‘ Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim, me kërkesë të tyre, një përfaqësi të banorëve të Bashkisë Selenicë, të cilët i shprehën shqetësimin për anulimin e ndërtimit të segmentit “Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë”, duke kërkuar realizimin e shpejtë të projektit. Banorët e Bashkisë Selenicë e informuan Presidentin Meta se u kanë dërguar një peticion institucioneve më të larta të shtetit, për të ndërhyrë për zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje. Sipas banorëve, përfundimi i këtij segmenti, pjesë e Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës, është një vepër e rëndësishme, me…
Author: tirana
“Mystic Pizza” ishte filmi që i ndryshoi jetën Julia Robertsit. Roli interpretuar atje praktikisht i hapi dyert e Hollivudit, e u pasua nga një karrierë brilante që i solli publikut divën të cilën të gjithë e njohim sot. Por pakkush e di që ai rol nuk kishte qenë për Julian. Ai I ishte caktuar në fillim Gloria Estefanit, e cila e kishte refuzuar. Ka qenë vetë Estefan, sot 63 vjecare, që e pohoi një gjë të tillë gjatë shfaqjes Watch What Happens Live me Andi Cohen. Gloria iu përgjigj një ndjekësi të show-t duke treguar se hoqi dorë nga roli…
Bayern vazhdon të koleksionojë trofe për vitin 2020. Skuadra e drejtuar nga hansi Flick fitoi edhe Superkupën e Gjermanisë teksa në Allianz Arena mposhti Borussia Dortmund me rezultatin duke e cuar në 5 numrin e trofeve të fituar për këtë vit kalendarik. Objektivi i bavarezëve tani është të tentojnë fitoren edhe të Botërorit të Klubeve për të siguruar suksesin me 6 tituj të fituar brenda 12 muajve, dicka që deri tani e ka arritur vetëm Barcelona e Guardiolës në vitin 2009. Fillimi i kësaj finalehe ishte i gjithi në favor të kampionëve të Gjermanisë që pritën vetëm 18 minuta për…
Aktori me origjinë shqiptare i cili u bë shumë i famshëm me rolet e tij në serialet turk, Can Yaman ka bërë namin në Itali, ku pëlqehet shumë nga publiku atje pas transmetimit të serialit “Erkenci kus”. Yaman e viziton shpesh Italinë dhe së fundmi ka shkuar sërish, mirëpo ka ndodhur një e papritur. Fansat nuk kanë pyetur aspak për rregullat dhe distancën sociale duke u grumbulluar para hotelit të aktorit. Yaman kishte vendosur maskë dhe ishte veshur me të bardha. Aktori përshëndeti fansat të cilët thërrisnin emrin e tij dhe brohorisnin për të duke kërkuar të bënin foto. Kujtojmë…
Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë ky muaj për të lindurit e çdo shenje Telegrafi sjell përshtatjen e parashikimit të yjeve, më poshtë mund të lexoni se çfarë ju ka rezervuar tetori. DASHI (21.03. – 20.04.) Puna: Këtë muaj fusha e punës mund t’ju shkaktojë probleme. Obligimet po ju grumbullohen, presioni po rritet, andaj nuk do të mund të përballeni me sfidat, por do të keni nevojë për mjaft durim. Këto ndikime lehtë mund t’ju çojnë në konflikte me bashkëpunëtorët, por edhe me eprorët. Për ata të cilët kanë biznes privat, gjithashtu kjo periudhë është…
Prindërimi është i vështirë pavarësisht se si mundoheni ta menaxhoni atë. Ju jeni përgjegjës për rritjen, formësimin dhe disiplinimin e një njeriu të vogël. Dëshironi që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm, i sigurt dhe i suksesshëm – kështu që nuk është çudi që mund ta gjeni veten duke ndihmuar shumë ose duke ndërhyrë së tepërmi për ta ndihmuar në çdo kohë që diçka shkon keq. Por, ai kujdes i pandërprerë mund të pengojë rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj. Prindërit që kujdesen shumë, shpesh bëjnë më shumë dëm sesa përfitim në ndjekjen e përsosmërisë. Pra, si mund ta identifikoni…
Lori Hoxha është mjaft entuziaste për muajin tetor, muaji i ditëlindjes dhe që prej mëngjesit të ditës së sotme e ka shprehur këtë gjë. Fashionista e njohur e ka treguar se i pëlqen shumë ky muaj, ndërsa në një postim të radhës ajo ka treguar se si ka ndryshuar në një vit, nga tetori i 2019-s. Në postimin e fundit Lori zbulon si dukej një vit me parë, me look-un më ndryshe dhe flokët më bjonde. Por postimi nuk ka vetëm një funksion për të treguar ndryshimin në paraqitje të Lorit, por edhe atë shpirtëror. “Unë në Tetor 2019 dhe…
Menjëherë sapo ora shënoi 00:00 ditën e sotme Capital T publikoi albumin e ri “Skulpturë” që me siguri do kthehet në kryefjalën e stinës në të cilën sapo kemi hyrë. Dhe padyshim, në këtë hap të rëndësishëm nuk kishte si të mungonte edhe mbështetja e Adrolës, e cila sikundër e kemi parë është shndërruar tashmë në krahun e tij të djathtë. Ajo ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet duke dëgjuar një këngë të albumit, duke i bërë tag artistit me disa emoji flake. Kujtojmë se disa javë më parë “iconstyle.al” ka zbuluar se ajo dhe Capital T prej…
Me postimet e fundit në ‘Instastory’, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi ka kërkuar që ndjekësit të raportojnë një llogari në ‘Facebook’ në emrin e saj e cila mashtron njerëzit për produkte të ndryshme. “Të dashur miq, raportojeni këtë faqe në Facebook e cila manipulon njerëzit në emrin tim. Lajme fallco, adresë fallco”, ka shkruar Jakupi në postimet e fundit, duke treguar se asgjë nga postimet nuk lodhet me këngëtaren. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që individë të ndryshëm “vjedhin” ose hapin adresa të reja duke përdorur emrin e personazheve të njohur për përfitime personale. Edhe moderatorja e…
Lajminn e bukur e ka dhënë vetë blogerja e cila ka publikuar një foto të vogëlushit të saj Leo, i cili mban në dorë ekon e bebushit që do të jetë vëllai ose motra e tij e vogël. “Familja jonë po rritet. Leo do të bëhet vëlla i madh”, shkruan Chiara në postimin e saj. Por ai që ka tërhequr vëmendjen është komenti i Fedez, i cili me shaka thotë se nuk ishte fare në dijeni të këtij lajmi: “Po unë nuk dija asgjë”, shkruan partneri i blogeres. Chiara dhe Fedez u lidhën në vitin 2016, ndërsa në maj të…
Sky Cinema ka publikuar trailerin e versionit modern të filmit “Tëist” nga Charles Dickens, në të cilin Rita Ora ka një rol kryesor. Nga ato pak minuta të përmbledhura, duket se ky film do të jetë një aventurë e vërtetë dhe mund të themi me plot gojën se Rita ka shkëlqyer në të. Përkrah Rita Orës që ka rolin e Dodge, luajnë edhe Ralf Loë me rolin kyesor atë të Tëist, Lena Headey si Sikes, Sir Michael Caine si Fagin, Franz Drameh si Batesey, Sophie Simnett si Red and David Ëalliams si Losberne. Versioni modern është shumë më ndryshe nga…
Dosjet e Hagës është tema e diskutimit në Open në Top Channel. Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo tha se gjatë luftës së UÇK-së dhe pas luftës ka pasur krime të errëta, vrasje, zaptim pronash me serbë, romë dhe me pak shqiptarë. “Nga përvoja ime si ministër i Jashtëm, na është thënë nga qeveri europiane që ne si Shqipëri të ndërhyjmë te qeveria në Kosovë që ti ndalim këto krime’- tha Milo. Pse ka pasur krime të errëta?- e pyeti Eni Vasili. ‘Gjatë dhe pas luftës, ka pasur vrasje, marrje pronash me dhunë ndaj serbëve, romëve dhe pak ndaj shqiptarëve’-…