Dita e nesërme shënon hapjen e ambienteve të mbyllura të bareve, restoranteve dhe pishinave, pas rreth 7 muajsh të mbyllura. Megjithatë, hapja e tyre do të bëhet nën masa të rrepta sigurie. Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike protokollet e sigurisë që duhet të zbatojnë këto biznese. Në protokoll thuhet se në ambientet e mbyllura të bareve, restoranteve duhet të ketë një korridor të dedikuar për klientët deri në arkë dhe një korridor për daljen nga ambienti në mënyrë që klientët të mos ‘përplasen’ përballë mes tyre. Nuk ka më vetë-shërbim, ndërsa lokalet duhet të shërbejnë me menu elektronike ose…
Author: tirana
Këngëtarja Rezarta Shkurta është shumë aktive në rrjete sociale ku nuk ngurron të postojë edhe foto e video nga momentet me bashkëshortin, Ermal Hoxhën. Së fundmi, Rezarta ka publikuar në Instastory një foto nga makina, ku Ermali i dhuron nje puthje teksa ajo është duke bërë një ‘selfie’. “Por fillimisht më lër të bëjë një selfie”, shkruan Rezarta krah fotos ku shfaqet cifti në këtë moment intim.
Arkipeshkvi Metropolit i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo, u dërgoi një mesazh gjithë politikanëve shqiptarë, duke u kërkuar që të ulen në dialog për të zgjidhur çështjet problematike dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin. I ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Imzot George Frendo tha se politikës shqiptare i mungon vullneti për të dëgjuar, që sipas tij, është çelësi për dialog. “Kam folur shumë për paqen, për dialogun mes politikanëve. Kemi organizuar në Shqipëri konferencë shtypi para zgjedhjeve lokale, në qershor të vitit të kaluar. Në fjalët e mia kam theksuar nevojën për dialog gjithmonë. Por dialogu kërkon një dëgjim, është…
Një aksident automobilistik ka ndodhur në Kamëz, ku dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës duke u përplasur me një mur anësor. Nga përplasja ka mbetur i plagosur por jashtë rrezikut për jetën shoferi. Goditja ka qenë tepër e fortë sa makina është rrotulluar duke i rënë edhe një shtylle ndriçimi e për pasojë kjo e fundit është rrëzuar në tokë.
Mbyllet procesi i numërimit të votave në Bashkinë Pukë dhe Malësi e Madhe për kandidatët që do të futen në listat Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme. Pjesëmarrja ishte nga 60-70 % e anëtarëve të PD-së. Sipas rezultateve është kontestuar Prel Gjoni ne Puke dhe Marin Tukaj në Vau Dejës. Ndërsa në Bashkinë Malësi e Madhe janë konfirmuar të gjithë emrat e propozuara. Numërimi i votave ka përfunduar edhe në Shkodër, ku të gjithë kandidatët janë konfirmuar. Dega Shkodër ARBEN GJURAJARTAN HAXHIBARDH SPAHIABASHKIM RROJIBENARDETA SYKUBLENDI GJYLBEGAJEMILJANO PJETRIFLORIAN BJANKUGRETA BARDELIHELGA SALLAKUHELIDON BUSHATIIMELDI SOKOLIIZMIRA ULQINAKULEDINA MANDIJALORENC LUKAMARK RUPANDOC ASHTANESTI KIRINEVILA BUSHATIRAMIZ ÇOBAJROMEO…
Në krye të gjykatës së Elbasanit është vendosur Enkeleda Kapedani. Mbas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, sot u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit. Gjyqtarja Kapedani, ka marrë më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkuronin për këtë pozicion. Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë. Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu. Kapedani do të ketë funksionin e drejtuesit…
Dashamir Shehi duket se ka nisur fushatën me takime elektorale. Sikurse shihni edhe në foto, deputeti nga Tirana ka braktisur rakinë, duke preferuar një tjetër pije, Jack Daniels. Sigurisht tryezës si ka munguar djathi i bardhë, por edhe torta.
Graciano puntatën e sotme të “PërPuthen” pranoi se është biseksual. Ai tha se shoqëria e tij e ngushtë e di një gjë të tillë dhe e kanë pranuar për atë që është. Më tej shtoi se e gjitha ndodhi para disa vitesh, kur ndodhej në një udhëtim në Evropë. Shtoi se gjatë jetës së tij ka pasur marrëdhënie si me femra ashtu edhe me meshkuj. Graciano theksoi se të gjitha vajzat që kanë kaluar një lidhje me të e kanë pranuar faktin që ai është biseksual. “Ishte para 6 vitesh në Evropë. (Përse erdhe në emision?) E bëra për të…
Kolegji i Posacëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavaraur Kualifikimi për shkarkimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Durrës Ferdinand Elezi. Elezi u shkarkua u shkarkua në prill të vitit 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi pati probleme në deklarimin e pasurisë. Trupa gjykuese e KPK-së që përbëhej nga Firdes Shuli kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici anëtar, vendosi shkarkimin e Elezit pas hetimit në të tre kriteret. Gjatë seancës dëgjimore relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj deklaroi se Komisioni nuk i kishte gjetur Elezit probleme në kriterin e profesionalizmit dhe atë të…
Agjencia ruse Roscosmos ka botuar 46 dokumente, si dhe foto, ilustrime dhe video-kronika të programit hënor të Bashkimit Sovjetik, i cili në fund të viteve 1960 ishte i pari në botë që krijoi një observator astronomik në satelitin natyror të Tokës. Emri i observatorit supozohej të ishte “Luna-16”. “Drejtimi teknik dhe organizativ i propozuar i punimeve do të ofrojë mundësi reale për krijimin e observatorit të parë hënor që në vitin 1968. Një observator i tillë do të bëhet një prototip për stacionet e ardhshme hënore, të dizajnuara për të kryer një shërbim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të Diellit, Tokës,…
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka zbuluar sot detaje nga negociatat e vështira midis Greqisë dhe Turqisë. Ajo tha se tensionet ishin aq të larta sa,vendi i sa dhe fuqitë e tjera europiane kishin ndërhyrë me sukses në momentin e fundit, përpara se Greqia dhe Turqia të shkonin drejt luftës de facto. “Është e vështirë të imagjinohet se sa e vogël është distanca midis konfliktit ushtarak dhe zgjidhjes paqësore në disa raste,” tha Merkel duke folur në një seancë të Bundestagut gjerman përpara takimit të Këshillit Europian në 1-2 Tetor. Edhe pse Greqia ka kërkuar vendosjen e sanksioneve kundër Turqisë, por…
Arbër Çepani ishte i ftuar këtë pasdite në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Teksa po flisnin për punësimin e shkollimin, Arbri nuk nguroi të shprehte mllefin ndaj deputetëve të cilët sipas tij, shumica prej tyre janë një grup “parazitarësh që hanë e pinë në kurriz të disa të tjerëve”. “Aq më shumë merrem me sipërmarrje, aq më shumë kam një lloj neverie për një pjesë të madhe me ata që merren me politikë. Sepse më duken si një grup njerëzish parazitar që hanë e pinë në kurriz të disa të tjerëve që punojnë shumë fort për të arritur disa…