Author: tirana

Nga Mero Baze Ka nisur një fushatë e lodhshme paralajmërimesh nga opozita, që po përpiqet gjashtë muaj para zgjedhjeve, të krijojë klimën e pasigurisë ndaj zgjedhjeve, duke e ilustruar atë, me çfarë t’i dalë përpara. Dëgjon fjala vjen një njoftim shtypi për verifikimin e adresave, del në konferencë shtypi e thotë, “po na vjedhin me adresat”. Pastaj dëgjon për rregjistrimet, del e thotë “po na vjedhin me rregjistrime”. Pastaj dëgjon që Qeveria po bën tendera, del e thotë po u jep lekë oligarkëve të na blejnë votat. Dëgjojnë që do shtohen 1000 mësues për Covid-in, dalin e paralajmërojnë se do…

Read More

Aktori i famshëm francez, ndoshta pas Alain Delon më i dashuri për shqiptarët ka dhënë një intervistë për të përjavshmen ‘Le Point’. Depardieu njihet për natyrën e drejpërdrejtë përveçse për talentin e madh si aktor. Në një moment gjatë intervistës ai pyetet për Macron, por thotë vetëm se ka folur një herë në telefon dhe kjo ka ndodhur kur ishte në Shqipëri. Ballkanin ai e përshkruan si vend fantastik, por thotë që i pëlqen shumë Edi Rama. Pjesë nga Intervista: -A e njihni Macron-in? Depardieu: Macron më ka marrë në telefon, madje isha në Shqipëri kur më mori. Ah, njoh…

Read More

Çdo grua, pavarësisht nga personaliteti i saj, shijet e saj ose ambienti në të cilin jeton, meriton të përmirësohet çdo ditë. Gratë kanë lindur të programuara për të përballuar sfidat e jetës me stil dhe shumë mençuri. Ato janë në gjendje të përballen me një ditë të vështirë në punë dhe akoma kanë kohë në shtëpi të kujdesen për familjen dhe mbi të gjitha për veten e tyre. Kush janë këto gra që “rrëmbejnë” zemrat? Lexo më poshtë: Ujori: Magjepsja fillestare për një Ujorin lind falë mënyrës së tyre të dashur, humorit të mirë dhe edukimit, cilësive që me siguri…

Read More

Zv/Kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me planin e ndihmës ekonomike të thurur nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se me euro, siç premton Basha, gjobat që ‘horrat’ u vënë e paguajnë njëri-tjetrit, kryesisht politikanët biznesmenëve, biznesmenët biznesmeneve dhe, kriminelët po atyre. Ndërsa, punëtorët, siç vijon më tej Braçe, e marrin në lekë çdo lloj pagese.

Read More

Fati tragjik mund të ndjekë edhe nëse ke realizuar ëndrrën e dikurshme apo edhe aktuale, për shumë shqiptarë; “ëndrra Amerikë”. Një 23 vjeçare, Elena Alinj, nga Shqipëria ka humbur jetën tragjikisht në Amerikë, nga dhuna barbare e bashkëshortit të saj. Mësohet se ajo është rrahur barbarisht nga burri i saj dhe ky i fundit nuk ka lajmëruar as ugjencën. E reja, e cila ishte nënë e një vajze 11-muajshe, raportohet se humbi jetën brenda 24 orëve, pasi ishte shtruar në reaminacion, pasi ajo kishte fraktura të shumta në brinjë dhe shtyllë kurizore. Lajmin e bëjnë me dije të afërmit e…

Read More

Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi sot të lejojë kthimin e pjesshëm të spektatorëve për ndeshjet e kompeticioneve të UEFA-s, aty ku lejohet nga autoritetet lokale, duke filluar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare javë e ardhshme. Vendimi erdhi pas provës së suksesshme që u realizua në Superkupën e Europës në Budapest më 24 shtator.Maksimumi i spektatorëve të lejuar do të jetë 30 % i kapacitetit të stadiumit përkatës, ndërkohë që tifozët miq nuk do të lejohen në transfertë deri në një njoftim tjetër. Gjithsesi, UEFA bën me dije se lejimi i tifozëve në stadium dhe kufiri i kapacitetit të përcaktuar do…

Read More

Agron Tufa publikoi disa dokumente, që sipas tij dëshmonin se shkrimtari e studiuesi, profesori Nasho Jorgaqi ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Por në mbrojtje prof. Jorgaqit i del përkthyesja Rezarta Reso, e cila e mbështet mbrojtjen e saj mbi vetë eksperiencën, edhe si shoqja e së bijës së shkrimtarit, si një njeri i afërt me familjen Jorgaqi, ku thotë se babai e gjyshi i saj hynin e dilnin e flisnin pa doreza kundër regjimit komunist. Ashtu si hynte dhe dilte edhe vetë Ismail Kadare, që sot, sipas Resos, ose nuk kanë guxim, ose ashtu u intereson, që të…

Read More

Pas disa javësh mundimesh, këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka dhënë lajmin e mirë se ka mundur ta rifitojë plotësisht llogarinë e saj në ‘Facebook’. Gaçe nuk e ka fshehur entuziasmin e një momenti të tillë duke ndarë një video në ‘Instagram’, pasi më në fund ariti të rimerrte një nga urat lidhëse të saj dhe fansave që i kanë shkruar përherë dhe e kanë mbështetur gjatë gjithë karrierës së saj artistike. “Te falënderoj me zemër per punën tënde prej mjeshtri”, – i tha ajo sot, një djali, i cili punoi për të gjurmuar hajdutët dhe për t’i rikthyer faqen…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka rrëzuar të gjitha shkaqet e ankimit të ngritura nga ish-kryetari i Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni kundër konkluzioneve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, që vendosi më 14 janar 2019, shkarkimin e tij nga detyra. Trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci dhe Rezarta Schuetz anëtarë, vlerëson se Gjoni ka fshehur pasurinë nëpërmjet deklarimeve të rreme; ka shfaqur defekte serioze në aftësitë e tij profesionale; si dhe se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia me sjelljen e tij gjatë hetimit…

Read More

E ftuar ditën e sotme në emisionin Rudina në Tv Klan, blogeria e njohur Armina Mevlani ka folur edhe për planet që ka në lidhje me dasmën. Për shkak të pandemisë ajo dhe Shkëlzen Berisha u detyruan ta anulojnë, por vitin tjetër është e sigurt do kemi dasmë dhe me shumë mundësi në vjeshtë. Nëse nuk arrijnë të organizojnë një dasmë me shumë njerëz për shkak të pandemisë, çifti do bëjë një festë private dhe të nisin të krijojnë familje. Rudina Magjistari: Ju kishit planifikuar dasmën me Shkëlzenin këtë vit, por e shtytë për shkak të pandemisë? Armina Mevlani: Mua 2020 gjithmonë…

Read More

Ushqimi konsiderohet si faktori bazik i funksionimit të trupit, por çështja është se si ushqehemi në përmbajte dhe mënyrë. Kështu, nga jeta dinamike shumë persona hanë shpejt duke menduar që kursejnë kohë, por që ka edhe nga ata që këtë e kanë shprehi. Të ngrënit e ushqimit në mënyrë të shpejtë sjell dëme të mëdha në organizmin e njeriut.

Read More

Një 60-vjeçar me inicialet M.K., ka ndërruar jetë pasditen e sotme. Mësohet se i ndjeri, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë ka pësuar një aksident, teksa po punonte me një zetor. Mjeti i punës është përmbysur duke e zënë poshtë 60-vjeçarin dhe për pasojë ky i fundit, ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vlorë/Informacion paraprak: Rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër, një zetor duke punuar tokën aksidentalisht është përmbysur  dhe si pasojë drejtuesi shtetasi M.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, ka…

Read More