Ethe, kollë e thatë, të vjella, diarre. Para Sars-Cov-2, nuk do të kishim asnjë dyshim në vendosjen e një hipoteze të diagnozës para se të shkonim te mjeku sepse ato janë simptomat klasike të gripit. Por tani me Koronavirusin që vazhdon të mbretërojë suprem, dyshimi është i ligjshëm dhe të dallosh nëse simptomat janë ato të një gripi të parëndësishëm (por gjithsesi të rrezikshëm) ose Covid nuk është aspak e lehtë. Simptomat e gripit Megjithëse të dy virusët janë të ndryshëm, simptomat që karakterizojnë gripin sezonal dhe Covid-19 janë shumë të ngjashme. “Të flasësh për gripin sezonal, i cili nga…
Author: tirana
Nuk munguan batutat sot në Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e kandidatëve për trupën e KQZ-së së re. Kur radha i erdhi Ilir Rusmalit, ish-zv/kryeministër, ministër i Drejtësisë dhe ekspert për reformën zgjedhore, ai u ngacmua nga socialistët. Deputeti socialist Adnor Shameti e pyeti nëse ndihet në konflikt interesi dhe a është çliruar nga dashuritë e vjetra politike, referuar PD-së. Ilir Rusmali u përgjigj duke thënë se është distancuar nga angazhimi politik. “Kam marrë distancën nga angazhimi im politik. Unë mund të them se për cilën parti votoj por nëse e konsideroni se sekreti i votës nuk meriton të nëpërkëmbet…
Ajo është një modele e famshme dhe njihet në të gjithë botën për format trupore mahnitëse. Demi Rose dukej e mrekullueshme teksa pozonte e veshur me një “bodysuit”. Fotot seksi ajo i ndau me të gjithë duke i postuar edhe në rrjete sociale. Bukuroshja 25-vjeçare, nxori në pah të pasmet, si dhe belin e saj të vogël, me veshjen që kishte zgjedhur. Tiparet e saj të bukura i kishte theksuar duke bërë make up, ndërsa flokët e gjatë i kishte lënë të drejta dhe të lëshuara. Demi u përball me një humbje të dyfishtë, pasi babai i saj, Barrie Mawby,…
Të gjitha bizneset që operojnë në vend kanë afat 1 muaj për të përditësuar të dhënat e tyre, në të kundërt do të gjobiten. Administrata tatimore u bën apel tatimpaguesve që të përditësojnë, në sistemin e-filing, të dhënat e tyre, në lidhje me çdo adresë apo vend të ushtrimit të aktivitetit, të regjistruar më parë sipas legjislacionit tatimor në fuqi. Sipas njoftimit të tatimeve, në llogarinë e deklarimit elektronik, e-filing në prej datës 1 Tetor 2020, subjektet do të kenë mundësinë që, me disa hapa të thjeshtë, të plotësojnë informacionin e kërkuar në lidhje me pronësinë e mjedisit ku ushtrojnë…
Një stjuardesë 27-vjeçare nga Anglia e gjeti menjëherë mënyrën për të fituar të ardhura pasi humbi punën si pasojë e pandemisë Covid-19. Alexandra Dobre, ka punuar për disa linja ajrore me bazë në Aeroportin Luton të Londrës. Ajo ka treguar në hetuesi se nisi fillimisht marrëdhënie me një burrë që u njoh në një aplikacion takimesh në rrjete sociale, e më pas ra dakord me të që të tregonte lëndë narkotike. Policia prej kohësh po ndiqte lëvizjet e së resë, dhe një mbrëmje pas një kontrolli rutinë, ata gjetën në çantën e saj një sasi të konsiderueshme dorge, të ndarë…
Moderatorja e dashur për publikun, Bieta Sulo tregoi se puna e saj e parë ka qenë në “Top” dhe rroga e parë ishte 350 mijë lekë të vjetra. “Unë e kam nisur në “Top Channel” para 15 vitesh dhe rroga e parë ka qenë 350 mijë lekë të vjetra”, u shpreh Bieta. Kujtojmë se ajo prej kohësh është pjesë e pandashme e ekranit të “Top Channel”, me emisionin pasdites“Ftesë në 5”.
Një nga kandidatët që kaloi sot filtrin e Komisionit të Posaçëm, Kamerion Salillari tha përballë ‘vëzhguesve’ se një nga gjërat që e ka shtyrë të kandidojë është paga që do të marrë. Kjo gjë u prit mirë nga Damian Gjiknuri dhe Myslim Murrizi. Pjesë nga biseda: Kamerion Salillari: Një nga gjërat që më ka shtyrë të aplikoj është rroga që do të marr sepse do të ndihmoj familjen. Është atraktive paketa ekonomike që ofrohet. Damian Gjiknuri: Je i vetmi që e the këtë. Kamerion Salillari: Jo më pëlqen vërtetë. Realisht. Myslim Murrizi: Këta nuk e thonë se punojnë për devotshmërinë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thumbuar Partinë Demokratike, në aktivitetin e sotëm të Forumit të Gruas Socialiste, kur krahasoi mentalitetin e Partinë Socialiste me prurjen e vajzave dhe grave të reja në forumet e saj, me mentalitetin e PD-së, nga radhët e së cilës janë larguar emra me peshë si Jozefina Topalli, apo Majlinda Bregu. Sipas tij, Partia Socialiste e ka në natyrë të afrojë çdo ditë e më shumë vajza dhe gra, çka bën diferencën me çdo parti tjetër që kërkon të vijë në pushtet përmes politikave përjashtuese. Ne sot krenohemi kur themi: “Edhe një”. Kurse,…
Gazetari Artan Hoxha, komentoi deklaratat e bëra dy ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha për vrasjen e Azem Hajdarit dhe tha se ky i fundit e ngatërroi me qëllim emrin e Fatmir Haklajt me atë të Shkëlqim Haklajt. Gazetari tha se Shkëlqim Haklaj u vra fill pas mitingut të zhvilluar nga Berisha në Tropojë, ku prezantoi kandidaturën e Azem Hajdarit. Sipas tij, Fatmir Haklaj kërkoi ta vriste Hajdarin, pasi dyshonte se ky i fundit ishte i përfshirë në vrasjen e të vëllait dhe për këtë gazetari pretendon se ish-dhjetoristi takoi Muharrem Haklajn. Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Top Talk”…
Infermieret në Klinikën infektive paralajmërojnë dorëheqje masive. Nga shoqata e motrave Medicinale thanë se kriza e pandemisë është vetëm “maja e ajsbergut”, siç u shprehën, e padrejtësive të bëra ndaj tyre. Infermieret ankohen se janë të ngarkuar me punë në repartet spitalore dhe me orare të tejzgjatura pa asnjë përfitim shtesë. Nga Shoqata e motrave medicinale kërkojnë që të miratohet ligji për të rregulluar veprimtarinë e tyre. Në kushte të tilla, shumë gjëra bëhen nga infermierët dhe reputacioni i këtij profesioni është shkatërrohet plotësisht, thotë Gordana Beshliovska, kryetare e kësaj Shoqate. Ajo alarmon se shumica prej infermiereve janë duke kompletuar…
Sipas AMA, kalimi nga analogu në numerik në këto qarqe është vijim i procesit të digjitalizimit që më herët ka ndodhur dhe në qarqet e Tiranës, Durrësit, Beratit, Korçës dhe Fierit. Ky proces ofron cilësi shërbimi dhe shumëllojshmëri programesh, si dhe rrit dhe numrin e kanaleve pa pagesë që përfitojnë qytetarët. AMA, sikundër ka lajmëruar dhe gjatë fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit për dixhitalizimin, kujton qytetarët që nuk janë pajisur ende me dekodera ta bëjnë këtë sa më parë.
Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, paralajmëroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, raporton Reuters. “Gjermania deri më tani ka kaluar pandeminë relativisht mirë falë sjelljes jashtëzakonisht të përgjegjshme të qytetarëve në muajt e fundit, por ne shohim tani që po vjen vjeshta, një fazë e vështirë është përpara”, i tha Merkel parlamentit gjerman. Gjermania raportoi 1.798 raste të reja me koronavirus të mërkurën, treguan të dhënat e Institutit për sëmundjet infektive, Robert Koch. Të martën, Merkel diskutoi me udhëheqësit e 16 landeve për të fuqizuar masat kundër pandemisë. Kufizimet synojnë të shmangin “me çdo…