Author: tirana

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, Lulzim Basha ka marrë katër vila. I pranishëm në njësinë numër një të Tiranës, Veliaj deklaroi se Basha vendos gjoba, dhe në një vit kaq të vështirë ekonomik për shkak të pandemisë, ai dhe kunati i tij, janë pasuruar. “Si u mbyll protesta e rrugës së kombit, ca mori në këmbim, pse heshti? Pse u mbyll protesta e Astirit, ca mori në këmbim? Në vitin më të vështirë ekonomik, Lulzim Basha u bë me katër vila. Kunatit të vet i…

Read More

Vrasja e avokatit grek nga banda shqiptare është kthyer sërish në qendër të vëmendje të meidiave greke, të cilat së fundmi ia kanë kushtuar edhe një artikull. “Kërcënime të pashembullta me arkivole lidhur me çështje ndaj gjyqtarëve të vendit por edhe në dëm të drejtuesve të Maximos u bënë nga udhëheqësi i “mafies shqiptare” në Greqi në paraqitjen e tij para Hetuesit Special të Apelit dhe kompetent për çështjet e terrorizmit, Eftychi Nikopulos. Ky është një shembull mbresëlënës i rreziqeve që mund të ekzistojnë nga anëtarët e krimit të organizuar të cilët janë dënuar për shumë vite por edhe i…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka publikuar një foto nga bregdeti i Durrësit, ku shihet i veshur me treçerekshe, një T-Shirt dhe atlete, shumë i entuziastmuar. Mbi foto kreu i shtetit shkruan: Pas një dite intensive, rikthimi në bregdetin e Durrësit është shumë frymëzues, por edhe reflektues. Meta ditën e sotme ka zhvilluar sot në Ditën Botërore të të Moshuarve, një takim me këtë shtresë të shoqërisë, teksa ka thënë se ende sot kjo shtresë mbetet e margjinalizuar. Presidenti dekoroi sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” kryetarin e shoqatës “Bashkimi i Përgjithshëm i Pensionistëve të Shqipërisë”,…

Read More

Euglen Halili i penduari i drejtësisë për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt ka thënë se Erion Alibej ishte njeriu që do paguante plot 100 mijë euro për këto dy vrasje, teksa tha se ai ndryshe quhet Agim Shurbi. Megjithatë, Alibej përdorte dhe emrat Arben Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Ai dyshohet se është edhe porositësi i vrasjes së së Bujar Çelës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. Më herët Euglen Halili ka thënë se Alibej pagoi atë dhe dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj. Erion Alibej është i pandehur për goditjen me 3 plumba të Xhon Rustës, incident që…

Read More

Fjodora Fjora nuk do të jetë më në News 24 me programin e saj “Chic”. Këtë e pohoi në programin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi pasditen e sotme. Teksa po bisedohej për familjen dhe se si ka ndryshuar me kohën, Ermali e pyet ndër të tjera moderatoren se përse kishte vendosur të ndryshonte ekran. “Jo nuk jemi më në News 24, jemi duke punuar për emisionin tim në një ekran të ri. Do të ketë një format pak më ndryshe. Megjithatë është akoma shpejt për të zbuluar detaje”. Ermali tha se shpesh kolege gazetare thone se pagesat janë shpesh…

Read More

Pas shkrimit të bërë sot nga kryeminsitri Rama, i cili e quante kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin faturino të tramvajit me shalqinj duke iu referuar programit politik të PD, ka reaguar zyrtarja e LSI-së Elona Guri. “Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruante kryeministri Rama në Tëitter.Guri ka publikuar një video të shkurtër nga filmi “Kapedani”, ndërsa i shkruan Ramës se është mësuar me shokun Ropi që e shpëton gjithmonë.“Ta tregon fatorino ty, se je mësuar me shokun Ropi ti, që…

Read More

Një makinë tip BMW X5 ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin Qafë Thanë-Pogradec. Automjeti ka pësuar defekt teknik, çka ka bërë që ai të përfshihet në mënyrë të menjëhershme nga flakët. Edhe pse ndërhyrja e zjarrfikësve është arritur të bëhet relativisht shpejt, mjeti është djegur pothuajse komplet në pjesën e përparme dhe sallonin e brendshëm. Fatmirësisht nga djegia e tij nuk ka të lënduar pasi drejtuesi ka arritur të dalë në kohë.

Read More

10 bizneset më të mëdha në Shqipëri kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së mëparshme. Kryeministri Edi Rama solli sot disa të dhëna nga regjistri i Tatimeve ku shihet qartë diferenca në pagesën e taksave për këtë kategori biznesi, mes periudhave 2006-2013 dhe 2014-2019. Pasi e ndau në rrjetin e tij social Facebook, lumë reagimesh ka patur nga ndjekësit e tij. Një qytetar i shkruan se kryeministri Rama po bën propagandë. Ai tha se do t’i humbë zgjedhjet pasi votuesit do ti japin goditjen e merituar. Rama i…

Read More

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për media ku ndër të tjera bëri bujë përgjigja ndaj pyetjes së gazetares Marsela Karapanço. Kjo e fundit e pyeti nëse po kopjonte qeveria nga programi i opozitës, ku kryeministri u përgjigj me ironi: “Vdeksha unë për ty dhe zotin Basha!”.Për të gjithë ata që nuk e njohin, Karapanço është reportere politike prej vitesh ku momentalisht është stacionuar në televizionin A2. Me një karierë të gjatë mediatike që nis nga viti 2009, ajo kryesisht ndjek zhvillimet në kampin mazhoritar, qeverinë, aktivitetet e kryeministrisë, Partinë Socialistë, komisionet parlamentare dhe përfaqësinë diplomatike të SHBA…

Read More

Përplasjet ushtarake midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e Nagorni-Karabakut, përbëjnë një kërcënim të jashtëzakonshëm për furnizimi me gaz të Europës, por edhe vendit tonë. Ky konflikt ka të ngjarë të rrisë jo vetëm çmimet botërore të naftës, por vë në rrezik projekte miliona dollarëshe, që janë thelbësore për kontinentin e vjetër. Edhe pse kilometra larg, efektet e kësaj lufte do të ndihen direkt në ekonominë shqiptare. Qeveria e Azerbajxhanit pretendoi në një deklaratë se Armenia i rinisi luftimet për të sabotuar punën e gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), i pari i këtyre përmasave që kalon edhe në vendin tonë. I…

Read More

Bashkia e Tiranës ka hapur garën për të nisur procesin e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi pallatesh në këtë zonë për strehimin e familjeve, shtëpia e të cilave rezulton e pabanueshme. Në total rindërtimi në këtë zonë do të kushtojë 76 milionë Dollarë. Gara do të bëhet me procedurë të kufizuar dhe ofertat e kompanive duhet të dorëzohen brenda datës 12 Tetor me qëllim nisjen sa më parë të ndërtimit të kompleksit. Afati i përfundimit të rindërtimit të kësaj zone është 3 vjet.

Read More

Gërmimi për gjetjen e varreve të humbura në komunizëm ka nisur në oborrin e burgut të Burrelit. Kryetarja e Autoriteteve të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka publikuar foto gjatë gërmimit të Task Forcës. Ajo ka kërkuar që të afërmit që humbën të dashurit në atë vend të kenë durim dhe forcë. “Nën udhëheqjen e Task Forcës së posaçme, po gërmohet në oborrin e Burgut të Burrelit për të gjetur gjurmë të varreve të humbur në komunizëm. Do të jete një proces shumë i gjatë, dhe mbase i pasuksesshëm në disa raste, por i domosdoshëm dhe i përgjegjshëm.…

Read More