liverpool-Arsenal në kuadër të Carabao Cup, ku koha e rregullt përfundoi 0:0 dhe fituesi u vendos pas penalltive, në të cilat lojtarët e Arsenalit u treguan më të saktë. Liverpooli nuk luajti me ekipin bazë, por që në ekip nuk bëri pjesë as ylli i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri. 28 vjeçari, nuk ishte pjesë e ekipit dhe thuhet se nuk kishte udhëtuar me bashkë-lojtarët, pas shumë polemikave që do largohet nga klubi këtë merkaro. Pas ndeshjes trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dha deklaratë për media në të cilën thuhet se është sqaruar situata e Shaqirit.…
A mund të merrni antibiotikë gjatë gjidhënies? Ndërsa jo të gjitha sëmundjet ose problemet mjekësore kërkojnë përdorimin e antibiotikëve, disa e bëjnë këtë, duke përfshirë infeksionet e veshit, sinusit ose procedurat dentare. Nëse ju është përshkruar një antibiotik gjatë gjidhënies, mund të jeni shqetësuar për sigurinë e tij. A do të kalojë ilaçi në qumështin tuaj të gjirit? A është e sigurt për foshnjën tuaj? Nëse antibiotiku që ju është përshkruar nuk është i sigurt, a ka ndonjë alternativë më të sigurt? Të gjitha këto pyetje mund të krijojnë një ton stresi. Kjo është e kuptueshme. A mund të merrni…
Disa ditë më parë, aktori i humorit Olsi Bylyku, paralajmëroi diçka shumë të madhe për fansat. Së fundmi ai ka zbuluar për çfarë bëhet fjalë. Ai ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një “late night show”. Olsi ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video promo të spektaklit, i cili mban titullin “Roped with Olsi”. Në videon e publikuar nuk mund të mungonin notat e humorit. Olsi është shfaqur me një litar në duar, duke treguar dhe kuptimin e titullit të spektaklit, njerëzit do lidhen pas tij javë pas jave dhe puntatë pas puntate.
Aktorët Sara Khan dhe Angad Hasija u bënë shumë të njohur në vendin tonë nga seriali indian “Bidaai”, ku luanin rolin e Sadnës dhe Alekut. Nga ky serial lindi dhe shoqëria mes tyre që vazhdon sot e kësaj dite. Madje dyshja kanë bashkëpunuar për disa projekte, mes tyre një video muzikore me titull “Tere Jism”. Në këtë videoklip ata shfaqen në skena të nxehta, ndonëse në jetën reale nuk janë asgjë më shumë sesa miq. Në një intervistë së fundmi, Angad ka treguar se Sara i ka thënë se ajo skena të tilla i bën vetëm me të dhe askënd…
Një 75-vjeçar që jeton në Bolzano të Italisë ka gjetur një mënyrë unike për të mos i sekuestruar dy makina luksi që mbante në garazh. Ai i detyrohej bankës një borxh me vlerë 500 mijë euro, shifër të cilën ai nuk e shlyente dot. Për këtë arsye, Banka kishte vendosur sekuestrimin e dy makinave që personi kishte blerë: Një Ferrari California dhe një Mercedes (nuk dihet modeli). Banka i kishte nxjerrë në ankand të dyja këto makina, gjë që nuk i kishte pëlqyer 75-vjeçarit. Edhe dy makinat ishin “nën mbikqyrje” deri në blerjen e tyre, “plakushi” kishte vendosur të bënte…