Detaje të reja kanë dalë në gjyqin e zhvilluar ditën e sotme për vrasjen e avokatit të njohur grek në Athinë Mihalis Zafiropulos, vrasje për të cilin janë të akuzuar tre shqiptarë Arbër Bako, Olti Duçe dhe Klodian Lekocaj. Ata janë quajtur si “mafia e burgut të Koridhalos”, me në krye Lekoçajn. Sa i përket vrasjes së avokatit, gjatë ditës së sotme në seancën gjyqësore janë sjellë disa përgjime nga djali i avokatit Zafiropulos. Biseda bën fjalë për një dialog i zhbvilluar mes Zafiropulos dhe një personi me pseudonimin “Vas”, që sipas djalit të avokatit ai është Aristides Floros një…
Author: tirana
Ish-prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku kërkoi besimin e anëtarëve të përzgjedhjes së KQZ-së së re në garën që po zhvillohet, teksa ai është mes 53 kandidatëve. Sot në seancën dëgjimore ai tregoi arsyet se përse vendosi që të kandidonte. “Nëse do të votëbesohem do të bëj më të mirën për një proces të drejtë zgjedhor. Aq më tepër që është part time, që mundëson edhe mësimdhënien dhe avokatinë” tha Sollaku. E ndërsa nuk pati ndërhyrje nga anëtarët e tjerë, kryetari Damian Gjiknuri tha se “I bën nder këtij procesi, ne të gjithë ju njohim” dhe i uroi “Natën e mirë”.
Kryeministrja e Zelandës së Re ka pranuar se ajo ka përdorur kanabis. Këtë ajo e konfirmoi gjatë debatit të udhëheqësve më të fuqishëm të fushatës zgjedhore deri më tani. Liderja e Partisë Laburiste dhe kryeministrja në detyrë, Jacinda Ardern, u takuan me udhëheqësen e Partisë Kombëtare, Judith Collins, në studiot TV3 në Auckland, në një debat një orë e gjysmë të moderuar nga Patrick Gower. Nivelet e entuziazmit të të dy udhëheqësve ishin dukshëm më të larta se në takimin e tyre të parë, me të dy duke bërë pranime dhe premtime që ata kurrë më parë nuk i kishin…
Depot farmaceutike monopolizojnë vaksinën e gripit. Denoncimin e bën Urdhri Shqiptar i Farmacistëve i cili thotë se ndryshe nga çdo vit këtë herë vaksina e influencës apo e gripit që gjendej në treg i është besuar vetëm rrjetit të farmacive “Orange”. Urdhri i farmacistëve i kërkon institucioneve të ndërhyjë për të ndalur monopolizimin e tregut duke privuar popullatën nga e drejta për të gjetur vaksinën në çdo farmaci. Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë në kohën e pandemisë COVID-19 pasi njerëzit duhet të rendin për të gjetur farmacinë “Orange”, në një kohë që ajo duhet të gjendjet në të…
Artan Hoxha ka komentuar deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit. Hoxha tha në një intervistë televizive se të premten (datë 2. 10. 2020) do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili dyshohet se është i implikuar në vrasjen e bujshme të vitit 98-ë. Hoxha ndërkaq, mendon se në këtë seancë do të thërritet edhe Sali Berisha dhe nëse prokurori ia kërkon një gjë të tillë, ai nuk mund të refuzojë, pasi nuk është më imun për shkak se nuk është as deputet në parlament. Ai thotë se dalja publike…
Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë kryqëzimit tek “Pallati me Shigjeta” në Tiranë. Mësohet se një kamion është përplasur me një makinë. Kamioni duket se nuk ka mundur të frenojë dhe për pasojë e ka marrë makinën para për rreth 10 metra.
Katër gola të tjerë në Benevento-Inter. Pasi zhbllokuan rezultatin që në sekondën e 28-të me anë të Romelu Lukakut, zikaltrit dyfishuan në minutën e 25-të falë goditjes së bukur të Gagliardinit. Tre minuta më vonë, mesfushori dhuroi një asist për Romelu Lukakun, i cili nuk gaboi dhe gjeti golin e dytë personal në këtë përballje. Djemtë e Pippo Inzaghit ia kanë dalë të shkurtojnë rezultatin. Gafë e portierit Handanovic në minutën e 34-t dhe Gianluca Caprari e ndëshkon me një goditje të saktë, duke dërguar rezultatin në 1-3. Gjithsesi, miqtë realizuan një tjetër gol në minutën e 42-të. Autori Achraf…
Përmbyllet procesi i numërimit në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës. Demokratët shënojnë një pjesmarrje që varion nga 60 në 70% në këto bashki. Nga lista e kandidatëve vetëm në Vau Dejes dhe Pukë jane përjashtuar nga gara nga 1 kandidat. Kështu në Pukë u skualifikua Prel Gjoni nga 7 kandidatë që ishin pjesë e listës së votimeve. Ndërsa në Vau Dejës u skualifikua Marin Tukaj nga 4 emra që ishin ne garë. Në Malësi të Madhe janë konfirmuar 5 kandidatët. Aktualisht po numërohen në Shkodër votat e anëtarësisë.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument se përse nuk lejohet muzika në kafene. “Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit…
Graciano është një nga personazhet më të përfolur në rrjetet sociale. Ai është përfolur sistemtikisht për orientimin e tij seksual, ku ndjekësit shpreheshin se me shumë mundësi është “gay” dhe se në studio ka ardhur vetëm për famë. Në takimin që Graciano zhvilloi me Anën, ai tregoi se nuk është “gay”, por “biseksual”. U shpreh se ka raste që bullizohet në jetën e përditshme, por nuk mërzitet. Thotë se këtë gjë e tregon për herë të parë dhe zgjodhi për t’ia thënë Anës, sepse me të vërtetë për të ka një pëlqim. Ana: Unë pashë personin indiferent që shpesh herë dëshironte…
1,000 mësues shtesë për të përballuar nevojat për punonjës arsimorë gjatë periudhës së pandemisë në vitin shkollor 2020-2021. Vendimi u miratua sot me vendim të Këshillit të Ministrave. “Me këtë lajm e nisa sot takimin me drejtuesit e drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore, me të cilët diskutuam mbi mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zgjidhjen e shqetësimeve të shfaqura gjatë kësaj periudhe. Në këtë kuadër, i falënderova për përballimin me sukses të nisjes së vitit të ri shkollor dhe kërkova që akoma me më tepër përkushtim të mbajnë në vëmendje maksimale respektimin e masave anti-COVID në çdo…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës ku raportohet se janë përplasur tre autmojete pranë unazës së Shkozetit. Në aksident është përfshirë një mjet tip “Benz” si dhe një mjet tjetër tip “Pajero”. Mes automjeteve është përfshirë edhe një furgon me sportistë. Furgoni me sportistë i përket ekipit të Egnatias së Rrogozhinës.