Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

‘Monopoli me vaksinën e gripit’, Urdhri i Farmacistëve denoncon skemën

19:58 / September 30, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1601488085 12043047527262112843043571197614966524074009n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Depot farmaceutike monopolizojnë vaksinën e gripit.  Denoncimin e bën Urdhri Shqiptar i Farmacistëve i cili thotë se ndryshe nga çdo vit këtë herë vaksina e influencës apo e gripit që gjendej në treg i është besuar vetëm rrjetit të farmacive “Orange”.

Urdhri i farmacistëve i kërkon institucioneve të ndërhyjë për të ndalur monopolizimin e tregut duke privuar popullatën nga e drejta për të gjetur vaksinën në çdo farmaci. Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë në kohën e pandemisë COVID-19 pasi njerëzit duhet të rendin për të gjetur farmacinë “Orange”, në një kohë që ajo duhet të gjendjet në të gjitha farmacitë. 

Me depon “Megapharma” si ombrellë, (referuar ekstraktit është një prej ortakëve) farmacia “Orange” po shfrytëzon ekskluzivitetin e pasjes së vaksinës duke e shpërndarë në farmacitë në pronësi të saj dhe duke mos e hedhur për të gjithë tregun. Qeveria shqiptare ka prezantuar prej disa ditësh edhe sugjerimin e grupit të popullatës që do të përfitojnë vaksinën falas, ndërsa ata që mbeten jashtë skemës do duhet ta blejnë vetëm në farmacinë e cila ka monopolizuar këtë produkt.

Shqiptarja.com sjell denoncimin e Urdhrit Shqiptar të Farmacistëve të cilët paralajmërojnë deri në heqje license ushtrimi profesioni për ata farmacistë që do te bëhen pjesë e kësaj skeme monopoliste.

Deklarata e plotë
Bazuar në ankesat që na janë adresuar dhe njoftimeve në rrjete sociale, rezulton se jemi përpara faktit të monopolizimit të tregtimit të vaksinave të gripit siç rezulton dhe nga njoftimi i publikuar në rrjetet sociale, nga një prej rrjeteve farmaceutike.

Duke e konsiuderuar këtë veprim si të paligjshmë, në shkelje të plotë të çdo norme statutore dhe Kodit Deontologjik Farmaceutik, i bëjmë thirrje subjekteve të përfshira në këtë veprim monopolist, ta ndërpresin atë menjëherë.

U bëjmë thirrje gjithashtu organeve ligjzbatuese të vendit, Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar dhe shkatërruar çdo monopol, në dëm të konkurrencës së lirë dhe mbi të gjitha në dëm të aksesit të popullatës në marrjen e shërbimit farmaceutik.

U bëjmë thirrje gjithashtu, kolegëve farmacistë që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik apo farmacistëve të punësuar në këto subjekte, të mos bëhen palë me veprimet antiligjore të pronarëve të tyre, por të zbatojnë me rigorozitet dispozitat ligjore dhe statutore ne fuqi. Në rast të kundërt, ndaj tyre do merren të gjitha masat disiplinore, të parashikuara në legjislacionin në fuqi, Statutin dhe Kodin Deontologjik Farmaceutik.

(Kliko këtu për të lexuar ekstraktin historik të rregjistrit tregtar të Orange Farmaci)Shkarkoje

5f74c558bf6d3Screenshot 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ja 6 lloje makaronash që mund të ndihmojnë në mbajtjen e sheqerit në gjak nën kontroll

18:21 / August 20, 2026

Shpërthim i pazakontë i salmonelës në Britani, 207 të infektuar dhe një viktimë

18:40 / August 18, 2026

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.